Ja disa mënyra natyrale për të rritur sistemin imunitar të fëmijës tuaj.

Ja disa mënyra natyrale për të rritur sistemin imunitar të fëmijës tuaj.

Është përgjegjësia e secilit nga ne për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijës. Ato janë qenie sumë delikate dhe kanë nevojë për përkujdesje. Ja disa mënyra natyrale për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës tuaj.

·        Ushyerja me gji. Si një nënë ju e keni për detyrim t’i servirni fëmijës tuaj qumështin e jetës, qumështin e gjirit. Ky qumësht i cili është i pasur me antitrupa të cilat forcojnë sistemin imunitar, rekomandohet t’i jepet fëmijës për rreth një vit.  Kjo për faktin se konsumi i këtij qumështi parandalon shumë sëmundje dhe i bën qelizat imune ndaj faktorëve të jashtëm

·        Mbani fëmijët larg ambienteve ku konsumohet duhan.  Femijët janë tepër të ndjeshëm ndaj tymit të duhanit.  Nëse ju si prind kinsumoni duhan apo e mbani fëmijën në ambiente ku konsumohet duhan, dijeni se po i “dhuroni” atij rreth 40.000 toksina, të cilat dëmtojnë sistemin imunitar të të voglit tuaj. Përvec infeksioneve ata mund të shkaktojnë edhe sëmundje neurologjike.

·        Mësojëni fëmijën të bëjë gjumë të rregullt.

10-13 orë gjumë në ditë i bëjnë fëmijë tuaj mrë, pasi  sistemi imunitar i tij do të forcohet. Nëse fëmija nuk e bën këtë orar të plotë të gjumit, atëherë bëhet i ndjeshëm ndaj indikatorëve të jashtëm, duke mos luftuar sëmundjet e ndryshme.

·        Shmangni situatat e stresit dhe ankthit.

Trupat e fëmijëve kanë të njëjtën përgjigje ndaj stresit ashtu si edhe të rriturit.  Sa më i lartë të jetë niveli i stresit aq me shumë e humb imunitetin trupi i fëmijës.

·        Mbani larg fëmijëve ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri.

 Sasia e lartë e sheqerit e shtyp imunitetitn e trupit të fëmijës. Prandaj zvogëloni sasinë e tij dhe jepini fëmijës produkte të freskëta si: fruta, perime të freskëta si dhe vezë e mish.

·        Konsumimi i produkteve probiotike

Sa më shumë produkte probiotike t’i jepni fëmijës aq më Imun bëhet sistemi i tyre, probiotikët janë produkte miqësore dhe të shëndetsme si dhe luftojnë viruset.  Ata ndihmojnë në pastrimin e toksinave  dhe mposhtin infeksionet

error: Nuk lejohet kopjimi!