10 trajtime natyrale si të eliminoni aromën e keqe të sqetullave

10 trajtime natyrale si të eliminoni aromën e keqe të sqetullave

Djersa e tepërt ose era e sqetullave është dicka që na bën të shqetësohemi sidomos nëse jemi në një grumbull me njerëz. Por për të qenë të sinqertë, era e sqetullave është një fenomen i zakonshëm dhe nuk ka asgjë për të pasur turp. Nëse jeni një viktimë e erës së keqe të sqetullave ose jeni mërzitur prej saj, ky artikull është i duhuri për ju.
Përpara se të fillojmë të diskutojmë për disa mënyra se si mund të heqim qafe erën e sqetullave, le të kuptojmë fillimisht pse shfaqet ajo lloj ere. Zakonisht shkaktohet nga djersa e rëndë, që mund të ndodhë për shkak të një stërvitjeje intensive ose nëse jeni shumë nervozë, ose nëse trupi juaj është ekstremisht i nxehtë. Për t’u qetësuar, trupi jonë sekreton djersën.

Meqë ne kemi një numër maksimal gjendrash djerse në sqetullat tona, kemi si tendencë të djersijmë më shumë në këto zona. Kur djersa vjen në kontakt me bakteriet, sqetullat fillojnë emetimin e një ere të pakëndshme.
Të bërit dush rregullisht por edhe disa metoda të tjera mund të ndihmojnë t’i thoni lamtumirë erës së pakëndshme. Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Përdorimi i sodës së bukës


Soda e bukës është një përbërës mjaft i njohur që përdoret për të hequr qafe erën e rrobave të palara apo frigoriferit. Por e dinit që mund të përdoret gjithashtu për të hequr qafe erën e pakëndshme të sqetullave? Soda e bukës është një përbërës natyral dhe i butë. Kur përzihet me pak miell misri dhe aplikohet në sqetulla, ndihmon që lëkura të jetë e thatë.Gjithashtu i jep një ndjesi freskuese gjatë gjithë ditës. Provojeni këtë metodë pak para se të visheni.

2. Uthull molle


Uthulla e mollës është një tjetër përbërës që ndihmon në heqjen qafe të erës së pakëndshme. Mund ta aplikoni në mënyrë direkte. Ose mund të vendosni një sasi të vogël uji në tas, dhe të shtoni disa pika lëng limoni dhe pak sasi uthull molle në të. Përzieni përbërësit mirë dhe transferojeni masën e përgatitur në një shishe spray. Përpara se të visheni apo se të bëni banjë, aplikojeni në zonën e sqetullave. Mund dhe ta ri-aplikoni kur të doni.

3. Vaji i pemës së çajit


Vaji esencial i pemës së cajit është një përbërës i shkëlqyer për të kuruar të gjitha llojet e problemeve të lëkurës, dhe era e pakëndshme është një prej tyre. Eshtë përdorur si agjent anti-bakterial dhe anti-fugal për shekuj të tërë. Mund ta aplikoni direkt në zonën e sqetullave. Një mënyrë tjetër është përzierja e vajit të pemës së cajit me disa pika ujë trëndafili. Aplikojeni këtë masë të përgatitur në sqetulla për të hequr qafe erën e pakëndshme. Ju mund të përdorni vajërat tuaja të preferuara esencial dhe të keni një ndjesi të freskët përgjatë gjithë ditës.

4. Lëngu i limonit


Lëngu i limonit mund të zgjidhë problemin e erës së trupit pasi balancon nivelin e pheashit të lëkurës. Ajo që ju duhet është të vendosni një fetë të hollë limoni në sqetulla e ta mbani për rreth 10-15 minuta. Kjo do të ndikojë që ndjesia freskuese të zgjasë përgjatë gjithë ditës.

5.Aplikoni alkool


Alkooli është padyshim një nga ato përbërës që mund të përdoren për qëllime të shumta dhe eliminimi i erës së trupit është një prej tyre. Vendosni pak alkool në sqetulla dhe padyshim që do t’ju ndihmojë në “maskimin” e erës së keqe. Megjithatë duhet të siguroheni që të përdorni alkool pa erë.

6. Përdorni peroksid hidrogjeni


Peroksidi i hidrogjenit është një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe erën e sqetullave. Vendosni një sasi të vogël të peroksidit të hidrogjenit në një tas dhe shtoni disa pika ujë ose ujë trëndafili në të. Përzieni përbërësit mirë dhe më pas transferojeni këtë masë të përgatitur në një shishe spray. Aplikojeni në sqetulla pasi të keni bërë dush.

7. Kushtojini rëndësi asaj çfarë hani


.Ju emetoni çdo gjë që hani apo pini. Ja pse duhet të jeni të kujdesshëm në atë cka vendosni në trup. Kur ju keni një dietë të mbushur me erëza, qepë ose hudhra, e njëjta gjë del nëpërmjet poreve të lëkurës suaj.Dhe kjo aromë mund të zgjasë rreth 48 orë (ose në varësi se sa shumë keni konsumuar). Në anën tjetër, konsumimi i frutave të freskëta dhe perimeve mund të jetë tejet ndihmuese që trupi ynë të jetë i freskët si dhe të ketë një aromë më të mirë.

8. Mbani trupin e hidratuar


Mbajtja e trupit të hidratuar dhe konsumimi i ujit është i mirë jo vetëm për shëndetin e përgjithshëm por dhe zbutje pasi ndihmon që aroma të zgjasë akoma dhe më shumë.

9. Mos depiloni më sqetullat me brisk


Depilimi me brisk zakonisht krijon probleme pasi lëkura në atë zonë është tejet delikate. Kur ju aplikoni kremra depilues, mund të shkaktojë irritim lëkure. Për më shumë kur ju përdorni brisk, irritimi përkeqësohet, duke lejuar bakteriet dhe mikrobet që të rriten. Zbutja e krijuar nga kjo shkakton erë të pakëndshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!