20 trajtime natyrale efektive për trajtimin e pneumonisë

20 trajtime natyrale efektive për trajtimin e pneumonisë

Po tështini pa pushim, kolliteni apo keni një temperaturë të lartë? Atëherë me shumë mundësi jeni prekur nga pneumonia. Ky infeksion nuk është vetëm ngjitës por mund të ketë dhe pasoja vdekjeprurëse. Dhe nëse keni fëmijë apo njërëz të tjerë të moshuar në shtëpi, duhet të jeni më të kujdesshëm. Por mos kini frikë. Më poshtë do të gjeni të listuara disa trajtime natyrale që do t’ju ndihmojnë të trajtoni pneumoninë në faza të hershme.

Çfarë është pneumonia?

Pneumonia është një infeksion mikrobial që ndikon në një ose të dyja mushkëritë tuaja. Kjo gjendje infective ka potencialin t’ju sëmurë duke shkaktuar inflamacion në mushkëritë tuaja, të cilat mbushen me lëngje ose phlegm. Individët e prekur nga i ftohti ose gripi janë më të prirur të zhvillojnë pneumoni për shkak të gjendjes së dobët të mushkërive të tyre.
Pneumonia është klasifikuar në lloje të ndryshme bazuar se cilat baktere e shkaktojnë, ku është shkaktuar dhe se si.

Llojet

Bazuar te mikrobet:

-Pneumonia bakteriale:

Baktere të caktuara si Streptococcus pneumoniae, Chlamydophila pneumoniae, dhe Legionella pneumophila shkaktojnë pneumoni.

-Pneumonia virale:

Viruset respiratorejanë një tjetër shkak i zakonshëm i pneumonisë. Megjithatë, pneumonia virale nuk është aq serioze sa pneumonia bakteriale. Viruset e influenzës A dhe B janë shkaqet kryesore të pneumonisë te të rriturit dhe shkaku kryesor i pneumonisë virale te të porsalindurit është virusi respirator sincitial (RSV).

-Pneumonia mikoplazmatike: Pneumonia mikoplazmatike është e shkaktuar nga bakteret e quajtura “Mycoplasma pneumonia”.

-Pneumonia fungale: Ky lloj i pneumonisë është kryesisht i shkaktuar nga kërpudhat që janë të pranishme në dhe apo glasa. Pneumonia fungale lehtësisht ndikon në ato që kanë sëmundje kronike ose sistem të dobët imunitar.
=Bazuar në vendin nga merret:
-Pneumoni e marrë nga spitali: Nëse pneumonia shfaqet gjatë një qëndrimi në spital, i referohet si një pneumoni e marrë nga spitali.
-Pneumonia e marrë nga vendet komunitare/publike: Ky lloj i pneumonisë zakonisht merret në një vend publik dhe jo në një spital apo institucion.
=Bazuar në, se si u shkaktua:
-Pneumoni aspirative: Nëse ju ndodh që ju shfaqet pneumonia duke thithur bakterie nga ushqimet, pijet ose saliva, quhet pneumoni aspirative. Ky lloj zakonisht ndodh kur individët e prekur kanë vështirësi në gëlltitje.
-Pneumonia e lidhur me ventilatorin/kondicionerin: Individët që përdorin ventilatorin mund të preken nga pneumonia.

Shkaqet e pneumonisë:
Pneumonia shpesh shkaktohet nga microbe si bakterie, viruse dhe kërpudha. Nëse ju ndodh të thithni bakterie nga ajri, ushqimi, uji, me shumë mundësi mund të prekeni nga pneumonia.Dhe nëse tashmë po luftoni me gripin, të ftohtin apo ndonjë gjendje tjetër mjekësore si astma apo diabeti, shanset për t’u prekur nga pneumonia janë më të larta.

