Mbipesha e fëmijëve eshte e lidhur me kohen që shpenzojnë femijet ne televizorë, kompjuterë, smartfonë dhe tableta, thonë mjekët evropianë…
Rreth një në pesë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë janë ne mbipeshë , sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2017.
Sot, 97% e familjeve evropiane kanë TV në shtëpinë e tyre, 72% kanë një kompjuter, 68% kanë qasje në internet dhe 91% kanë telefona mobil, sipas hulumtimit.Kjo ka ndikuar ne rritjen e kohës se qendrimit prane ekranit, duke ndikuar në gjume te papërshtatshëm, ne kequshqyerje.
Ështe vertetuar se mediat kanë një efekt të gjerë në shëndetin e fëmijëve mund të i ndikojnë ata fiziologjikisht dhe kanë një ndikim në funksionimin socio-kulturor dhe mirëqenien psikologjike “.
Ështe nje lidhje midis obezitetit në të gjithë vendet evropiane dhe ekspozimit ne media të fëmijëve.
Prinderit jane pjese e problemit. .Edhe pse koha e qendrimit prane ekranit rritet, prinderit jane shume pak te vetdijshem per ate se cfare bejne femijet e tyre online apo sa kohe kalojne ata me tableta, smartphona dhe kompjutera theksuan hulumtuesit.
Reklamimi i ushqimit është një tjetër problem, sepse ato mund t’i bindin fëmijët që të kërkojnë më shumë ushqim te shpejte dhe t’i bëjnë ata më pak të pelqejne dhe të hanë frutat dhe perimet.
Fëmijët gjithashtu kanë tendencë të konsumojnë një pjesë të madhe të kalorive të tyre ditore gjatë shikimit të televizorit.
Limitim i kohës se mediave çdo ditë,thote nje hulumtues “Lidhur me mediat sociale, prindërit duhet të kenë qasje në faqet e mediave sociale të fëmijëve të tyre dhe të monitorojnë bashkëveprimin e fëmijëve të tyre me mediat sociale”.
Nëse prindërit gjejnë se femijet e tyre rrijne mbi 7ore në ditë ne media, që duket mjaft tipike, perpjekje per te ulur ne 2 ore sigurisht qe nuk duket te jete e suksesshem, prandaj zbatimi gradual i rregullave për të ulur oret ne internet gradualisht mund te funksionoje me mire.