Pse është shumë e shëndetshme receta e Guakamole-s?

Pse është shumë e shëndetshme receta e Guakamole-s?

Baza e kësaj recete i referohet avokados e cila kur konsumohet ka këto veti të mrekullueshme në organizëm: – Parandalon kancerin e prostatës. – Përbërësit e saj janë në gjendje për të kërkuar qelizat parakanceroze dhe kanceroze te kancerit ne goje dhe asgjësimin e tyre pa dëmtuar qelizat e shëndetshme. – Avokado dhe vaji i ullirit kanë permbajtje te larte te acidit oleik,dhe mund të parandalojne kancerin e gjirit. – Avokadot kanë më shumë lutein karotenoid se çdo frut tjetër i konsumuar zakonisht i cili mbron nga problemet e syrit. – Avokadot janë te pasura në sitosterol beta-, një kompleks që ka treguar për nivele më të ulëta të kolesterolit. – Një avokado ka 23% të vlerës së rekomanduar ditore ne folate. Njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një mundësi më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e konsumojnë. Vitamina E dhe glutathione tek avokado ndihmon per zemren tuaj. – Nivelet e larta të acidit folik në avokado janë edhe mbrojtëse kundër atakeve ne zemer. – Absorbim më të mirë te perberesve te ushqyeshem – Avokadot janë një burim i shkëlqyer i glutathionionit, një antioksidant i rëndësishëm që është i rëndësishem në parandalimin e plakjes, kancerit, dhe sëmundjet e zemrës. – Avokadot janë burim i mirë i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon ne ruajtjen shëndetin tonë.
Qepa është një tjetër përbërës i rëndësishëm i sallatës Guakamole. Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Ajo është në gjendje të parandalojë përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylocoçus aureus, Microcoçus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden shpesh në ushqime. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq, eliminon parazitët, ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, hekur, azot, silic, selen dhe sodium. Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë.
Hudhra- është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Ka veti të fuqishme antibiotike. Allicina përbëresi kryesor i saj mund të vrasë edhe stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA). Hudhra na mbron nga kanceri, mbron nga shumë probleme të zemrës, relakson enët e gjakut, redukton presionin e gjakut. Përbërësit e hudhrës ndihmojnë arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje. Hudhra ka 1% te forcës se penicilinës dhe mund ti luftojë një numër të bakterieve si Listeria, Salmonella, Cryptococcal meningitis, Candida albican dhe ZStaphylococcus. Problemi me shumicën e antibiotikëve është se bakteria krijon reziztencë ndaj tyre por kjo nuk ndodh ndaj hudhrës. Një thelp hudhre në ditë përmirëson shëndetin tuaj, ndërsa dy deri në tre thelbinj në ditë ju ndihmojnë për të parandaluar ftohjen. Zvogelon shancet për goditje (pika në tru) per 30-40% dhe sëmundjen e zemrës per 20-25%.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Vaji i ullirit përmban lecitin, polifenol dhe vitamina A, D, E dhe K. Ai përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme. Vaji i ullirit ndikon në zvogëlimin e mbledhjes së kolesterolit dhe rregullon marrëdhënien LDL dhe HDL të yndyrës duke çuar kështu tek shumimi i yndyrës së ‘mirë’ (HDL) ndërsa zvogëlon yndyrën e ‘keqe’ (LDL). Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësin e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj të ullirit për 45 për qind janë më të mbrojtura ndaj kancerit të gjirit. Ndihmon në tretje: Tretet lehtë dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut shumë më lehtë e pranon vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Ndikon shumë mirë në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti. Rregullon enzimat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon yndyrën në mëlçi. (asteatoza). Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorin insulinë të mos vijë deri tek ndonjë komplikim.
Limoni ? përmban Vitaminë C, vitaminat e grupit B, karotinë ose vitamina A, P, kripëra minerale, kalcium, kalium, hekur, magnez, mangan, fosfor, sheqer e acid citrik si dhe vaj esencial eterik në lëkurën e tij, i cili ka veti antitoksike. Prania e lartë e vitaminës C dhe flavonoideve në frutin e limonit i jep atij veti mjekësore antiseptike me efekte shëruese mjaft të veçanta, dhe e bën antioksidant shumë të rëndësishëm për pastrimin e organizmit nga radikalet e lira si dhe rritjen e sistemit imunitar. Në 100 ml lëng limoni ka afërsisht 50 miligramë vitaminë C, e cila është rreth 60-70% e sasisë ditore të vitaminës C të rekomanduar për organizmin e njeriut, 7% të nevojave ditore të kaliumit, 1% kalcium dhe 9% të magnezit. Limoni është tretës i mirë për stomakun, ka veti diuretike, antipiretike, rrudhëse, dezinfektuese, tonifikuese, antikancerogjene, tretës ideal i yndyrnave, etj. Limoni ndikon në parandalimin e infarkteve, ngadalëson plakjen, mban të shëndetshëm dhëmbët si dhe duhet të theksojmë efektet e tij kundër anemisë dhe kjo i atribuohet sasisë së madhe të vitaminës C e cila favorizon përthithjen e hekurit nga organizmi, duke lehtësuar formimin e rruazave të kuqe.
Domatja ? përmban karoten, vitaminën C, vitaminën A, antocianinën, likopenin. Likopeni ky antioksidant i fuqishëm është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV, mbron ndaj kancerit të prostatës. Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës sëtrashë. Këshillohet që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjve inflamatore të lukthit. Domatja e fresket, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike.
Kastraveci ? përmban 95% ujë! Konsumimi i tij ju mban të hidratuar dhe zëvendëson sasinë e ujit që ju duhet të pini në ditë. Kastraveci ka një numër të pafund vitaminash dhe mineralesh për të cilat trupi ka nevojë: vitamina K, B dhe C, bakër, potas dhe magnez. Kastraveci përmban gjithashtu polifenole, për të cilat thuhet se ulin rezikun e sëmundejve kronike.Ai mbron trurin sepse përmban anti-inflamator,flavonol, fisetin të nevojshme për trurin dhe kujtesën. Ai gjithashtu mbron qelizat nervore nga plakja. Ul rrezikun e kancerit: kujtoni polifenolet që përmendëm më lart. Tek kastraveci ndodhet një lloj i tillë i quajtur lignan ( ponoresinol, lariciresinol dhe secoisolariciresionol) për të cilat thuhet se ulin rrezikun e kancerit në tru, kancerin e prostatës etj. Kastraveci ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme spese ka pak karbohidrate por ka shumë fibra tretës që në zorrë treten dhe kthehen në xhel e kështu ju ndihmojnë për të ngadalësuar tretjen e si rrjedhojë do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Ja pse kam të drejtë kur ju them që kjo recetë është shumë e shendetshme!!!
Receta e sallatës meksikane Guakamole.. nuk i hodha piper siç është në versionin origjinal receta pasi im bir nuk I preferon ushqimet pikante. Përbërësit:
1 avokado ?
1 kokërr qepë e kuqe ose e bardhë,
2-4 thelpinj hudhër,
1-2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër,
1 kokërr limon jeshil lime ose limon i zakonshëm?,
1-2 domate mesatare ??,
1 kastravec mesatar ?,
pak kripë ?,
piper sipas preferencës.
error: Nuk lejohet kopjimi!