Humbja në peshë nuk është vetëm për të ngrënë shëndetshëm. Eshtë gjithashtu dhe kontrollimi i hormoneve tuaja. Nuk është e lehtë të humbësh peshë. Por e dinit që është tepër e vështirë të humbësh kilet e tepërta nëse hormonet tuaja nuk janë në balancën e duhur? Hormonet kontrollojnë reaksione të rëndësishme të trupit dhe funksione si metabolizmi, inflamacioni, menopauza, glukoza etj. Shkaktarët për këtë mosbalancë mund të jenë stresi, gjenet por dhe stili jo-i shëndetshëm i jetesës që mund të cojë në një metabolizëm të ngadaltë, mos-tretje, uri të pakontrolluar-dhe së fundmi duke cuar në shtim në peshë. Megjithëse femrat janë mësuar me ndikimin e hormoneve, një rast kronik i hormoneve të pa-balancuara mund t’ju bëjnë që të prekeni nga obeziteti dhe të gjithë sëmundjet që lidhen me të. Kështu që le të zbulojmë cilat hormone janë përgjegjëse për shtimin tuaj në peshë dhe cfarë mund të bëni për këtë.
Le të fillojmë:
1. Tiroidja
Gjendra e tiroides, që është e pranishme në bazën e qafës suaj prodhon tre hormone-T3.T4 dhe kalcitonina. Këto hormone rregullojnë metabolizmin, gjumin, ritmin e zemrës, rritjen, zhvillimin e trurit etj. Ndonjëherë gjendra tiroide nën-prodhon hormonet e tiroides duke cuar në hipotiroidizëm. Hipo-tiroidizmi shpesh lidhet me shtimin në peshë, depresionin, lodhjen, kolesterolin e lartë në gjak, ulje të ritmit të zemrës, etj. Janë shumë shkaqe të hipotiroidizmit si intolerance ndaj glutenit, kequshqyerja, toksinat mjedisore etj. Në fakt hipotiroidizmi con në akumulimin e ujit dhe jo yndyrës. Ju do të fitoni diku te 5-10 pound nëse shtimi juaj në peshë lidhet vetëm më mos-balancën e tiroides.
-Kontrolloni hormonin TSH, T3 dhe T4. Rezultatet të ndiqen nga një mjek.
-Shmangni konsumimin e perimeve të pagatuara. Hani ushqim të gatuar mirë.
-Konsumoni kripë me jod.
-Konsumoni burime zinku si farat e kungullit.
-Konsumoni vaj peshku dhe suplemente të vitaminës D.
-Merrni mjekime nëse doktori ju jep recetë.
2. Insulina
Insulina është një hormone i sekretuar nga pankreasi, i cili ndihmon të mbajë glukozën në qeliza që të përdoret si energji ose të ruhet si yndyrë. Kjo ndihmon në mbajtjen e niveleve të glukozës në gjak. Mbi-konsumimi i ushqimeve të përpunuara, alkoli, pijet e gazuara dhe ushqimeve të tjera të pashëndetshme (ose konsumimi i shumë frutave) mund të cojë në rezistencë ndaj insulinës. Në këtë rast, qelizat e muskujve nuk janë të afta të njohin insulinën e glukozën, dhe më pas glukoza mbetet në gjak duke shkaktuar një rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Kjo con në shtim në peshë dhe tipin 2 të diabetit.
Si ta trajtoni rezistencën e insulinës?
-Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe konsultohuni me një doktor.
-Filloni të punoni 4 orë në javë.
-Shmangni ngrënien e ushqimeve të përpunuara, ëmbëlsirat natën vonë, pijet e gazuara ose me ëmbëlsues etj.
-Konsumoni perime me gjethe jeshile, perime sezonale (4-5 racione në ditë) dhe fruta sezonale (3 racione në ditë).
-Konsumoni peshk, arra, vaj ulliri, fara liri etj për të përmirësuar nivelet e acidëve yndyrorë omega-3.
-Konsumoni ushqim që është i ulët në kalori si (2000-2200 kalori) por i lartë në vlera ushqyese.
-Pini 3-4 litra ujë cdo ditë.
