Të nxirat/ shenjat janë mëse të zakonshme. Fëmijët rrëzohen dhe ngrihen, qëkur fillojnë të hedhin hapat e parë. Ata vrapojnë, ata rrëzohen. Ata luajnë, rrëzohen dhe u krijohen të nxira. Si të rritur, jemi shumë të zënë për të qenë të kujdesshem. Disa të nxira janë të parëndësishme, të tjera jo. Të vraponi për cdo të nxirë te doktori nuk është praktike. Por mund të mësoni disa trajtime natyrale efektive në kushte shtëpie.
Por përpara se të kalojmë te të nxirat, le të kuptojmë ekzaktësisht cfarë është një e nxirë dhe cfarë ndodh poshtë lëkurës që formon një shenjë dalluese në sipërfaqe.
Cfarë është një shenjë/e nxirë?
Duke qenë organi më i madh në trup, funksioni primar i lëkurës është mbrojtja. “Nxirja/mavijosja” është një term i përdorur për të identifikuar efektin e një incidenti traumatic në lëkurë. Eshtë një nga llojet më të zakonshme të dëmtimit ku diskolorimi i lëkurës ndodh. Diskolorimi ndodh sepse enët e gjakut në lëkurë shpërthejnë dhe cojnë gjakun në indet përreth. Ky gjak mblidhet afër sipërfaqes së një lëkurë, duke rezultuar në një shenjë të zezë ose blu.
Trajtime natyrale
Trajtimet natyrale në këtë artikull janë efektive në trajtimin e të nxirave/mavijosjeve nënlëkurore që ndikojnë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Hematoma dhe inflamacioni janë dy nga format më të zakonshme të nxirave nënlëkurore. Hematoma i referohet diskolorimit të lëkurës, ku kapilarët në shtresat e brendshme janë dëmtuar, dhe lëkura kthehet në ngjyrë nga blu në të kuqe, të verdhë dhe vjollcë. Inflamacioni i referohet ënjtjes, që mund ose jo të shoqërojë të nxirën.
Disa nga trajtimet që mund të përdoren janë:
Si të hiqni qafe të nxirat/mavijosjet brenda natës
Akull ose nxehtësi
a) Akulli
Ju duhen:
-1 pako akull ose 1 pako kompresa të ftohta
Cfarë duhet të bëni:
-Aplikoni pakon e akullit për 15 minuta. Përsëriteni tre herë në ditë.
-Metoda më e mirë për aplikimin e një pakoje akulli është ta vendosni vazhdimisht në zonën me të nxira në një lëvizje rrethor, pasi mos të rritet dhimbja.
Sa shpesh?
Bëjeni këtë për dy deri në tre ditë.
Si funksionon:
-Nëse lëkura është e inflamuar pas dëmtimit, një pako me akull ndihmon në reduktimin e ënjtjes. Një pako akulli gjithashtu mund të bëhet duke mbështjellë kubat e akullit në një copë të butë. Aplikimi i kubave të akullit ndihmon në shërim, redukton irritimin dhe redukton inflamacionin.
b) Nxehtësi
Cfarë ju duhen:
-Një pako e ngrohtë
-Ujë i ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Vendosni ujë të ngrohtë në një pako me kujdes.
-Vendoseni butësisht në zonën e prekur duke aplikuar pakëz shtypje në të.
-Mund të përdorni dhe ndonjë copë të butë ku mund ta zhysni në ujë të ngrohtë. Hiqni ujin e tepërt duke e shtrydhur dhe vendoseni në zonën e prekur.
Sa shpesh?
Disa herë në ditë.
Pse funksionon:
Një kompresë e ngrohtë sillet në të nxirën duke nxitur rrjedhjen e gjakut në atë zonë dhe duke përshpejtuar procesin e shërimit. Kjo mund të përdorët në të nxirat kur inflamacioni ngrihet. Një kompresë e ngrohtë gjithashtu lehtëson dhimbjen që sjell dëmtimi. Mund dhe ta fërkoni zonën e dëmtuar me një vezë të zierë.
