Të pish ujë gjatë ushqimit apo pas ushqimit, ju flasim për këtë dilemë

Të pish ujë gjatë ushqimit apo pas ushqimit, ju flasim për këtë dilemë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.

Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion. Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.

Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur. A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë? Ja keshillat për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

Ujë pas zgjimit
Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni. Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

Ujë para një vakti
Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen. Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë. Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse. Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

Ujë përpara se të bëni banjë
Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

Ujë përpara se të flini
Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.

Oraret e duhura të pirjes së ujit
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë. Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

error: Nuk lejohet kopjimi!