3.Leptinë
Nën gjendjen normale, sinjalet e hormonit të leptinës tregojnë që jeni të ngopur dhe duhet të ndaloni së ngrëni. Por për shkak të mbi-konsumimit të ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë sheqeri si ëmbëlsirat, cokollatat, frutat (që janë të modifikuara) dhe ushqimeve të përpunuara, mbi-furnizimi i fruktozës konvertohet në yndyrë dhe depozitohet në mëlci, në bel dhe në pjesë të tjera të trupit. Atëherë tani, qelizat e yndyrës sekretojnë leptinë. Për sa kohë që vazhdoni të konsumoni ushqime që kanë përmbajtje të lartë fruktoze, më shumë yndyrë akumulohet dhe më shumë leptinë sekretohet. Kjo, desintizon trupin drejt leptinës dhe truri ndalon së marri sinjale se kur duhet të ndalojë së ngrënë. Së fundmi con në shtim në peshë.
=Si të ulim nivelet e leptinës?
-Ju duhet të pushoni mjaftueshëm. Studimet tregojnë që anashkalimi i gjumit mund të cojë që nivelet e leptinës të bien dhe trupi të humbasë sinjalin se kur duhet të ndalojë së konsumuari një ushqim. Kështu që sigurohuni që të flini të paktën 7-8 orë në ditë.
-Hani cdo dy orë
-Shmangni ushqimet e përpunuara, dhe mos konsumoni më shumë se 3 porcione fruta në ditë, konsumoni perime me gjethe jeshile dhe snack-e të shëndetshme.
-Mbajeni veten të hidratuar pasi dehidratimi mund të bëjë që të ndiheni të uritur.
4. Ghrelin
I njohur dhe si “hormone i urisë”, ghrelin ndihmon në stimulimin e oreksit dhe rritjen e depozitimit të yndyrës. Sekretohet nga stomaku kryesisht. Një sasi e vogël e ghrelin-ës gjithashtu sekretohet nga zorra e vogël, truri dhe pankreasi. Nivelet e larta të ghrelin-ës në gjak mund të cojnë në shtim në peshë, dhe njerëzit obezë janë të ndjeshëm ndaj këtij hormone. Në fakt nivelet e Ghrelinës gjithashtu janë të larta kur njerëzit janë në një dietë strikte ose ndërkohë që argjërojnë.
=Si të ulim nivelet e Ghrelin-ës?
-Hani cdo 2-3 orë.
-Hani 6 vakte në ditë.
-Hani fruta të freskëta, perime, burime proteinash, fibra dietike dhe yndyrna të shëndetshme.
-Pini 1 ½ e kupës ujë 20 minuta përpara vaktit.
-Flisni me doktorin nëse problemi vazhdon.
-Mbajeni veten aktivë.
5. Estrogjeni
Të dyja si niveli i ulët si ai i lartë i estrogjenit mund të cojë në shtim në peshë. Fillimisht,po ju themi se si nivelet e rritura të estrogjenit ndikojnë që ju të shtoni në peshë. Nivelet e larta të estrogjenit në trup janë për shkak te mbi-prodhimit të këtij hormoni nga qelizat ovariane ose në sajë të një diete të pasur në estrogjen. Në ditët e sotme, kafshët janë të ushqyera me steroide, hormone dhe anti-biotikë që mund të sillen si estrogjen në trupin tuaj. Tani, kur jeni i shëndetshëm dhe prodhohet sasia e dëshiruar e insulinës, nivelet e sheqerit në gjak janë në rregull. Por kur nivelet e estrogjenit në trup ngrihen, qelizat që prodhojnë insulinë “stresohen”. Kjo bën që rezistenca ndaj insulinës dhe nivelet e glukozës në gjak të rriten duke cuar në shtim në peshë. Së dyti, femrat pre-menopauzale kanë nivele të ulëta të estrogjenit, që vendos një fund ndaj ovulacionit. Kjo më tej ul nivelet e estrogjenit, pasi dhe qelizat ovariane prodhojnë estrogjen. Tani për të marrë mjaftueshëm furnizim të estrogjenit, trupi juaj kërkon qeliza të tjera që prodhojnë estrogjen. Dhe një burim i tillë janë qelizat yndyrore. Kur nivelet e estrogjenit rriten, trupi fillon të konvertojë të gjitha burimet e energjisë në yndyrë për të ri-zvëndësuar nivelet e glukozës. Kjo con në shtim në peshë, vecanërisht në pjesën e poshtme.