Vajëra esencialë
Ju duhet:
-Disa pika vaj levandre ose vaj i pemës së cajit
Cfarë duhet të bëni:
Merrni 1-3pika të vajërave esenciale dhe masazhojeni lehtë në zonën e prekur. Ju ose mund të përdorni një lloj vaji esencial ose ti përzieni në sasi të barabarta dhe t’i përdorni më pas.
Sa shpesh?
Cdo disa orë.
Pse funksionon:
Vaji i livandos ka një efekt qetësues në trup, së bashku me vetitë analgjezike dhe shëruese. Vaji i pemës së cajit depërton në shtresat e thella të lëkurës dhe përshpejton procesin e shërimit.
Uthulla
Ju duhen:
-Disa pika uthull të bardhë ose uthull molle
-1/3 e kupës ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
1. Përzieni ujin dhe uthullën, e masazhojeni lehtësisht.
2.Mund të lagni gjithashtu një copë të butë me përzierjen dhe aplikojeni në zonën e prekur.
Sa shpesh?
Dy herë në ditë për 5-6 ditë.
Pse funksionon:
Uthulla kur përzihet me ujë, formon një solucion efektiv që rrit rrjedhjen e gjakut dhe ndihmon në procesin e shërimit. Aplikimi i kësaj përbërje në zonën e prekur lejon gjakun që është mbledhur në lëkurë të qarkullojë dhe parandalon njollat e gjakut.
Kripa Epsom
Ju duhen:
-Kripa Epsom
-Ujë i ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Shtoni shumë kripë Epsom në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe zhysni një copë pambuku në të.
-Hiqni ujin e tepërt nga pambuku dhe aplikojeni në lëkurën e inflamuar.
Sa shpesh?
Cdo disa orë.
Si funksionon:
Kripa Epsom ndihmon në relaksimin e indeve të muskujve dhe redukton ënjtjen. Absorbohet lehtësisht në trup, kur arrin indet e dëmtuara dhe lëhtëson dhimbjen.
Kujdes: Kjo metodë mund të aplikohet vetëm nëse nuk janë plagë të hapur në ose pranë zonës së prekur. Ndryshe, kripa në të carë do të djegë shumë keq.
Vitaminat
a) Vitamina C
Ju duhen:
-tableta vitamina C
Cfarë duhet të bëni:
-Nëse ju krijohen të nxira lehtësisht, filloni të merrni tablet të vitaminës C cdo ditë.
-Ju gjithashtu duhet të hani dhe ushqime të pasura në këtë vitaminë.
-Merrni një tabletë cdo ditë për 3 muaj.
Pse funksionon:
-Një dietë e pasur në vitaminë C është esenciale për rikuperimin e trupit. Kjo vitaminë lehtëson ndërtimin e indeve dhe rikuperimin.
Vitamina K
Ju duhen:
Vaj vitamine K
Cfarë duhet të bëni:
-Aplikoni vajin në zonën e prekur me lëvizje rrethore të buta.
Sa shpesh?
-Dy herë në ditë.
Pse funksionon:
Kremerat dhe vajërat që përmbajnë vitamin K gjenden në cdo market. Ato janë të dobishme në trajtimin e të carave. Vetitë në vitaminën K inkurajojnë koagulimin e gjakut dhe parandalojnë humbjen e mëtejshme të gjakut.
Vaj Arnica
Ju duhen:
-Vaj Arnica
-Kompresa të ngrohta
Cfarë duhet të bëni:
-Butësisht fërkoni me vaj zonën e dëmtuar me lëvizje rrethore.
-Aplikoni një kompresë të ngrohtë për absorbim më të mirë të arnicë-s në lëkurë.
Sa shpesh?
