10 ushqime të pasura me serotoninë

10 ushqime të pasura me serotoninë

Serotonina është një hormon tepër i rëndësishëm që influencon në humor dhe te gjumi. Gjithashtu kontrollon nivelet e presionit në gjak. Serotonina përbëhet nga një aminoacid i quajtur-Triptofan. Triptofani merret nga ushqimi, e më pas transportohet në tru. Në qelizat e trurit, Triptofani konvertohet në Serotoninë. Mungesa e Serotoninës mund të trajtohet me një dietë të mirë ose me suplemente serotonine.

Përfshirja e ushqimeve që kanë Triptofan në dietën tonë është mjaft e rëndësishme.

1. Ushqimi i detit

Peshqit yndyrorë si tuna, midhjet, gaforre, skumbri, salmon, sardele dhe gjithashtu suplementet e vajit të peshkut janë burime të mira të serotoninës.

2. Mishërat

Mishrat përpos proteinave kanë gjithashtu dhe serotoninë. Mishi është një burim natyral i serotoninës. Mishrat si mishi lopës, derrit, i gjelit të detit apo pulës përmbajnë serotoninë dhe mund të ndihmojnë në eliminimin e mungesës së serotoninës. Proshuta është një burim i shkëlqyer i serotoninës.

3.Vezët

Të bardhat e vezëve janë një tjetër burim i rëndësishëm i serotoninës. Vezët janë ushqim i përditshëm që gjendet lehtësisht e të gjithë i duan. Vezët përmbajnë shumë vitamina të tjera dhe nutrientë vitalë që janë të nevojshme për trupin. Shmangni konsumimin e sasisë së tepërt të të verdhës së vezëve, pasi përmban shumë yndyrna që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e zemrës.

4.Produktet e bulmetit

Produktet e bulmetit si qumështi, dhalla, djathi janë një burim i mirë i ushqimeve me serotoninë. Djathi Indian dhe paner gjithashtu përmbajnë serotoninë. Përpos shumë vitaminave dhe nutrientëve të shëndetshëm, Tofu gjithashtu përmban serotoninë. Kjo është e përbërë nga soja, kështu që mund të merrni dhe shumë vitamina soje gjithashtu. Qumështi i sojës ose soja mund të konsumohen për shkak të nutrientëve gjithashtu.

5. Perimet

Perimet si hudhra, karrotat, kungulli, okra, asparagu, brokoli, spinaqi, fasulet jeshile, patatet, lakra, rrepat, marule, qepët dhe domatet ndihmojnë në krijimin e serotoninës. Të gjitha këto gjenden lehtësisht në market dhe mund të rrisin nivelin e serotoninës pasi janë pjesë e listës si disa ushqimet më të pasura në serotoninë.

6.Kokoshkat

Ushqimet e pasura në karbohidrate që përmbajnë fibra duhet të konsumohen që ju të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur. Kokoshkat janë një shembull i ushqimeve që përmbajnë serotoninë.

7. Arroret

Arrat, bajamet, kikirikët, arrat shqeme, pistakët, arrat pine, gjalpi i kikirikut dhe arrat ndihmojnë në bërjen e serotoninës. Kështu që, përdorimi i tyre në ushqim cdo ditë mund të sigurojë hekurin në trup. Këto arra gjithashtu përmbajnë sasi të mira të acideve yndyrore omega-3 që ndihmojnë për një lëkurë, flokë dhe thonj të shëndetshëm.

8. Drithërat

Drithërat “ përmbajnë serotoninë që cojnë në funksionimin e duhur të qelizave në trup. Gjithashtu është e pasur në fibra. Shembuj të mirë të drithërave  janë krunde orizi, bukë të thekur gruri, drithëra, patate dhe orizi.

9. Pijet

Pijet si çaji i zi, çaji, kakaoja, kafeja, birra dhe vera kanë sasi të vogla të pranishme të serotoninës. Megjithëse ato mund të plotësojnë kërkesat e serotoninës në trup, duhet të merren në sasi të vogla për shkak të prezencës së kafeinës.

10. Farat

Farat janë një burim vërtet i pasur i serotoninës. Ato gjithashtu përmbajnë proteina, kalium, zink, hekur, vitamina B, vitamina E, magnez dhe kalcium. Farat e kungullit, farat e kungullit të dimrit, fara shalqiri, fara susami, fara liri, farat e lulediellit janë disa nga farat që përmbajnë serotoninë. Gjalpi i susamit, i njohur dhe si Tahini është një burim i mirë i serotoninës në ushqim. Eshtë i pasur në kalcium dhe përmbajtje serotonine.

Disa këshilla të rëndësishme:

1.Shmangni konsumimin e tepërt të serotoninës. Mund të jetë e rrezikshme.

2.Marrja e sasisë së tepërt mund të cojë në dobësim të kockave, kalcifikimin e organeve të brendshme, rritjen e rrezikut për sulm të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera kardiovaskulare.

3. Nivelet e ulëta të serotoninës mund të cojnë në humbje të oreksit, rakitave, anemi, dhimbje të muskujve, formim jo-të rregullt të kockave, mpirje, depresion dhe sistem imunitar të ulët.

4. Simptomat e mungesës së serotoninës janë djersitja, dhimbja e kokës, përzierje, temperaturë e lartë, rrahje të zemrës jo të rregullta dhe pavetëdije.

error: Nuk lejohet kopjimi!