Shenjat dhe simptomat:
Simptomat më të zakonshme janë:
-Të kollitura që prodhojnë gëlbazë
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje kraharori që përkeqësohet kur kolliteni
-Temperaturë

Disa nga simptomat mund të variojnë nga shkaku. Ato përfshijnë:
-Pneumonia virale tregon simptoma të ngjashme me gripin, e ndjekur nga një temperaturë e lartë.
-Pneumonia bakteriale shkakton temperaturë të lartë dhe buzë dhe thonj ngjyrë sin ë blu.
=Shenjat e pneumonisë mund të variojnë te të porsalindurit dhe të rriturit e janë si më poshtë:
-Fëmijët nën 5 vjec mund të shfaqin frymëmarrje të shpejtë
-Të porsalindurit mund të vjellin dhe të bëhen më të dobët
-Mund të ketë një rënie të temperaturës së trupit apo njerëzve më të vjetër të prekur nga pneumonia.
Pneumonia mund të jetë vdekjeprurëse sidomos për shumë të rinj e të moshuar. Prandaj këshillohet të trajtohet mënjëherë që në fazat e para. Më poshtë do të gjeni disa nga trajtimet më të mira në kushte shtëpie që mund të përdorni për të trajtuar pneumoninë në fazat e hershme.

Uthulla e mollës


Ju duhen:
-1 lugë gjelle uthull molle
-1 lugë çaji mjaltë
-1/2 e gotës ujë të ngrohtë
Çfarë duhet të bëni?
-Shtoni uthullën e mollës në ujë të ngrohtë.
-Në këtë, shtoni gjysmë lugë çaji mjaltë dhe përziejeni mirë.
-Konsumojeni këtë përzierje përgjatë gjithë ditës.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Bëjeni këtë një herë në ditë.
Pse funksionon:
Uthulla e mollës ka veti antibakteriale, antivirale dhe anti-fugale që ndihmojnë në mposhtjen e bakterieve dhe viruseve që shkaktojnë pneumoni.

Hudhra


Ju duhen:
3-4 thelb hudhër
=Cfarë duhet të bëni:
-Ju mund të përtypni thelpinj hudhre ose ti shtoni në dietën tuaj.
-Ju gjithashtu mund dhe ti copëtoni dhe ti aplikoni si pastë në kraharorin tuaj.
=Sa shpesh duhet ta bëni:
-Bëjeni këtë një herë në ditë.
=Pse funksionon:
Hudhra është një nga trajtimet natyrale më të mira për pneumoninë. Përmban një përbërje të quajtur allicinë që ka veti anti-bakteriale dhe anti-fugale që ndihmojnë në luftimin e infeksionit.

Vitaminë C


Një mungesë e vitaminës C mund të rrisë shanset tuaja për t’u prekur nga pneumonia. Vitamina C (acidi askorbik) njihet për vetitë antioksiduese, dhe rrit vetitë antibakteriale të substancave të tjera. Këto veti janë një ndihmë e madhe në trajtimin e pneumonisë dhe simptomave të saj. Mund të rrisni marrjen e vitaminës C ose nëpërmjet dietës së përditshme ose suplementëve. Ushqimet si arrat, perimet me gjethe janë burime të pasura të vitaminës C. Sidoqoftë nëse po planifikoni të merrni suplemente shtesë të vitaminës C, rekomandohet të konsultoheni me doktorin fillimisht.

Vajërat esencialë


1. Vaji i mentes
Ju duhen:
2-3 pika të vajit të mentes
-1 lugë caji vaji bazë si (vaji i ullirit apo bajames)
Çfarë duhet të bëni:
-Përzieni disa pika të vajit të mentes me një vaj bazë sipas zgjedhjes suaj.
-Aplikojeni këtë përbërje në kraharorin tuaj ose shpinë.
Sa shpesh? Një herë në ditë për cdo ditë.
=Pse funksionon:
Vaji i mentes cliron veti antimikrobiale dhe analgjezike, të cilat ndihmojnë në luftimin e pneumonisë. Është gjithashtu një ekspektorant natyral dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e mbingarkesës që shpesh shoqëron infeksionin.