Aplikojeni 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Një nga kurat më popullore në trajtimin e të nxirave të vogla dhe prerjeve është arnica. Kjo barnë është e njohur për shumë veti mjekësore, dhe padyshim duhet të zërë vend në dollapet tuaja. Arnica parandalon infeksionin, redukton ënjtjen dhe përshpejton procesin e shërimit.
Pasta e dhëmbëve
Cfarë ju duhet:
-Pasta e dhëmbëve
-Një fasho
Cfarë duhet të bëni:
-Aplikoni pak pastë dhëmbësh në të nxirën dhe mbulojeni me një fasho.
-Lëreni gjatë natës. Hiqeni fashon në mëngjes dhe lajeni me ujë.
Sa shpesh?
-Bëjeni këtë cdo natë për 2-3 ditë.
Pse funksionon?
Pasta e dhëmbëve ndihmon në thyerjen e mpiksjes dhe rritjen e rrjedhjes së gjakut në zonën e dëmtuar. Ju do të vini re ndryshimin në një natë. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e ënjtjes.
Majdanoz i copëtuar
Cfarë ju duhet:
-Gjethe majdanozi
-Fasho elastike
Cfarë duhet të bëni:
-Lani një dorë me majdanoz dhe copëtojini me kujdes. Aplikojini në zonën e nxirë të lëkurës.
-Mbështilleni zonën me një fasho elastike. Lëreni për 7-8 minuta.
Sa shpesh?
-Duhet aplikuar me intervale të rregullta derisa lëkura të rikthehet në temperaturën dhe ngjyrën normale.
Pse funksionon:
Majdanozi redukton inflamacionin dhe dhimbjen si dhe ndihmon në heqjen qafe të ngjyrës së të nxirës.
Xhinxher i copëtuar
Cfarë ju duhen:
-Një copë e vogël xhinxher
-Një copë e butë (rrobe)
Cfarë duhet të bëni:
-Pa qëruar lëkurën, lani xhinxherin, copëtojeni dhe aplikojeni në sipërfaqen e ënjtur.
-Mbajeni në vend me një copë të butë.
-Për rezultate më efektive, duhet lënë gjatë gjithë natës.
Sa shpesh?
-Përsëriteni për një ditë ose dy.
Si funksionon kjo:
-Xhinxheri është një element tjetër që punon më së miri në lëkurën e inflamuar. Shumë njerëz që aplikojnë këtë metodë, përdorin kompresa të ngrohta gjatë ditës për të përshpejtuar procesin e shërimit.
Ekstrakt vaniljeje
Cfarë ju duhet:
-Ekstrakt vaniljeje i përqendruar
Cfarë duhet të bëni:
-Aplikoni një ose dy pika ekstrakt vaniljeje në të nxirën.
-Masazhojeni butësisht për një minutë dhe lëreni në qetësi.
Sa shpesh?
Përsëriteni 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Aplikimi i ekstraktit të vaniljes në zonën e nxirë ndihmon në parandalimin që ngjyra të kthehet nga blu në të zezë. Antioksidantët e pranishëm ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, si dhe në përshpejtimin e shërimit të të nxirave. Ekstrakti i vaniljes ka veti anti-inflamatore.
Kujdes: Mos aplikoni ekstraktin e vaniljes në të djegurat.
Papaja
Ju duhen:
-Një fetë papaja
Cfarë duhet të bëni:
-Vendosni një fetë papaja në sipërfaqen e nxirë. Kjo është një nga trajtimet më efektive për të nxirat që shkaktohen nga pickimi i insekteve.
-Mbani fetën e papajës në të nxirë për rreth një
Pse duhet ta bëni këtë:
-Bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur që në momentin që insekti pickon.
Pse funksionon:
Kjo frutë përmban enzima të caktuara që janë të njohura në neutralizimin e helmit të insekteve. Për të trajtuar pickime të tilla, fillimisht duhet të hiqni thumbin (nëse gjendet akoma nën lëkurë) dhe më pas të aplikoni fetën e papajës.
