Vetitë kurative të çajit të rigonit

Vetitë kurative të çajit të rigonit

Njihet si një bimë aromatizuese e cila mund të përdoret edhe në gatimet tona të përditshme. Por këto vlera kurative të çajit të rigonit ndoshta  nuk i keni ditur. Lexoni artikullin më poshtë për t’u njohur me ta.

RIGONI:

Kuron virozat dhe gripin

Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj.

Trajton dhimbjet muskulare

Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pirja e një filxani me çaj rigoni do ju vijë në ndihmë brenda pak minutave.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës. Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.

Lufton mikroorganizmat

Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm.

Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

error: Nuk lejohet kopjimi!