Vaji Eukaliptus


Ju duhen:
4-5 pika vaj eukaliptus
-Një tas me ujë të nxehtë

Çfarë duhet të bëni:
-Shtoni disa pika vaj eukaliptus në një tas me ujë të nxehtë.
-Mbulojeni kokën me një batanije.
-Thithni avullin.
Sa shpesh?
Një herë në ditë.
=Pse funksionon:
Vaji i Eukaliptus është i derivuar nga gjethet e pemës së Eukaliptus dhe përdoret gjerësisht për vetitë medicionale.Ka veti anti-inflamatore, analgjezike, antibakteriale që ndihmojnë në trajtimin e pneumonisë.

Shafrani


-1 lugë caji pluhur shafrani
-1 gotë qumështi të ngrohtë
Ćfarë duhet të bëni:
-Përziejeni shafranin pluhur në një gotë me qumësht të ngrohtë.
-Përziejeni mirë dhe konsumojeni cdo ditë.
=Sa shpesh?
Të paktën njëherë në ditë.
Pse funksionon:
Shafrani përmban curcumin, një përbërje që cliron veti anti-inflamatore dhe anti-mikrobiale, që mund të jenë efektive në trajtimin e bakteries që shkakton pneumoni.

Xhinxher


Ju duhen:
1-2 inc xhinxher
-1 kupë ujë të ngrohtë
-Mjaltë (Opsionale)
Çfarë duhet të bëni:
-Shtoni xhinxher në një kupë me ujë të ngrohtë.
-Lëreni të ziejë për 5-10 minuta.
-Filtrojeni dhe shtoni mjaltë për shije.
=Sa shpesh?
Pijeni 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Xhinxheri është një tjetër barnë që ndihmon në trajtimin e pneumonisë. Me vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale, xhinxheri është i aftë në luftimin e mikrobeve që shkaktojnë pneumoninë.

Lëngjet e perimeve


Shumë lëngje perimesh janë të afta për të rritur imunitetin tuaja dhe për të përshpejtuar shërimin nga ky infeksion ngjitës. Lëngjet që janë të nxjerra nga kastraveci, spinaqi, karrota, dhe panxhari nuk përmirësojnë vetëm shëndetin në përgjithësi por gjithashtu luftojnë bakteriet dhe viruset që shkaktojnë pneumoni.

Borzilok
Ju duhen:
3-4 gjethe borziloku
Çfarë duhet të bëni:
Përtypni disa gjethe borziloku.
-Sa shpesh?
Mund ta bëni këtë 2-3 herë cdo ditë.
Pse funksionon:
Borziloku cliron veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese që ndihmojnë trupin tuaj të luftojë pneumonine.

Karrota
Ju duhen:
-1 kupë me karrota të prera
Çfarë duhet të bëni:
-Të hani një kupë me karrota.
Sa shpesh?
Bëjeni 1-2 herë cdo ditë
Pse funksionon:
Karrotat janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Ato clirojnë veti antioksiduese dhe antimikrobiale që luftojnë mikrobet që shkaktojnë pneumoninë. Vitamina A dhe C te karrotat përmirëson shëndetin në përgjithësi dhe përshpejton rikuperimin.

Fara fenugreek
Ju duhen:
-1 lugë çaji fara fenugreek
-1 kupë ujë të ngrohtë
-Mjaltë (opsionale)
Çfarë duhet të bëni:
Zijini farat fenugreek në ujë të ngrohtë për 10 minuta.
-Filtrojeni dhe shtoni mjaltë për shije.
-Konsumoni cajin fenugreek përpara se të ftohet.
=Sa shpesh?
Duhet ta pini këtë caj 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Farat fenugreek janë agjentë potencialë terapeutike që trajtojnë një sërë sëmundjesh. Ato clirojnë disa veti të fuqishme anti-inflamatore, që ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe simptomave të tjera të pneumonisë.

