Sindroma pre menstruale PMS

Sindroma pre menstruale PMS

Sindroma Pre Menstruale PMS ose PMT (premenstrual tension), është një tërësi simptomash emocionale dhe fizike të lidhura me ciklin menstrual të femrave. Këto ndodhin në fazën luteale të ciklit menstrual, pra disa ditë para periodave. Rreth 90% e femrave preken nga këto shqetësime ndërkohë që për disa janë të lehta, për disa të tjera dhimbjet janë të padurueshme.

Cilat jane simptomat e PMS?
1. Psikologjike
– luhatje humori
– humbje e vetëbesimit
– agresiviteti
– e irrituar
– përqëndrim i dobët
– lodhje, debulesë
2. Fizike
– forcim dhe dhimbje gjoksi
– fryrje e barkut ose stomakut
– shtim në peshë
– fryrje të këmbëve
– dhimbje koke

Por nuk është e thënë që të gjitha këto simptoma ti lidhim me PMS. Ato mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë si: depresioni, stresi, anemia apo probleme me gjendrat tiroide.

Duhet të siguroheni që këto simptoma janë thjesht para-menstrule në të kundërt bëni analizat e nevojshme.
PMS ka një kohëzgjatje të caktuar para dhe pas ciklit. Nëse shqetësimet nuk ndërpriten atëherë nuk është thjesht faji i hormoneve.

Nuk ka nje shpjegim të saktë të shkakut të kësaj sindrome, por mendohet që ka të bëjë me luhatjet e nivelit të hormoneve femërore pas ovulacionit. Luhatjet në nivele normale te hormoneve lidhen me ciklin mujor, fryrja e gjoksit, e barkut apo dhimbja e kokës. Ndërsa efektet emocionale si irritimi, stresi, luhatjet e humorit, mund të lidhen me nivel më të ulët se normalja të një përbërësi kimik në tru (serotonine). PMS nuk ka lidhje me ndonjë anomali në organet e pjesës së legenit.

error: Nuk lejohet kopjimi!