Të gjithë e dimë sesa e bezdisshme mund të jetë të bisedosh me dikë menjëherë pasi ke konsumuar një vakt ku prania e qepëve ose hudhrave mund të ketë qenë goxha e bollshme. Qepa dhe hudhra përmbajnë komponimet e squfurit që janë përgjegjëse për erën e keqe por edhe për shijen e tyre të athët qe shkakton pasoja dhe tek fryma jonë.
Kur hudhrat dhe qepët (sidomos të pagatuara) treten lëshojnë molekula me erë të cilat arrijnë tek mushkëritë nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe shkaktojnë frymëmarrjen me aromën e keqe.
10 TRUKET E LARGIMIT TË ERËS SË KEQE
1) QUMËSHTI
Qumështi mund të zvogëlojë ndjeshëm koncetratët e përbërësve të yndyrnave të prodhuara nga hudhra dhe qepa. Konsumoni një gotë qumësht jo i skremuar.
2) LIMONI
Acidi citrik që përmban limoni mund të neutralizojë erën e qepëve dhe e hudhrave në gojë. Ka gjithashtu veti antibakteriale. Merrni një lugë limon, bashkojeni ne një filxhan me ujë dhe shpëlani gojën 2-3 herë derisa aroma të largohet.
3) SODË BIKARBONI
Soda bikarbonit është një mënyrë tjetër për ta përdorur për të neutralizuar halitozën duke vepruar ne Ph e gojës dhe duke penguar rritjen e baktereve. Shtoni një lugë çaj sodë buke në ujë të ngrohtë me pak kripë dhe përdoreni derisa të mos e ndjeni aromën e keqe.
4) ERËZAT AROMATIKE
Në mesin e erëzave aromatike sidomos aroma e freskët e majdanozit dhe e nenexhikut mund të ndihmojnë për erën e pakëndshme të qepëve dhe hudhrave. Për më tepër kanë një efekt pastrimi që ndihmon që goja të qëndrojë e pastër. Vetëm pertypini për disa minuta dhe do të shihni efektin.
5) MOLLËT
Enizmat natyrale që gjenden në mollë ndihmojnë për të prishur përbërësit e squfurit nga të cilët krijohet problemi halitozës nga hudhra dhe qepët. Mund të konsumoni një lëng molle ose të hani një mollë kur të jetë e nevojshme.
6) SALLATA JESHILE
Studimet kanë treguar se si përbërja kimike jo vetëm e mollës por edhe e sallatës jeshile kontribuon në deodorizmin e frymës nga hudhrat ose qepët . Pas një vakti ku kanë qenë të përfshira qepa ose hudhra mund te konsumoni një sallatë të shijshme me sallatë jeshile që të freskoni frymën tuaj.
7) VAJRAT ESENCIAL
Vajrat esencial mund të përdoren si shpëlarje për të përmirësuar frymëmarrjen duke e freskuar dhe me efektet antibakteriale. Shtoni 2 ose 3 pika vaj arrë kokosi në një lugë dhe mbani masën në gojë për disa minuta më pas nxirreni. Vajrat më të përshtatshëm esencial për të luftuar problemin janë: nenexhikë,rozmarinë,etj.
8) ÇAJ JESHIL
Pirja e një filxhani çaj jeshil pasi keni konsumuar një vakt me përmbajtje qepe ose hudhrash,mund të zvogëlojë përkohësisht erën. Është akoma dhe më e shkëlqyer nëse shtoni pak lëng limoni.
9) LANI DHËMBËT DHE GJUHËN
Është mirë t’i pastroni dhëmbët tuaja duke i larë për disa minuta dhe duke i pastruar me fillin dentar. Pastroni dhe gjuhën me pastruesen e vet që gjendet në çdo farmacim kjo ndihmon në eleminimin e bakterieve që e bëjnë më keq halitozën.
10) SHEQERI
Duket se edhe sheqeri është një ilaç efektiv i cili ndihmon në heqjen e baktereve të halitozës. Mbani një sasi të vogël sheqeri në gojë dhe më pas mund të lani direkt dhëmbët.