11 kura natyrale për bronkitin

11 kura natyrale për bronkitin

Bronkiti është një inflamancion në rrugët e frymëmarrjes. Kjo gjëndje shkakton ftohje dhe vështirësi në frymëmarrje. Dhimbja mund të cojë gjithashtu në dhimbje të kraharorit. Bronkiti gjithashtu njihet dhe si ftohje e kraharorit sepse zakonisht ndodh kur ju i keni kaluar simptomat e të ftohtit të zakonshëm.
Shenjat dhe simptomat e bronkitit
Simptoma kryesore është ftohja e vazhdueshme. Kjo kollë zgjat deri kur tubat e frymëmarrjes shërohen dhe ënjtja largohet. Ftohja zgjat rreth 3 javë në 50% të pacientëve. Por për 25% të tjerë zgjat më shumë se një muaj.
Simptoma të zakonshme janë:
-Ftohje e fytit
-Temperaturë
-Ethe në trup
-vjellje
-Diarre
1.Dietë anti-inflamantore dhe të pasur me probiotikë
Sa herë që mundoheni të luftoni një infeksion, qoftë viral apo bacterial, ju duhet të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve anti-inflamantore që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Hani shumë fruta dhe perime, që ju sigurojnë një sërë vitaminash dhe mineralesh. Lëngu i kockave është gjithashtu një ushqim tjetër që i japin trupit tuaj, vitaminat dhe mineralet e nevojshme që të rikuperoheni. Ju ndihmon të hani ushqime të pasura probiotike sepse ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar. Dhe janë një sërë ushqimesh që duhet të shmangni si sheqernat apo ushqimet e skuqura.
2. Qëndroni të hidratuar
Duke pirë shumë ujë reduktoni mukusin, kollën që keni dhe ju lehtëson frymëmarrjen. Pini një gotë ujë cdo dy orë.
3. Përdorni një pastrues ajri
Pastruesi i ajrit mund t’ju ndihmojë të eliminoni mukusin. Përdoreni  në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës, derisa të shëroheni.
4. Hiqni dorë nga duhani.
Një hapat më të rëndësishëm për të reduktuar shanset për zhvillimin e bronkitit është duke hequr dorë nga duhani ose duke mos e filluar fare atë. Studime të shumta kanë treguar që shanset për tu prekur nga bronkiti kronik është më I lartë te personat duhanpirës sesa te ata që nuk e pinë fare duhanin.  Konsultohuni me doktorin si mund të gjeni mënyra apo një program për të lënë duhanin. Gjithashtu shmangni dhe vendet me tym të shumtë duhani, pluhurat dhe ambjente me ndotje të lartë.
5. Metoda-Frymëmarrja me buzë të puthitura
Njerëzit me bronkit kronik mund ta kenë të vështirë të marrin frymë për shkak të tubave të bllokuara. Një teknikë e quajtur frymëmarrja me buzë të puthitura është tepër efektive. Sipas “COPD Foundation”, frymëmarrja me buzë të puthitura ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes më gjatë, përmirëson shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit etj. Për të bërë këtë teknikë, merrni frymë me hundë për 2 sekonda. Më pas puthitni buzët sikur jeni bërë gati të fryni një qiri dhe nxirrni ajrin ngadalë për rreth 4 sekonda, 2-3 herë.
6.Vitamina C
Vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe redukton kohëzgjatjen e të ftohtit dhe problemet me frymëmarrjen. Ju mund të merrni 1000 miligramë vitamin C nëse po ndjeni simptomat që mund t’ju zërë ftohja, ose mund të merrni 4000 miligramë për të hequr qafe të ftohtin që tashmë gjendet në organizëm. Sepse bronkiti zakonisht fillon si një ftohje e lehtë, kështu që përdorni vitamin C për të shmangur zhvillimin e problemit.
7. Xhinseng
Një suplement herbal  që mund të përmirësojë funksionin e mushkërive dhe përdoret zakonisht për të trajtuar problemet respiratore si astma. Gjithashtu redukton inflamancionin si dhe forcon sistemin imunitar.
8. Astragalus
Astragalus është një nga bimët më të fuqishme për një sistem imunitar të fuqishëm. Ndihmon në forcimin e mushkërive të dobëta dhe rrit aftësinë  e trupit për të luftuar infeksionet. Ndonëse vetitë që astragalus zotëron kërkojnë akoma studime, ka prova të mjaftueshme për të besuar që astragalus mund të përdoret si terapi për të forcuar sistemin imunitar si dhe për të luftuar bronkitin.
9. Vaji Eukaliptus
Ky vaj mund të jetë vërtet i dobishëm për njerëzit me bronkit. Një nga përbërësit kryesorë, cineoli mund të reduktojë vështirësitë në frymëmarrje, duke përmirësuar funksionet e mushkërive. Studimet tregojnë që cineoli është një kontrollues aktiv që redukton inflamancionin në rrugët e frymëmarrjes.
10.Vaj menteje
Vaji i mentes ka një efekt qetësues në trup. Ka veti anti-mikrobale që ndihmon në pastrimin e traktit respirator.  Për tu cliruar nga simptomat e bronkitit, merrni pak vaj menteje direkt nga shishja. Gjithashtu mund të hidhni dhe 2-3 pika në kraharor me një kompresë të ngrohtë.
11. Vaji i rigonit
Vaji i rigonit sillet si një agjent natyral anti-bakterial. Shërben si një anti-biotik natyral pa efekte anësore. Ka fuqinë të trajtojë gjendjet virale, të reduktojë inflamancionin etj.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!