Ushqimi i pasur me fibra, pse ju duhet ?

Ushqimi i pasur me fibra, pse ju duhet ?

 

•Të përmirësojë nivelin e kolesterolit në gjak
•Ndihmon në parandalimin e hemoroideve.
•Ndihmon në mbrojtjen dhe mbajtjen e linjës trupore.
•Ndihmojn në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun nga diabeti.
•Ul tensionin e lartë të gjakut.
•Zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së hollë.
•Zvogëlon rrezikun nga qrregullimet digjestive, siq është sindromi i zorrës iritabile.

Në Shoqatën Amerikane Mjekësore është botuar studimi që ka treguar për atë, që të gjithë do të ishim më të shëndetshëm dhe do të kishim jetuar më gjatë sikur të kishim ngrënë më tepër ushqim me fibra.

Ushqimi i pasur me fibra gjatë traktit tretes dërgon më shumë fije ushqyese të patretura.

Duhet ditur që nuk janë të gjitha fibrat e njejta dhe që llojet e ndryshme të fibrave kanë veprim të ndryshëm në organizmin tonë.

Fibrat e tretshme, p.sh treten në ujë. Në zorrët e juaja ato lidhen me bilen dhe ndihmojnë që kolesteroli I keq të dale nga organizmi juaj. Gjithashtu, ato ngadalësojnë shpejtësinë e zbrazjes së stomakut tuaj që i mundëson më shumë kohë të shfrytëzojë nutrientët nga ushqimi.
Fibrat e patretshme nuk treten në ujë, por sikurse të tretëshmet, ato e thithin ujin dhe ndihmojnë lëvizjen e ushqimit nëpër sistemin tretes tuajin, që për pasojë ka nevoja më të larta, që ndihmon mos të keni kapsllëk.

Sa gram fibra na mjaftojnë në ditë?

Marrja e rekomanduar e fibrave për të rriturit është 20-38 gr në ditë,
Për meshkuj pas 50 vjetësh rekomandohet 30gr, e ndër 50 vjec 38 gr.
Për femra mbi 50 vjec rekomandohet 21 gr në ditë, ndër 50 vjec 25gr.
Kur ta rrisni marrjen e fibrave më tepër sa që është e caktuar duke llogaritur moshën, mbani në mend se duhet të pini tē pakten 8 gota ujë në ditë.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!