Farat e susamit
Ju duhen:
-1 lugë gjelle fara susami
-1 gotë uji
-1 lugë çaji mjaltë
-Një majë kripë
Çfarë duhet të bëni:
-Shtoni farat e susamit dhe ujë në një tigan.
-Lërini të zbuten për 5 minuta.
-Filtrojeni dhe shtoni pak kripë e mjaltë.
-Konsumojeni përpara se të ftohet.
=Sa shpesh duhet ta konsumonI?
-Pijeni këtë solucion një herë në ditë.
Pse funksionon:
Farat e susamit përmbajnë fitoestrogjenë që shfaqin vetitë e forta antimikrobike dhe ndihmojnë në trajtimin e pneumonisë. Këto fara gjithashtu posedojnë veti ekspektorante dhe mund të lehtësojnë bllokimet dhe simptomat e tjera të infeksionit.

Mjaltë
Ju duhen:
-1 lugë caji mjaltë
-1/4 e gotës me ujë
Çfarë duhet të bëni:
-Përzieni një lugë caji mjaltë në ujë.
-Konsumojeni këtë solucion cdo ditë.
=Sa shpesh?
Bëjeni disa herë cdo ditë derisa simptomat të largohen.
Pse funksionon:
Mjalti ka në përmbajtje një sërë përbërjesh që kane veti anti-bakteriale, anti-fugale dhe antioksiduese. Vetitë medicionale të mjaltit njihen prej shekujsh, duke përfshirë dhe trajtimin e të ftohtit dhe kollës, që janë simptoma të pneumonisë.

Vaj Camphor
Ju duhen:
-2-3 pika vaj Camphor
– 1 lugë caji vaj bazë (jojoba ose vaj ulliri)
Çfarë duhet të bëni:
-Shtoni 3 pika vaj camphor në një lugë caji vaji bazë
-Aplikojeni butësisht në kraharorn apo shpinë.
=Sa shpesh?
Bëjeni këtë cdo natë përpara se të shkoni në shtrat.
Pse funksionon:
Vetitë antiseptike dhe dekongjestuese të vajit camphor mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të pneumonisë.
Kujdes: Mbajeni larg fëmijëve.

Vaj rigoni
Ju duhen:
1-2 pika vaj rigoni
-Pak pambuk
Çfarë duhet të bëni:
-Hidhni disa pika vaj rigoni në pak pambuk.
-Vendoseni pranë shtratit cdo natë para se të flini.
=Sa shpesh?
Duhet ta bëni rregullisht.
Pse funksionon:
Vaji i rigonit posedon veti antibakteriale, antivirale dhe antifugale, që e bën mjaft efektiv në trajtimin e pneumonisë.

Çaj lule rradhiqe
Ju duhen:
1-2 lugë caji të lulerradhiqes
-1 kupë ujë të ngrohtë
-Mjaltë (opsional)
Çfarë duhet të bëni:
Shtoni lulerradhiqen në një kupë me ujë të ngrohtë.
-Lëreni të ziejë për 5-10 minuta.
-Filtrojeni dhe shtojini mjaltë.
-Konsumojeni cajin e lulerradhiqes.
=Sa shpesh?
Bëjeni këtë 3-4 herë cdo ditë.
Pse funksionon:
Rrënjët e lulerradhiqes janë të përdorura gjerësisht për benefitet shëndetësore. Përpos pjesës që janë anti-inflamatore, ato gjithashtu kanë veti anti-mikrobiale që janë efektive kundrejt mikrobeve të ndryshme si bakteriet, viruset apo kërpudhat. Kjo i bën rrënjët e lulerradhiqes mjaft efektive në trajtimin e pneumonisë. Ato gjithashtu çlirojnë veti dekongjestuese që ndihmojnë në lehtësimin e të ftohtit dhe simptomave të tjera të pneumonisë.

