Flet nutricionistja: Ja cilat ushqime na shkaktojnë lodhjen fizike

Flet nutricionistja: Ja cilat ushqime na shkaktojnë lodhjen fizike

Reduktimi i alkoolit dhe kafeinës, si dhe mbajtja e një dietë të shëndetshme është e këshillueshme për të luftuar lodhjen. Nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme aminoacidesh esenciale (kryesisht tek produktet me origjinë shtazore) të cilat na ndihmojnë për qarkullimin e sheqerit në gjak, për krijimin e hemoglobinës, sintezën e proteinave në muskuj dhe ndërtimin e masës muskulore ne do të ndihemi të lodhur.

PORTALI.info: Cilat ushqime e luftojnë lodhjen?

Kripa, është një tjetër element që nëse konsumohet në sasi të mëdha do të çrregullojë ekuilibrin bazik acidik me konsumimin më të madh të natriumit (që përmban kripa e kuzhinës), ndërsa nga mungesa e kaliumit qelizat tona do të fillojnë të vuajnë duke shfaqur shenja të lodhjes. Natriumi zë vendin e kaliumit në organizëm dhe lidh sasitë e mëdha të ujit në qeliza dhe pamundëson kalimin e energjisë .

Për rrjedhojë do të ndihemi të rëndë, të fryrë dhe të përgjumur. Po kështu konsumimi i pijeve të gazuara dhe atyre alkoolike, bëjnë që për tretjen e tyre organizmi të harxhoje sasi më të mëdha të energjisë.

Nëse në mëngjes do të keni konsumuar ushqime te përbëra nga karbohidrate të thjeshta (si bukë e bardhë dhe reçel), gjatë orëve të pasdites do të ndiheni të lodhur si pasojë e hipoglicemisë (përqëndrimit të zvogëluar të sheqerit në gjak).

Kur dieta juaj bazohet në ushqime të varfëra me lëndë ushqyese pra kur bazohet në ushqime të përpunuara industrialisht, oriz i zbardhur, prodhime të konservuara, mielli i bardhë dhe nënproduktet e tij edhe kjo shoqërohet me lodhje.

Një tjetër kategori ushqimore qe krijon lidhje është kur konsumoni ushqime të pasura yndyrore. Sasia e ekzagjeruar e yndyrës ngadalëson dukshëm tretjen .

Kështu, tretja e ushqimit në këto raste zgjat jo me pak se 4-5 orë dhe shkakton ndjenjën e rëndesës në stomak, lodhje dhe përgjumësi. Ushqyerja e varfër me vitaminën B kompleks shfaq dukshëm lodhje dhe kjo shfaqet me shumë tek ato që kanë vendosur të kenë një stil ushqimi si vegjetarianë. Gjithashtu kapërcimi i vakte duke anashkaluar mëngjesin është një tjetër faktor kontribues në shfaqjen e lodhjes. Mungesa e vitaminës C është një tjetër faktor dominant në lodhjen tonë.

Gjumi, aktiviteti fizik dhe ushqyerja korrekte na ndihmojnë më së miri të mposhtim lodhjen. Për këtë: Flini më shumë, nuk është mëkat nëse flini më herët apo nëse qëndroni pak më gjatë në krevat. Aktiviteti fizik mund të ju ndihmojë shumë. Do te mjaftonin gjithsej 30 minuta ecje e shpejte në park. Natyrisht, dieta korrekte ndihmon shumë në luftën kundër lodhjes.

Shmangni: Sasitë e mëdha të kafesë dhe lëngjeve që përmbajnë kafeinë, pijet me gaz dhe ato energjike, shmangni alkoolin si dhe ëmbëlsirat dhe ushqimet e yndyrshme, ushqimet qel kanë përmbajtje të lartë pesticidesh, herbicidesh, hormonesh dhe lëndë të tjera të dëmshme, si dhe ato me shtesa të ngjyruesve artificialee konservantë pasi shkaktojnë lodhje dhe rrezik të shtuar nga disa sëmundje kronike.

Fillojeni ditën me një mëngjes, i cili përmban karbohidrate komplekse . Konsumoni vakte të vogla e të shpeshta . Në këtë mënyrë do t’i siguroni organizmit mjaft energji, dhe do të zvogëloni lodhjen. Konsumoni sa më shumë perime (të freskëta, konsumoni sa më shumë sasi të frutave të freskëta: molla, kumbulla, mandarina, ananas – burime të vitaminës C. I rëndësishëm është edhe peshku: tuna, sardelja, skumbri, mishi.