=Si t’i mbajmë të qëndrueshëm nivelet e estrogjenit?
-Shmangni konsumimin e mishit të përpunuar. Blini mish organik.
-Shmangni konsumimin e alkoolit.
-Ushtrohuni rregullisht. Bëni joga për të qenë më pak të stresuar sidomos nëse po kaloni në menopauzë.
-Konsumoni drithëra të plota, fruta të freskëta dhe perime.
-Vini në dijeni doktorin për të gjitha ndryshimet në stilin e jetesës që po bëni për të mbajtur nën kontroll nivelet e estrogjenit.
6. Kortizoli
Kortizoli është një hormon steroid i prodhuar nga gjendrat adrenale. Kryesisht sekretohet kur ju jeni të stresuar, në ankth, nervozë, të acaruar ose të dëmtuar fizikisht etj. Dy funksionet primare të kortizolit janë rregullimi i energjisë dhe mobilizimi i saj. Shpjegimi: Kortizoli rregullon energjinë duke vendosur se për cilën energji (karbohidrate, proteina ose yndyrna) kërkohet nga trupi për një funksion të caktuar. Kortizoli ndihmon në mobilizimin e energjisë duke transportuar yndyrna nga rezervat në qelizat e “uritura” ose në muskujt që punojnë. Pra, kortizoli duhet për të përballuar stresin afatshkurtër (mendor, fizik, real ose imagjinar). Kjo con në një rritje të sekretimit të kortizolit që e bën trupin hiperinsulinemik, rrit depozitimin e yndyrës viskoze dhe stimulon maturimin e qelizave yndyrore.
=Si të reduktoni nivelet e kortizolit?
-Bëni një listë me gjërat që doni, dhe shënoni me “tick”ato që përfundoni. Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të kujtoni gjërat që duhet të përfundoni por dhe të ndiheni mirë me veten.
-Mënyra më e mirë për të reduktuar nivelet e stresit është të merrni kohë për veten tuaj. Merruni me një hobi të ri ose mësoni aftësi të reja.
-Kaloni kohë me familjen ose miq të afërt. Nuk ka më mirë se një shoqëri e mirë.
-Merrni disa ditë pushim, dilni nga rutina e përditshme dhe bëni gjëra që si keni bërë kurrë më parë.
-Mjaft u shqetësuat cfarë të tjerët mendojnë për ju.
-Dedikojini një orë praktikimit të një frymëmarrje të thellë, joga dhe meditim për të reduktuar stresin.
-Bëni 7-8 orë gjumë
-Shmangi alkolin, ushqimet e përpunuara dhe ato të skuqura.
7. Testosteroni
Femrat gjithashtu krijojnë nivele më të ulëta të testosteronit (15-70 ng/Dl). Testosteroni ndihmon në djegien e yndyrës, forcimin e kockave dhe muskujve dhe përmirësimin e libido-së. Te femrat, testosterone prodhohet në ovarie. Mosha dhe stresi mund të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme nivelet e testosteronit te femrat. Dhe një nivel i ulët është i lidhur me humbjen e densitetit të kockave, humbjes së masës muskulare, obezitetit dhe depresionit. Kjo mund të rrisë stresin dhe inflamacionin duke cuar në më shumë akumulim yndyre.
Si të normalizoni gjendjen?
-Flisni me doktorin për të kontrolluar nivelet e testosteronit.
-Përfshini ushqime të pasura në fibra për të humbur peshë si farat e lirit, farat e kungullit dhe drithërat e plota etj.
-Ushtrohuni rregullisht për të përmirësuar nivelet e testosteronit dhe për të fuqizuar metabolizmin tuaj.
-Merrni vitamin C, probiotikë dhe suplemente magnezi për të parandaluar kapsllëkun.
-Shmangni konsumimin e alkolit pasi mund të dëmtojë mëlcinë apo veshkën tuaj.
-Merrni suplemente zinku apo proteine për të përmirësuar nivelet e testosteronit.