Qepë dhe hudhër
Ju duhen:
-1 fetë qepë
-1 thelb hudhër
Cfarë duhet të bëni:
-Sa herë që të përplaseni me dicka, menjëherë fërkoni zonën e prekur me një fetë qepë.
-Mund të copëtoni thelbin e hudhrës dhe ta aplikoni në zonën e prekur.
Sa shpesh?
-Bëjeni këtë në momentin që përplaseni me dicka. Ju mund të ri-aplikoni hudhrën e copëtuar 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Të fërkoni një fetë qepë në një sipërfaqe të nxirë shpesh rekomandohet për të parandaluar gjakun të akumulohet poshtë lëkurës dhe gjithashtu për të reduktuar inflamacionin. Hudhra aplikohet nga shumë individë për të njëjtin qëllim dhe efekt. Gjithashtu promovon rritjen e qelizave.
Sheqeri
Ju duhen:
-Shurup sheqeri
-Fasho
-Një pako me akull
Cfarë duhet të bëni:
-Vendosni pak shurup të ngrohtë sheqeri në të nxirën dhe mbulojeni me një fasho.
-Ju gjithashtu mund të aplikoni shurup sheqeri të ftohtë dhe ta mbuloni të nxirën me një fasho.
Lëreni sheqerin të ngrijë. Më pas aplikoni një pako me akull në të.
-Mund të përdorni mjaltë në vend të shurupit të sheqerit.
Sa shpesh?
-Ndryshojeni cdo disa orë.
Pse funksionon:
Ndërkohë që shumë njerëz që janë të shqetësuar për shëndetin nuk janë fansa të mëdhenj të sheqerit të rafinuar; pak sheqer e përzier me disa pika ujë, punon më së miri në zonën ku ju ka pickuar insekti. Mjalti dhe sheqeri kanë veti anti-bakteriale.
Gjethet e lakrës
Ju duhen:
-Gjethe lakre
-Ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Qëroni pjesën e jashtme të lakrës dhe zhyteni në ujë të nxehtë me kujdes.
-Hiqni gjethen nga uji dhe në momentin që ftohet paksa, vendoseni te e nxira për rreth 45 minuta-1 orë.
Mund ta mbani të fiksuar në vend me ndihmën e një fashoje.
Sa shpesh?
Përsëriteni me një gjethe të re lakre 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Gjethet e lakrës punojnë më së miri në heqjen qafe të të nxirave në fytyrë. Zhytja në ujë të ngrohtë lëshon të gjitha lëngjet natyrale të gjethes. Vetitë anti-inflamatore të berteroinit të pranishme në lakër ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes dhe shërojnë të nxirat në mënyrë efektive.
Farat fenugreek
Ju duhen:
-Farat fenugreek
-Ujë
-Pambuk ose sfungjer
Cfarë duhet të bëni:
-Copëtoni disa fara fenugreek dhe zijini ata në ujë për disa minuta.
-Filtroni ujin dhe me ndihmën e një pambuku apo sfungjeri, aplikoni këtë ujë të vakët në të nxirën.
Sa shpesh?
Përsëriteni 2 herë në ditë.
Pse funksionon:
Farat në këtë bimë medicionale kanë treguar veti analgjezike dhe anti-inflamatore. Përzierja e përgatitur redukton dhimbjen dhe ënjtjen.
Trumza
Cfarë duhet të bëni:
-15 deri në 20 gjethe të freskëta trumze
-Ujë
Cfarë duhet të bëni:
-Zieni gjethet e trumzës në ujë për rreth 10 minuta. Filtroni ujin dhe lëreni të qetësohet.
-Shtojeni në vaskën tuaj dhe zhytuni për 20-30 minuta.
Sa shpesh?
-Përsëriteni dy herë në ditë.
Pse funksionon:
Trumza punon në mënyrë efektive në largimin e të nxirave. Pasi trajtimi është një zhytje në vaskë, është më e lëhtë që kjo barnë të arrijë të nxirat.
