10 benefitet që sjell domatja në lëkurë

10 benefitet që sjell domatja në lëkurë


Domatet janë të domosdoshme në cdo kuzhinë. Konsumimi ditor i tyre fuqizon shëndetin, bashkangjitur shijes së mrekullueshme që i japin ushqimit. Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, shëndetit të stomakut, redukton presionin e gjakut, parandalon infeksione të traktit urinar dhe ndihmon kundër kancereve të ndryshme. Përpos efekteve që sjell në shëndet, mund ta përdorni këtë përbërës kuzhine dhe në maska të ndryshme bukurie. Ato përmbajnë një nivel të lartë të “lycopene”, një antioksidant i fuqishëm që ka benefite të mrekullueshme në lëkur. “Lycopene” mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë, duke vonuar plakjen e lëkurës dhe duke ju mbrojtur nga kanceri i lëkurës. Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe A si dhe veti qetësuese dhe astringjente.

Domatet mund të bëjnë mrekullira në lëkurën dhe flokët tuaj kur përfshihen në rutinen tuaj të bukurisë.
Ja ku janë 10 benefitet që kanë domatet në bukurinë e lëkurës suaj:
1. Trajtojnë aknet
Domatet përmbajnë acid salicilik, i cili është efektiv në trajtimin e akneve. Acidi salicik ndihmon në përtharjen e tyre.
Përgatitja:
-Shtypni një domate të pjekur
-Përhapeni në zonat akneike
-Lëreni në lëkurë për 20-30 min.
-Shpëlajeni me ujë të vakët.
Natyra astringjente e domates ndihmon në absorbimin e vajit të tepërt nga lëkura, e cila ndihmon në përtharjen e akneve. Si një vlerë të shtuar, domatet kanë veti të zbardhjes së lëkurës në mënyrë natyrale, me anë të së cilës redukton shenjat e akneve.
2. Zvogëlon poret e mëdha të hapura
Poret e mëdha mund të lehtësojnë kalimin e pluhurit dhe grimit, ku në këtë mënyrë rrisin shanset për shfaqjen e gropave dhe akneve. Nëse keni pore të mëdha të hapura në lëkurën tuaj, përdorni domate për t’i zvogëluar. Domatet punojnë si një astringjent natyral që ndihmojnë në tendosjen e lëkurës dhe zvogëlimin e poreve të hapura. Përpos faktit që ndihmojnë në reduktimin e poreve, domatet ndihmojnë në zbardhjen e njollave të zeza, duke bërë lëkurën tuaj të duket me e rë.
Përgatitja:
-Vendosni një 1 lugë gjelle lëng domateje në një tas.
-Përzieni disa pika lëng të freskët limoni.
-Pasi ta lani fytyrën tuaj me ujë, përdorni një top pambuku për të aplikuar këtë përgatitje në lëkurë aty ku keni pore të mëdha.
-Lëreni për 15 minuta.
-Lajeni me ujë të ftohtë, dhe më pas thajeni me një peshqir të pastër e të butë.
-Përdoreni këtë trajtim dy herë në javë.
3. Kontrollon sekretimin e vajit të tepërt
Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, ju mund të menaxhoni sekretimin e vajit të tepër në lëkurë me domate. Domatet pëmbajnë reduktues të vajit natyral dhe vetitë astringjente ndihmojnë në heqjen nga lëkura të vajit të tepërt. Përpos pjesës së eliminimit të vajit të tepërt, domatet janëë efektive për trajtimin e akneve.
-Prisni domaten në gjysëm dhe fërkoni gjysmat e domates në lëkurën tuaj. Lëreni lëngun të qëndrojë në lëkurën tuaj për rreth 15 minuta. Lajeni me ujë të pastër dhe thajeni me një peshqir të butë. Bëjeni një herë në ditë. Një alternativë tjetër është përzierja e lëngut të dy domateve me 3-4 lugë gjelle lëng kastraveci. Aplikoni këtë përgatitje në fytyrën tuaj dhe fërkojeni me lëvizje rrethore. Prisni 10 minuta, më pas lajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni një herë në ditë përpara se të shkoni në shtrat.


4. Trajton djegien e lëkurës nga dielli
Domatet janë shumë efektive në trajtimin e djegies së lëkurës nga dielli. Sasitë e larta të licopene-s në domate jo vetëm që mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme, por qetëson lëkurën dhe neutralizon sipërfaqen e saj. Një studim i vitit 2001 i publikuar në “Journal of Nutrition” raporton që pasta e domates ndhmon kundrejt eritemës së ndikuar nga rrezet ultravjollcë. Vendosni 2 domate të mëdha dhe ½ e kupës me kos në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë. Aplikoni pastën në zonën ku keni djegie. Prisni 10-15 minuta, më pas lajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në ditë.
5. Pastron njollat
Njollat mund të ndodhin kudo në lëkurë në formën e ngjyrës jo-të njëtrajtshme ose njollave të errëta. Tashmë mund t’i pastroni duke përdorur domaten. Domatet janë jashtëzakonisht efektive në trajtimin e njollave të shkaktuara nga poret.
-Përzieni 2 lugë caji pulpë domateje me një 1 lugë caji tërshërë ose jogurt.
-Me butësi aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni për 20 minuta.
-Shpëlajeni me ujë të ftohtë.
6. Ndricon/zbardh tonin e lëkurës
Domatet konsiderohen si agjentë zbardhues natyralë dhe ndihmojnë në zbardhjen e tonit të lëkurës. Gjithashtu vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron qelizat nga dëmtimi i radikalëve të lirë.
-Përgatisni një maskë fytyre me 3 lugë gjelle lëng domateje, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë gjelle krem qumështi. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe në zonën e qafës. Lëreni për 15 miuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni dy herë në javë.
Një alternativë tjetër është: Përzieni bashkë 2 lugë gjelle lëng domateje dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Aplikoni përgatitjen në lëkurë. Prisni 10 minuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni cdo ditë.


7. Heq qelizat e vdekura
Qelizat e vdekura që janë të akumulura në sipërfaqe mund t’ju marrin të gjithë shkëlqimin e lëkurës suaj. Domatet me lehtësi largojnë qelizat e vdekura, duke i rikthyer shkëlqimin lëkurës suaj. Plus në të ndikojnë dhe vitaminat A,C dhe K.
-Prisni një domate të freskët në dy pjesë. Spërkasni pak sheqer pluhur në një nga copat dhe aplikojeni në lëkurë duke përdorur lëvizje rrethore. Kjo maskë përdoret 1 herë në javë.
8. Parandalon plakjen e parakohshme
Vetitë antioksiduese të domateve reduktojnë dëmin e radikaleve të lirë në trup duke e mbajtur lëkurën tuaj të rinuar dhe të shëndetshme. Ju duhet të përfshini domatet në dietën tuaj. Duke qenë një burim i pasur i “lycopene-s”, domatet ndihmojnë lëkurën tuaj të absorbojë më shumë oksigjen, duke parandaluar plakjen e parakohshme .
-Vendosni pulpën e 1 domateje dhe 1 avokadoje të pjekur në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë.
-Aplikoni masën e përgatitur në lëkurë.
-Lajeni me ujë të vakët dhe thajeni me një peshqir të butë.
-Përdoreni këtë maskë një herë në javë.
-Gjithashtu mund të pini dhe lëng domateje për të pasuruar lëkurën tuaj nga brenda.
9. Trajton flokët e yndyrshëm
Natyra acidike e domateve ndihmon në balancimin e niveleve të pheashit në skalp, gjë që është e rëndësishme për kontrollimin e sekretimit të vajit të tepërt.
1. Pasi të lani flokët, aplikoni lëng domateje të freskët në skalpin tuaj.
-Lëreni aty për 10 minuta.
-Lani flokët me ujë të ftohtë.
-Bëjeni 1-2 herë në javë.
-Kjo është gjithashtu efektive në kontrollin e zbokthit.
10. Suporton shëndetin e flokëve
Domatet mund të ndihmojnë që flokët tuaja të duken shumë më mirë. Vitaminat në të ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre. Ato ndihmojnë në balancimin e nivelit të pheashit në flokët tuaja. Gjithashtu i japin një shkëlqim natyral të flokëve.
-Përzieni dy domate, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 lugë caji xhel aloe vera në një pastë të butë. Aplikoni këtë pastë në skalp. Vendosni një kapele dushi për 30 minuta, më pas lajini flokët tuaja si zakonisht. Përdoreni këtë maskë njëherë në javë.

error: Nuk lejohet kopjimi!