8. Progesterone
Hormonet progesterone dhe estrogjeni duhet të jenë në balancë për të ndihmuar trupin të funksionojë sic duhet. Nivelet e progesteronit mund të bien për shkak të menopauzës, stresit, përdorimit të kotraceptivëve, ose në sajë të konsumimit të ushqimeve që përmbajnë antibiotikë dhe hormone që konvertohen në estrogjen në trup. Kjo mund të cojë në shtim në peshë dhe depresion.
Si të normalizoni gjendjen?
-Flisni me gjinekologun për të marrë një mendim ekspert se cili kontroll lindjeje është më i miri për ju.
-Shmangni konsumimin e mishit të përpunuara.
-Ushtrohuni rregullisht
-Praktikoni frymëmarrjen e thellë
-Shmangni stresin.
9. Melatonina
Melatonina sekretohet nga gjendra pineale që ndihmon në mbajtjen e ritmit circadian prsh koha e fjetjes dhe zgjimit. Nivelet e melatoninës kanë si tendencë të rriten nga mbrëmja deri vonë dhe të ulen sërish në mëngjes. Kështu që nëse flini në një dhomë të errët, nivelet e melatoninës do të rriten dhe temperature e trupit do të bjerë.
Ndërkohë që kjo ndodh, rritja e hormoneve clirohet, që ndihmon trupin të shërohet, përmirëson kompozimin e trupin, ndihmon në formimin e muskujve dhe rrit densitetin e kockave. Por për shkak të ndërprerjes së ritmit circadian, shumë prej jush nuk flenë mjaftueshëm ose kanë errësirën e nevojshme që të ndihmojë trupin të shërohet. Kjo rritje e stresit, con në inflamacion që nxit shtimin në peshë.
-Si të rrisim nivelin e melatoninës?
-Flini në dhomë të errët
-Flini 7-8 orë gjumë
-Mos hani vonë në darkë.
-Fikni të gjitha pajisjet elektronike përpara se të shkoni në shtrat.
-Konsumoni manaferra goji, bajame, qershi, koriandër dhe fara luledielli pasi ato përmbajnë melatoninë.
10. Glucocorticoid
Inflamacioni është hapi i parë për procesin e shërimit. Sidoqoftë, inflamacioni kronik mund të cojë në rezultate të padëshirueshme.Dhe shtimi në peshë është një prej tyre. Glucocorticoid-i ndihmon në reduktimin e inflamcionit. Gjithashtu rregullon përdorimin e sheqerit, yndyrnave dhe proteinave në trup. Glucocorticoid-i rrit “thyerjen” e yndyrnave dhe proteinave por redukton përdorimin e glukozës dhe sheqerit si burim energjie. Megjithëse niveli i sheqerit në gjak rritet duke cuar në rezistencën ndaj insulinës në trup. Kjo e fundit con në obezitet dhe diabet nëse lihet pa trajtuar.
Si të reduktoni nivelin e Glucocorticoid-it?
-Reduktoni stresin fizik dhe mendor për të reduktuar inflamacionin në trup.
-Hani perime të freskëta, fruta, proteina të buta dhe yndyrna të shëndetshme si arrat, farat, vaji i ullirit, vaji i peshkut etj për të reduktuar inflamacionin.
-Bëni 7-8 orë gjum.
-Pini 3-4 litra ujë cdo ditë.
-Ushtrohuni për të mbajtur veten tuaj në formë si fizikisht si mendërisht.
-Bëni shëtitje të gjata për të qartësuar mendimet.
-Kaloni kohë me njerëzit e dashur.
-Flisni me një profesionist nëse po vuani nga depresioni, ankthi etj.
-Mos ndiqni dieta strike pasi kanë tendencë të rrisin inflamacionin.
-Shtimi në peshë për shkak të hormoneve mund të jetë paksa me hile, dhe ju duhet të jeni shumë të kujdeshëm në trajtimin e mos-balancave hormonale.
Kujdes:
-Mos filloni vetë-mjekimin pasi shtimi në peshë është një problem i shumëfishtë dhe duhet të gjeni rrënjët në mënyrë që të humbni peshë pa dëmtuar shëndetin tuaj.
-Flisni me doktorin për të zbuluar nëse shtimin në peshë është hormonal.
-Nëse janë hormonet që po shkaktojnë shtimin në peshë, janë dhe hormone të tjera gjithashtu.
Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit