Plani ushqimor 1-ditor për gratë shtatzëna rreth 2200 kalorik

Plani ushqimor 1-ditor për gratë shtatzëna rreth 2200 kalorik

Të hani ushqime të shëndetshme gjatë shtatzanisë mund të kërkojë më shumë përpjekje, pasi trupi juaj ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe energji.

Ky plan 1-ditor i një shtatzanie të shëndetshme është krijuar për t’u siguruar që ju po merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten.

Të rrisni një jetë tjetër brenda jush është paksa delikate dhe kërkon shumë energji dhe përkushtim. Të merrni balancën e duhur të ushqyesve çdo ditë është e rëndësishme për optimizimin e shëndetit tuaj dhe shëndetit të bebes që gjendet në barkun tuaj.

Ky plan ushqimor është i mbushur me shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina të buta, të nevojshme për trupin tuaj në këtë periudhë kaq të rëndësishme.

Kjo ditë përfshin ushqime të pasur në proteina, folat, fibra, hekur dhe kalcium (lëndët ushqyese që ju duhen më së shumti ku jeni shtatzënë). Ky plan është i bazuar në një dietë 2200 kalorike, megjithatë ju mund t’ju nevojiten më shumë ose më pak kalori në varësi të nevojave ushqimore që keni. Flisni me doktorin ose dietologun tuaj për të alternuar këtë plan në mënyrë që t’ju përshtatet sa më mirë.

Mëngjesi (487 kalori)

– 1 ½ e kupës smoothie me gjalpë kikiriku-luleshtrydhe-kale të përzier me 1 lugë gjelle fara liri.
-3/4 e kupës drithëra me ¾ e kupës qumësht soje

Vakt i ndërmjetëm (267 kalori)

-1 banane mesatare
-25 pistakë

Dreka (481 kalori)

Bukë në formë pice  me pesto (lloj salce)
-1 kulaç i ndarë në dy pjesë ( me grurë të plotë)
-1/4 e kupës me fasule të bardha, pa kripë e të shtypura
-2 lugë gjelle pesto (lloj salce)
-1 kupë spinaq
-1/3 e kupës djathë mocarela

Ndani në dy pjesë kulaçin. Lyejeni me salcë pesto secilën gjysëm. Mbi secilën gjysëm vendosni spinaq, domate, pulë dhe djath. Vendoseni në sobë derisa djathë të shkrijë, rreth 3-5 minuta.
-1 kupë ose rreth 10 karrota të vogla

Vakt i ndërmjetëm (277 kalori)
Kek me grurë të plotë
-2 copa kek me grurë të plotë
-1/4 e kupës kos natyral
-2 lugë çaji mjaltë
-1/4 e kupës me luleshtrydhe të prera në feta

Piqni lekun dhe sipër vendosini kos dhe mjaltë, si dhe luleshtrydhet e prera në feta.

Darka (966 kalori)

-1 ½ e kupës pite me pulë dhe perime
-2 kupa spinaq me 2 lugë caji vaj ulliri dhe uthull balsamike.

Totali ditor: 2208 kalori, 96 gr proteina, 2269 gr kripë, 40 gr fibër, 846 mcg folat, 27 mg hekur, 1880 mg kalcium.

Shënim: Ky plan ushqimor është i kontrolluar për kalori, proteina, folat, fibra, hekur, kalcium dhe kripë. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ushqyes në vecanti, flisni me doktorin ose dietologen tuaj për të alternuar këtë plan ushqimor që t’i përshtatet më së miri nevojave tuaja.

error: Nuk lejohet kopjimi!