10 ushqimet “top” të pasura me leucinë

10 ushqimet “top” të pasura me leucinë

E dinit që leucina është një nga amino-acidët më të mirë për të ndërtuar masën muskulore? Po vrisni mendjen cilat janë ushqimet që përmbajnë sasi të larta leucine? Nëse nuk kishit dëgjuar më parë për leucinën ose për ushqimet që janë të pasura me të, duhet të lexoni patjetër informacionin e mëposhtëm.
Leucina është një amino-acid esencial që përdoret nga indet e yndyrës, mëlcisë dhe indet muskulore. Studimet më të fundit kanë treguar që leucina mund të ketë veti stimuluese të muskujve. Për më shumë, leucina ndihmon në ngadalësimin e përkeqësimit të muskujve që vjen me moshën. Trupit tuaj i duhen rreth 39 mg leucinë për kilogram të peshës së trupit tuaj. Nëse peshoni diku te 70 kg, në mënyrë ideale duhet të konsumoni rreth 2,730 mg leucinë në ditë.
=Pse duhet ta përfshini leucinën në dietën tuaj?
Tani që e kuptuat rëndësinë e leucinës, le të shohim pse është kaq e rëndësishme. Të hani një dietë të pasur me leucinë i siguron trupit tuaj një “furnizim” me këtë lloj amino-acidi, pasi trupi juaj nuk mund ta sintetizojë ose ta ruajë për periudha të gjatë kohore.

Ja pse duhet të përfshihet në dietën tuaj:

Benefitet e Leucinës:
Përpos stimulimit të rritjes së indeve muskulore dhe përmirësimi i funksionit të mëlcisë, leucina ka dhe benefite të tjera shëndetësore, që përfshijnë:
-Kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak duke stimuluar prodhimin e insulinës
-Kontrollimin e obezitetit
-Duke ulur dhe kontrolluar nivelet e kolesterolit
-Leucina ka kaq shumë benefite positive në mëlci dhe muskuj
Këto benefite e bëjnë leucinën një pjesë të rëndësishme të dietës, që duhet për një rritje të qëndrueshme. Natyra stimuluese ndaj muskujve e bën një supplement të rëndësishëm para dhe pas stërvitjes. Pra, leucina ka benefite të shumta shëndetësore dhe është një amino-acid esencial, por trupi juaj nuk mund ta prodhoje. Por si të merrni sasinë e rekomanduar të leucinës në dietën tuaj? Epo duke konsumuar ushqime të pasura me leucinë, sigurisht!

Ushqimet e pasura me leucinë:
1. Djathë parmixhan (i papërnuar)
Përvecse të ngop dhe është shumë i shijshëm, djathi parmixhan gjithashtu është një nga burimet më të pasura të leucinës. Djathi parmixahn përmban rreth 121% të sasisë së rekomanduar të leucinës, afër me 3452 mg në 100 g djathë.

2. Mish lope (në zgarë)
Mishi i lopës është mjaft popullor dhe bifteku është ndoshta mënyra më e mirë për ta përgatitur këtë mish. Mishi në zgarë është i shijshëm dhe me proteina të larta. Gjithashtu ka sasi të larta leucine dhe përmban rreth 116% të sasisë së rekomanduar dietike.

3. Fasulet e sojës (të pjekura)
Fasulet e sojës kanë shumë benefite shëndetësore dhe janë të pasura në antioksidantë. Janë perimet e vetme në listë. Fasulet e sojës të pjekura përmbajnë rreth 118% sasisë së rekomanduar dietike të leucinës.

4.Tuna (e gatuar)
Tuna është një nga ushqimet më popullore të konservuara në botë. Për të marrë sasinë maksimale të leucinës, konsideroni gatimin e tunës së freskët. Tuna e gatuar ka rreth 84% të vlerave ditore dietike të rekomanduara të leucinës.

5. Pula (E gatuar)
Gjoksi i pulës është një nga mishrat më popullore në treg sot. Përdoret për të përgatitur një sërë gatimesh me bazë pule dhe janë mjaft të shijshme. Gjoksi i pulës i gatuar është një burim i mirë i leucinës, dhe përmban diku te 97% të sasisë së rekomanduar dietike.

6. Mish derri (Të gatuar)
Mishi i derrit është konsideruar si i dëmshëm për shëndetin, për shkak të yndyrnave të larta trans dhe përmbajtjes kalorike. Mishi i derrit megjithatë është një nga burimet më të mira të leucinës dhe përmban rreth 94% të sasisë së rekomanduar ditore e dietike të amino-acidit.

7. Farat e kungullit
Farat e kungullit janë një tjetër burim i mirë i leucinës, duke fuqizuar rreth 87% të sasisë ditore të rekomanduar dietike.

8. Oktapod (i gatuar)
Oktapodi i gatuar përmban rreth 77% të sasisë së rekomanduar dietike të leucinës.

9.Kikirikët
Kikirikët përmbajnë rreth 66% të sasisë rekomanduar të leucinës.

10. Fasulet e bardha
Fasulet e bardha përmbajnë rreth 22% të sasisë së rekomanduar të leucinës.
Përfshini këto ushqime të pasura me leucinë në dietën tuaj dhe filloni të vini në formë.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

error: Nuk lejohet kopjimi!