E MARTË 6 MARS 2018
Keshtu e ka pasqyruar Revista Class eventin e 20 vjetorit te Anila Kalleshi Center.
Falenderim special per Alketa Vejsiun qe se bashku me Class event krijuan nje ambient magjepes.
Faleminderit Revista Class per kete artikull.
Të gjitha femrat duan një trup të bukur dhe të formuar mirë! Nëse genet e arta nuk bëjnë punë, atëherë të vjen në ndihmë një specialiste si ajo. Dhe të gjithë me siguri keni dëgjuar për historitë e suksesit të Anila Kalleshi Center. Nuk janë gojëdhëna, por fakte të provuara. Femra që kanë humbur kilogramët e tepërt, dhe u janë rikthyer linjave fizike të hatashme, duke kuruar çdo centimetër të trupit të tyre. Me një eksperiencë shumë vjeçare në treg, dietologia e njohur dhe administratorja e qendrave “Anila Kalleshi Center”, për të festuar 20 vjetorin e krijimit të tyre organizoi një festë të madhe ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të jetës publike në vend, nga ata të ekranit, tek biznesi, etj. Nuk munguan në këtë event edhe përvojat personale, të cilat femrat e pranishme aty i ndanë me njëra-tjetrën si histori suksesi reale. Ndërkohë, ne po ju sjellim disa momente nga festa e këndshme, bashkë me të pranishmit VIP që ishin pjesë e saj.