Vazelina dhe piperi i kuq
Ju duhen:
-Një pjesë piperi të kuq
-5 pjesë vazelinë
Cfarë duhet të bëni:
-Shkrini vazelinën me kujdes. Në momentin që ftohet, përziejeni në piperin e kuq.
-Aplikojeni këtë përzierje në të nxirën dhe lëreni për 10-15 minuta.
Sa shpesh?
Një herë në ditë të alternuara.
Pse funksionon:
Piperi i kuq përmban capsaicinë që ndihmon në heqjen qafe të shenjave dhe redukton dhimbjen. Gjithashtu përshpejton procesin shërues të indeve të dëmtuara.
Kujdes: Nëse keni një të carë në zonën e nxirë, mos aplikoni piper të zi pasi do ju djegë shumë keq.
Vaj ulliri dhe lule mullage
Ju duhen:
-Lule Mullage
-Një kupë vaj ulliri
Cfarë duhet të bëni:
-Hidhni lulet në vaj për disa minuta. Filtroni vajin në momentin që është ftohur.
-Aplikojeni këtë vaj në zonën e prekur dhe masazhojeni për një minutë. Lëreni.
Sa shpesh?
-Përsëriteni cdo disa orë.
Pse funksionon:
Mullaga është një bimë medicionale që ka veti astrigjentuese dhe anti-bakteriale. Përdoret gjerësisht në reduktimin e inflamacionit që vjen si pasojë e plagëve dhe të nxirave. Vaji i ullirit siguron ushqyerje për qelizat e lëkurës.
Shkaqet që cojnë në të nxirat e lëkurës
Enët e gjakut që ndodhen nën lëkurë mund të shpërthejnë ose të rrjedhin, ose sepse ato janë bërë të dobëta ose dëmtohen. Disa nga arsyet më të zakonshme që kontribuojnë në të nxirat janë:
-Goditje ndaj trupit
-Përplasje me sipërfaqe të forta si karriget etj.
-Prerje me objekte të mprehta
-Pickimet (kafshë/insekte)
-Rrëzimi
-Djegia
-Dëmtime gjatë një aktiviteti fizik/sporti
-Aksidente në rrugë
-Infeksione virale ose sëmundje
-Reaksione alergjike.
-Gjendje serioze shëndetësore si crregullimet auto-imunitare, leukemia dhe septicemia mund të cojnë në të nxira.
Simptomat dhe shenjat e të nxirave
a) Diskolorimi i lëkurës: Fillimisht një e nxirë shfaqet në ngjyrë të kuqe. Më pas transformohet në ngjyrë të zezë ose blu. Ngjyra të tjera që janë vëzhguar janë jeshilja, vjollca, kafja dhe e verdha.
b) Enjtja: Si rezultat i dëmtimit të indeve të lëkurës, e nxira mund të shoqërohet me ënjtje.
c) Dhimbja: Impakti i lartë i një përplasjeje mund të cojë në dhimbje. Kjo mund të zgjasë disa orë ose disa ditë.
d) Butësia: Indet e dëmtuara mund të bëhen tejet intensivë ndaj prekjes, dhe kështu një butësi vihet re.
e) Simptoma të rënda: Këto përfshijnë ënjtje të vazhdueshme në zonën e nxirë ose një e nxirë që nuk shërohet edhe pas 4 javëve. Konsultohuni me një doktor në rrethana të tilla.
Disa mjekime ose gjendje mjekësore si diabeti, mund të bëjë që disa kura natyrale për të nxirat të mos jenë efektive. Përveç kësaj, pasi plagët kanë tendencë për të shëruar veten në një trup të shëndetshëm dhe të gjitha trajtimet natyrale në kushte shtëpie veprojnë si katalizatorë ndaj procesit të shërimit, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore dhe profesionale, nëse dhimbja ose shqetësimi vazhdon pas njëfarë kohe. Në disa raste, inflamacioni i zgjatur mund të tregojë dëmtimin e brendshëm ose të nxirat e lehta mund të tregojnë disa gjendje mjekësore të mëparshme.
