A është e mundur të mos shtoni peshë gjatë festave? Patjetër që po! Më poshtë do të gjeni disa mënyra si mund të kontrolloni peshën tuaj duke parandaluar shtimin në peshë gjatë këtyre ditëve festive:
1.Peshohuni dy herë në javë
Kjo është e mjaftueshme për të menaxhuar si duhet peshën dhe për të kuptuar që jeni në rrugën e duhur. Peshohuni në mëngjes me stomak bosh.
2. Filloni ditën me disa ushtrime fizike në mëngjes
Ushtrimet fizike në mëngjes mund të ndikojnë përgjatë gjithë ditës përsa i përket marrëdhënies suaj me ushqimin. Sipas një studimi të publikuar në “Medicine and Science in Sports and Exercise”, femrat që bënin ushtrime në mëngjes, jo vetëm që ishin më aktive, por kishin më pak gjasa të binin pre e tundimeve ndaj ushqimeve, se femrat që nuk e praktikonin si metodë.
3. Jini përzgjedhëse ndaj ushqimit
Prsh nëse gjendeni në një festë ku gjendet një bufe e hapur me ushqime, mos tentoni thjesht të mbushni pjatën duke përzgjedhur ushqime që vërtet nuk i doni ose ta teproni me sasinë. Zgjidhni gjërat që vërtet keni dëshirë të konsumoni dhe hani me sasi të moderuar, në mënyrë që më pas mos të pendoheni për kilet e tepërta.
4.Thjesht thoni “JO”
Vullneti që keni për të mbajtur në stabilitet peshën tuaj, është ajo cfarë ju duhet në këtë ditë festash për të arritur qëllimin tuaj. Kështu që ju duhet pak vetë-kontroll për të menaxhuar veten në të tilla raste.
5. Përqëndrohuni te ushtrimet fizike të cilat mund t’i bëni dhe në shtëpi
Madje dhe vetëm 15 minuta në ditë mund t’ju ndihmojnë të mbani peshën tuaj nën kontroll. Për shembull rreth 15 minuta hedhje në litar eliminon rreth 190 kalori, ose një seancë yoga në shtëpi mund t’ju ndihmojë që të qëndroni fleksibël.
6. Shmangni ushqimin e mbetur gjatë darkës
Në momentin që keni të ftuar në momentin që largohen, mundohuni t’u jepni dicka me vete. Janë ushqimet që teprojnë nga darka, që mund të kontribuojnë në shtimin në peshë. Kështu që sa më pak t’i shihni, aq më mirë do të jetë.
7. Eliminoni pijet e gazuara
Janë pijet e gazuara ato që kontribuojnë në fryrjen e barkut si dhe në shtimin e gazrave. Do të jetë më mirë për ju që pijet e tilla të limitohen.
8. Përtypuni me ngadalë
Të hani shpejt nuk sjell asgjë të mirë për peshën tuaj. Kjo ndikon në shtimin e yndyrës në pjesën e belit.
9. Konsumoni sa më shumë kalium
Disa nga alternativat (fruta/perime) që përmbajnë sasi të larta të kaliumit janë: bananet, papajat, kivit, luleshtrydhet dhe kantalupe-s. Ose konsumoni pak ashparag ose lulerradhiqe që të merrni bonusin prej tyre si diuretikë natyralë.
10. Ruani qetësinë
Të stresuar për shkak të ritmit të shpejtë që pushimet kërkojnë? Merrni frymë thellë para se të merrni pjatën për të ngrënë. Studimet kanë treguar që femrat që praktikojnë teknika të reduktimit të stresit janë të afta të parandalojnë shtimin në peshë.
Mbyllni sytë dhe qetësohuni për rreth 30 sekonda. Më pas hidhni një sy se cfarë doni të hani dhe cfarë jo.