Guida e vitaminave 

Guida e vitaminave 

 

Vitamina A dhe beta karotene
Sjellin këto benefite në trup: rritje, shikim, inde të shëndetshme, lëkurë, flokë, dhe rezistente ndaj infeksioneve.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 5000 IU- qumështi, gjalpi, vezët, mëlçia, perimet e verdha dhe jeshile
-Nutrientët sinergjitikë (që punojnë me të): Niacina, C,D,E, acidi pantotenik, zink.
-Simptomat e defiçensës: Probleme me shikimin gjatë natës, kruarje, lëkurë e thatë, humbje të ndjeshmërisë së shijes.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, kortizone, vajëra minerale, nitrate.

Vitamina D
-Sjell këto benefite për trupin: Për kockat, dhëmbët, metabolizëm optimal kalcium-fosfor.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 400 IU-qumësht, vaj merluci, tuna, vaj salmon, vezët.
-Nutrientët sinergjitikë (që punojnë me ta):  Vitamina A, C, Kalcium, fosfor.
-Simptomat e defiçensës: Kocka dhe dhëmbë të butë, fraktura spontane, kurvaturë kockash.
-Interaksione negative: Vaj mineral

Vitamina E
-Sjell këto benefite për funksionet e trupit: Antioksidant, mbron qelizat e membranës dhe indet; mban në mënyrë optimale sistemin qarkullues.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 30IU-vaj vegjetal, drithëra, sallatë jeshile.
-Nutrientët sinergjitikë (që punojnë me ta)-vitamina C, B12, Mangan, selen.
-Simptomat e defiçensës: Performancë e dobët muskulare dhe qarkulluese.
-Interaksione negative: Ndotja e ajrit, vaj mineralesh, pilula të kontrollit të lindjeve.

Vitamina F
-Sjell këto benefite për funksionet e trupit: Influencon në lëkurë, koagulimin e gjakut, kolesterolit, aktivitetit glandular.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: vajëra vegjetalë, fara luledielli. RDA-ja jo e stabilizuar.
-Nutrientë sinergjitikë (për të punuar): Fosfor: A,C,D,E
-Simptoma të defiçensës: Akne, alergji, lëkurë e thatë, flokë të brishtë, ekzema, thonj të brishtë.
-Interaksione negative: Rrezatimi, terapia me rreze.

Vitamina K (Menadione)
-Sjell këto benefite në trup: Mpiksje gjaku (koagulim)
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore:  Perimet me gjethe jeshile, molase, jogurt dhe alfalalfa. RDA-ja nuk është e stabilizuar.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): e panjohur
-Simptoma të defiçensës: Diarre, rritje e tendencës për shfaqjen e hemorragjisë
-Interaksione negative: aspirina, antibiotikët, vaj mineral, yndyrë rancide, terapia e rrezeve X.

Vitamina të tretshme në ujë
Vitamina B1 (Tiamina) Faktor B-kompleks
-Sjell benefite për këto funksione të trupit: Sistemi i zemrës dhe kardiovaskular, rritja, sistemi nervor, prodhimin e energjisë, tretjen.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 1.5 mg drithëra, peshk, mish i butë, mëlç,mish shpendësh, qumësht dhe mish derri.
-Nutrientët sinergjitikë (që punojnë me to): Vitamina B-komplekse, B12 dhe C.
-Simptomat e defiçensës: Lodhje, oreks i dobët, shpime në këmbë, depresion.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, sheqer i tepërt, tabako. Stresi fizik dhe mendor mund të krijojë mungesë të këtij nutrienti.

Vitamina B2 (Riboflavina) Faktori kompleks B
-Sjell këto benefite në trup: Lëkurë e shëndetshme;  Riparim i indeve; Formim i anti-trupave dhe rruazave të kuqe të gjakut.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 1.7 mg drithëra, maja, qumësht, vezë, perime me gjethe jeshile, mish i butë
-Nutrientët sinergjitikë (punojnë me): Vitaminë A, niacinë, B-komplekse, B1.
-Simptomat e defiçensës: Gjuhë me plagë, ndjeshmëri e lehtë ndaj syve.
-Interaksione negative: Alkooli, kafe, sheqer, tabako. Stresi mendor dhe fizik mund të krijojë mangësi të këtij nutrienti.
* Fakte interesante: Pjesën më të madhe të vitaminës K që kërkohet nga trupi i njeriut prodhohet nga bakteriet në traktin intestinal.

Vitamina B3 (Niacina dhe Niacinamide) Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në trup: Lëkurë e shëndetshme, sistem nervor i shëndetshëm, metabolizë qelizor. Konverton ushqimin në energji.
-RDA-ja dhe burimet ushqimore: 18 mg –drithëra, maja, mish të butë, mëlçi dhe vezë.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Komplekse-B, B1,B2, B6, triptofan.
-Simptomat e defiçensës: Dobësi, puçrra në lëkurë, humbje kujtese, irritim, insomi.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, sheqer, antibiotikë. Stresi fizik dhe mendor mund të shkaktojë mungesë të këtij nutrienti.

Vitamina B5 (Acidi panototenik) Faktori B Kompleks
-Sjell këto benefite në trup: Ndihmon në konvertimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Sistemi imunitar.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 7.0 mg- shumica e ushqimeve me bazë bimore dhe shtazore.
-Nutrientët sinergjitikë  (punon me): Acidin folik, biotinën , kompleksin B.
-Simptomat e defiçensës: Dobësi, depresion, rritja e rezistencës ndaj infeksioneve.
-Interaksione negative: Alkooli, kafeja. Stresi fizik dhe mendor mund të shkaktojë mangësi të këtij nutrienti.