Llojet e nxirjeve:
Nxirja mund të zhvillohet në cdo pjesë të trupit. Më poshtë do t’i gjeni të kategorizuara:
-Të nxira në gjymtyrë: Këto përfshijnë të nxira në këmbë, krahë, gishta apo thonj.
-Të nxira në pjesët kryesore të trupit: Më së shumti janë të nxirat në gjoks, stomak dhe pjesën e pasme.
-Të nxira në fytyrë: Të nxira rreth syve, hundës, kokës dhe në vende si mollëzat janë më të zakonshme.
-Të nxira në kocka: Nxirjet mund të jenë të brendshme po dhe kockat gjithashtu. Nxirja në kockat e gjurit, kyceve dhe brinjëve janë ato që shihen më së shpeshti nga doktorët.
-Të nxira në organet e brendshme: Kur impakti fizik është tejet i fortë, nuk formon një të nxirë vetëm në sipërfaqen e lëkurës por dhe në të gjithë organet e trupit. Disa shembuj janë të nxirat në mushkëri, mëlci dhe në stomak. Këto nxirje mund të jenë të rrezikshme pasi rriten shanset për një gjakderdhje të brendshme.
Fazat :
Një mavijosje/nxirje e lehtë është e ënjtur dhe shfaqet në ngjyrë të kuqe. Pas një dite ose dy, ngjyra e kuqe transformohet në një ngjyrë blu ose të zezë. Diskolorimi është një shenjat/simptomat më të zakonshme. Cdo disa ditë mund të shihet një ndryshim në ngjyrë prsh nga blu/e zezë shkon në jeshile n të verdhë dhe më pas ngjyrë kafe. Pas kësaj shenjat zhduken.
Sa kohë duhet që të zhduket ?
Në një mesatare të përgjithshme, duhen rreth 10-14 ditë që shenjat të largohen dhe që lëkura të shërohet plotësisht. Megjithatë kjo periudhë kohe varet nga personi në person, mund të jetë periudhë më e shkurtër ose më e gjatë.
Cfarë ndodh nëse prisni një të nxirë?
Një e nxirë është një plagë e mbyllur. Në varësi se sa e thellë është plaga, nqs shkaktoni padashje një të carë mund të ndodhë një gjakderdhje. Më tej, mund të prekeni dhe nga ndonjë infeksion i mundshëm. Nuk është e këshillueshme carja e një të nxire.
A ndikon masazhimi në një shërim më të shpejtë?
Terapia e masazhit ndihmon në clirimin e dhimbjes nga trupi. Në rastin e nxirjeve, masazhimi i lehtë për disa minuta duke përdorur vajëra mund të jetë beneficial. Por mos aplikoni presion të lartë, pasi indet nën lëkurë janë të dëmtuara dhe kjo mund të përkeqësojë dhimbjen. Secili nga këto 20 trajtime në kushte shtepie kanë një histori të gjatë trajtimi me efektivitet të inflamacionit dhe hematomës. Disa prej tyre madje dhe trajtojnë prerjet e vogla, pickimet etj. Megjithatë, ndonjëherë efektet e një dëmtimi mund të shkojnë dhe më tej se inflamacioni i lëkurës dhe diskolorimi i saj. Kur dhimbja dhe ënjtja vazhdon për një kohë të gjatë, është e këshillueshme të vizitoheni te një mjek. Për të nxirat e vogla, trajtimet në kushte shtëpie janë mëse të mjaftueshme. Përgjatë historisë së lashtë, kurat herbale dhe trajtimet alternative për dëmtimet janë zbuluar dhe aplikuar. Por celësi është te parandalimi. Qëndroni të sigurtë!