Konsumoni drithëra dhe prodhime nga mielli integral, janë burime të mira vitaminash, veçanërisht vitamina B komplekse e domosdoshme për prodhim të energjisë.Zgjidhni gjërat ushqimore me acide yndyrore të pangopura: bajame të freskëta, arra, farat e lirit, lulediellit, susami, peshku i kaltër, vaji i peshkut dhe ullirit.

PORTALI.info: Cilat ushqime preferohen të konsumohen në muajin Shkurt?

Anila Kalleshi: Po ju prezantoj shkurtimisht shportën e këtij muaji: Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Mollët janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Përpos niveleve të larta të vitaminës C, mollët gjithashtu sigurojnë vitaminë A si një antioksidant të fuqishëm për të ndihmuar në rezistimin ndaj infeksionit dhe eliminimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë inflamacion.

Banania përmban kalium, një elektrolit thelbësor për trupin tonë. Nivele të larta të kaliumit zvogëlojnë rreziqet kardiovaskulare dhe rregullojnë presionin e gjakut. Banania përmban triptofan e cila, në trup, shndërrohet në serotonin, hormoni i lumturisë që përmirëson gjendjen shpirtërore dhe rrit ndjenjën e lumturisë. Panxhari është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë.

Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine. Lakra e Brukselit – Përmbajtja e tyre me proteina është me e lartë se 4%, hydrate të karbonit rreth 7,5%, yndyrë 0,5% . Është e pasur me vitamina A, B1, B2, C dhe me materie minerale (potasium, kalium, hekuri, magnez, bakri, sulfur).

Lakra përmban pak kalori por shumë e pasur me vlera ushqyese (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Karrotat janë të jashtëzakonshme për sy dhe kjo duke ju falënderuar prezencës të sasisë së madhe me beta karotene e cila në melçi me pas shndërrohet në Vitamine A.

Lulelakra, një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor. Selino përmban të gjitha komplekset e vitaminës B, vitamina C, vitamina A, vitamina E, minerale; kalcium, natriumi, alkaloid apiin, asparagin, vajra esenciale.

Agrumet në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C. Perimet jeshile kanë nivele shumë të ulëta të yndyrës dhe kalorive, dhe janë të pasura në fibra. Ato gjithashtu përmbajnë acid folik, magnez, kalcium dhe kalium, të cilat janë minerale janë të dobishme për funksionimin e mirë të zemrës. Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit.

Preshi përmban 1/8 e e sasisë ditore të potasit që duhet të marrë një i rritur, inkurajon në funksionimin e mirë të veshkave duke shërbyer si diuretik. Kërpudhat janë nga ushqimet me më pak kalori dhe kanë vlerat e tyre në organizëm! Zvogëlon nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban, ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.

PORTALI.info: Çfarë preferohet të konsumojmë në mëngjes për të filluar ditën me energji të mjaftueshme?

Anila Kalleshi: Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulesh riskun e shfaqjes të sëmundjeve kronike si: diabeti i tipit II dhe sëmundjet kardiake. Duke pasur nivele me te qëndrueshme te sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtimet e ndryshme.

Pra, mund të themi me plot gojë që mëngjesi na zgjat jetën. Një menu e thjeshtë mëngjesi do të ishte: 2 feta bukë integrale ose thekre, 1 kokërr vezë, 40 gr gjizë pa yndyrë me pak arra, 1 kupë çaj sherebele ose boronice me 1 lugë të vogël mjaltë./PORTALI.info

E Enjte  06 Shkurt 2020 23:06|

facebook sharing button© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

twitter sharing button
linkedin sharing button
sharethis sharing button
Flet nutricistja: Ja cilat ushqime na shkaktojnë lodhjen fizike

Në një intervistë për PORTALI.info, nutricionistja nga Shqipëria, Anila Kalleshi, na këshillon se cilat ushqime ti përdorim për të luftuar lodhjen sezonale dhe cilat ushqime preferohen për të filluar ditën me energji të plotë.

Intervistoi: Etika Gashi

error: Nuk lejohet kopjimi!