Vitamina B6 (Pirodoksinë) Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në trup: Rruza të kuqe të shëndetshme gjaku, mishra dhe dhëmbë të shëndetshëm, si dhe një sistem nervor i shëndetshëm.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 2.0 mg-drithëra, maja, mish, banane dhe perime.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Vitaminë C, biotinë, acid pantotenik, niacinë, magnez.
-Simptomat e defiçensës: Lodhje, anemi, disfunksionim i nervave, irritim.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, tabako, pilula për kontrollin e lindjeve. Stresi fizik dhe mendor mund të shkaktojë mangësi të këtij nutrienti.

Vitamina B12 (Cyanocobalamina) Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në funksionet trupore: Zhvillimi i rruazave të kuqe të gjakut, rritja dhe mbajtja e sistemit nervor.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 3.0 mcg-peshk, mish të butë, mëlçi, qumësht.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Acid folik, A, B1, B6, niacin, biotina, acidi pantotenik.
-Simptomat e defiçensës: Anemi, dobësi, lodhje, gjuhë me plagë, degjenerim i nervave.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, tabako, defiçensa e kalciumit

Acid folik (Folacin, Folat) Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në funksionet trupore: Prodhimi i rruazave të kuqe të gjakut, qelizat dhe indet. Rritje normale; trakt i shëndetshëm intestinal.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 400 mcg-maja, perime me gjethe jeshile dhe mishra.
-Nutrientë sinergjitikë (punon me): Vitaminë C, B6, B12, niacinë.
-Simptomat e defiçencës: Anemi, probleme intesinale, gjuhë me njolla.
-Interaksione negative: Alkool, kontraceptivë oralë, tabako, mjekime sulfa. Stresi fizik dhe mendor mund të shkaktojë mungesë të këtij nutrienti.

Kolina-Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në funksionet trupore: Transmisioni i nervave. Rregullon mëlçinë dhe fshikëzën. Strukturën e membranës qelizore.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: Maja, vezë, peshk, lecithinë, mishra, sojë.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Vitaminë A, B-komplekse, inositol, acid folik.
-Simptoma të defiçensës: Probleme me rritjen, mëlçia dhe funksion të veshkave të dëmtuar.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, sheqer.

Inositol-Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në trup: Metabolizmi i kolesterolit dhe yndyrës. Funksioni i nervave.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: Molasa, majaja, lecithina, fruta, mish, qumësht, arra.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Kolinë, B-komplekse, dhe B12.
-Simptomat e defiçensës: Humbja e flokëve, kapsllëk, anormali syri, kolesterol i lartë.
-Interaksione negative: Alkool, kafe.

**Fakte interesante: Disa doktorë rekomandojnë kolinën (Choline) për alkoolikët dhe diabetikët. Përdoret për të luftuar sëmundjen e Alzheimer, anginën, aterosklerozën, mëlçinë yndyrore, presionin e lartë të gjakut, trombozën dhe goditjet.

Acid para-aminobenzoik (PABA) Faktori B kompleks
-Sjell këto benefite në funksionet trupore: Formimi i rruazave të gjakut, pigmentimi i lëkurës dhe mund t’ju ndihmojë të riktheni ngjyrën fillestare të flokut.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: molasë, vezë, mëlçi, oriz, maja.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): B-komplekse, acid folik
-Interaksione negative: Alkool, kafe, mjekime sulfa.

Vitamina C (Acidi askorbik)
-Sjell këto benefite për trupin: Shërim të plagëve, sistemit imunitar. Mban mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, lëkurën, gjakun.
-RDA-ja dhe burimet ushqimore: 60 mg-fruta, manaferra, lakra, perime dhe domate.
-Nutrientët sinergjitikë( punon me): vitamina A, B6, acidi pantotenik, zink.
-Simptoma të defiçensës: Nxihen lehtësisht, shërim të plagëve, nyje që dhembin.
-Interaksione negative: Antibiotikë, aspirinë, stres, kortizoni. Stresi fizik dhe mendor shkaktojnë mangësi të këtij nutrienti.

Vitamina H (Biotina) Faktori kompleks B
-Sjell këto benefite për trupin: Lëkurën, sistemi qarkullues. Metabolizëm i karbohidrateve, proteinave, yndyrnave.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 200 mcg-të verdhë veze, perime me gjethe jeshile, qumësht, mëlçi dhe veshka.
-Nutrientët sinergjitikë (punon me): Vitaminë A, B2, B6, niacinë.
-Simptoma të defiçensës: Njolla në lëkurë jo-specifike.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, vezë të bardha, antibiotikë.

Vitaminë P (Bioflavonoide)
-Sjell këto benefite për trupin: Mbajtja optimale e rruazave të kuqe të gjakut, kapilarë të shëndetshëm dhe vena.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: Lëkura dhe pulpa e frutave.
-Nutrientët sinergjitikë (Punon me): Vitaminë C
-Simptomat e defiçensës: Mishra të gjakosur të dhëmbëve, i ftohti dhe ekzema.
-Interaksione negative:  Antibiotikët,aspirina, tabako, kortizoni, mjekimet.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!