 

Mollë
Ju duhen:
-1 mollë
-Ujë (opsionale)
=Cfarë duhet të bëni:
-Konsumoni një mollë në mëngjes ose si snack.
Ose mund ta hidhni në blender me pak ujë dhe të pini lëngun.
=Sa shpesh?
Konsumojini cdo ditë.
Pse funksionon:
Mollët janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, të cilat rrisin shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe gjithashtu ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e pneumonisë. “Phytochemicals” dhe flavonoidet në mollë kanë veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në mushkëri.

Lëvoret e shelgut
Ju duhen:
1-2 lugë caji lëvore shelgu
1 kupë ujë të nxehtë
=Cfarë duhet të bëni:
-Zieni lëvoret e shelgut në një kupë me ujë të nxehtë.
-Filtroni masën e përgatitur dhe shtoni pak mjaltë në të.
-Konsumojeni përpara se të ftohet.
=Sa shpesh?
Duhet ta pini të paktën 3 herë në ditë.
=Pse funksionon:
Lëvoret e shelgut përmbajnë polifenole dhe flavonoide që kanë veti antiseptike dhe reduktuese të etheve . Këto komponime gjithashtu përmirësojnë imunitetin tuaj të përgjithshëm. Prandaj, lëvorja e shelgut është një mundësi e mirë për trajtimin e pneumonisë.

Metoda me avull
Ju duhen:
-Një tas me ujë të ngrohtë
-Një peshqir
Cfarë duhet të bëni:
-Merrni një tas me ujë të ngrohtë dhe afroni fytyrën sipër tij.
-Mbulojeni kokën me peshqir dhe thithni avullin e ngrohtë.
-Mund të shtoni dhe vajëra esencial si vaji i mentes në ujë të ngrohtë,
-Sa shpesh?
Mund ta bëni këtë 1-2 herë në ditë.
Pse funksionon:
Avulli i nxehtë që vjen nga uji mund të ndihmojë në lehtësimin e kollës dhe mbingarkesës duke e thyer gëlbazën në mushkëritë tuaja. Është gjithashtu antimikrobik dhe vret mikrobet që shkaktojnë infeksionin.
Këshilla parandaluese:
-Hiqni dorë nga duhani pasi mund të rrisë rrezikun që të prekeni nga infeksionet respiratore.
-Lani duart, sidomos para ose pasi keni ngrënë ushqim.
-Mbulojeni hundën dhe gojën ndërkohë që kolliteni apo tështini për të shmangur përhapjen e infeksionit.
-Ndiqni një dietë dhe pushoni mjaftueshëm për të rritur imunitetin.
-Janë dhe disa vaksina për pneumoninë. Edhe pse nuk mund ta parandalojnë, ato mund të ulin rriskun e komplikimeve.
Përpos të gjitha këtyre këshillave është e rëndësishme të jeni në dijeni për faktorët e rriskut.
=Faktorët e rriskut:
Disa grupe njerëzish janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të pneumonisë dhe janë në rrezik më të lartë që të vuajnë nga komplikacionet e tij. Ato përfshijnë:
-Foshnjat dhe fëmijët e porsalindur, mosha e të cilëve është 2 vjec ose më pak.
-Individët mbi 65 vjeç.
– Ata që janë me ilaçe ose që tashmë vuajnë nga ndonjë sëmundje, janë në një rrezik më të lartë për shkak të imunitetit të tyre të dobët.
– Duhanpirësit gjithashtu kanë një probabilitet më të lartë të shfaqjes së pneumonisë.
Nëse simptomat tuaja janë të rënda ose keni vuajtur nga pneumonia për një periudhë të gjatë pa e trajtuar, merrni menjëherë ndihmë mjekësore. Trajtimi në fazat e para nuk duhet shmangur. Kjo është për shkak se, nëse nuk trajtohet, mund të jetë vdekjeprurëse.

error: Nuk lejohet kopjimi!