Te jetosh pa grure

View Cart “Si te dobesohemi” has been added to your cart.
te jetosh pa grure kopertin 1
te jetosh pa grure kopertin 1

Te jetosh pa grure

1'000 L

PJESA E PARË
 GRURI: DRITHËR I PASHËNDETSHËM
 
Kapitulli 1: Për çfarë barku po flasim?
Shekuj më parë, një bark i madh ishte i priviligjuar, pasi nënkuptonte shëndet dhe sukses, një shenjë që njeriu që e dispononte natyrisht kishte mirëqenie monetare dhe pasuri të paluajtshme. Në ditët e sotme, nuk ekziston ky koncept. Sot, obeziteti, është demokratizuar. Çdo njeri mund të ketë një bark të madh. Babai juaj e quan shekullin sendimentar të barazvlefshëm me një bark të krijuar nga konsumimi i birrave. Por çfarë ndodh me mamatë, fëmijët, dhe me gjysmën e miqve tuaj dhe fqinjët që nuk konsumojnë birrë dhe që kanë një bark të madh?
     Unë e quaj këtë një bark të krijuar nga gruri, meqënëse nuk ekziston një sistem organesh të paprekur nga gruri. Por impakti i grurit në belin tone është karakteri më i dukshëm dhe më i evidentueshëm, një manifestim i transformimit grotesk që vjen si rezultat i konsumimit të grurit.
    Një bark i krijuar nga gruri përfaqëson akumulimin e yndyrnave që rezulton ndër vite në konsumimin e ushqimeve që përkeqësojnë insulinën, hormonin e depozitave yndyrore. Kur njerëzit formojnë yndyrna në këmbë, pjesa më e madhe e tyre e grumbullojnë rreth pjesës së mesit. Këto yndyrna qëndrore ose të organeve të brëndshme janë unike: sikundër edhe yndyrnat në pjesë të tjera të trupit, ajo provokon fenomenin e inflamacionit, shtrembëron përgjigjen e insulinës, dhe lëshon sinjale anormale të metabolizmit, pjesës tjetër të trupit. Yndyrnat e organeve të brëndshme gjithashtu prodhojnë estrogjenin duke krijuar “gjoks mashkullor”.
   Pasojat e konsumimit të grurit, gjithsesi, nuk janë të manifestuara vetëm në sipërfaqen e trupi. Gruri mundet edhe të depërtojë thellë virtualisht në çdo organ të trupit, nga mëlçia, zemra dhe gjëndra tiroide dhe deri sipër në tru. Në fakt, ekziston një organ i fortë që nuk është i prekur nga gruri në disa mënyra potencialisht dëmtuese.
Mundim  dhe djersë. Problemet kardiake
Kur njerëzit janë mbipeshë, unë nënkuptoj lodhje dhe djersitje pas ngjitjes së shkallëve. Marr si shembull njerëz  120 kilogramë që në moshën 18 vjeçare, pamjaftueshmëri në pajisjet spitalore, për të akomoduar pacientët që janë mbi 150 kilogramë  ose më shumë.  Kohë më pare  një individ që peshonte 120 kile ishte diçka e rrallë, ndërkohë që sot shihen shumë persona të tillë në një supermarket: është një spektakël aq i zakonshëm saqë nuk shkakton më asnjë lloj efekti. Të moshuarit janë zakonisht mbipeshë, e njëjta gjë ndodh edhe me moshën e mesme, me të rinjtë, adoleshentët madje edhe me fëmijët. Janë të shëndoshë njerëzit e moshuar, janë të shëndosh edhe ish atletët apo futbollistët. Obeziteti është kthyer në një shkallë të tillë përhapjeje, sa nuk ka qënë asnjëherë më parë. Të gjitha studimet demografike e kanë treguar këtë gjëndje të shkaktuar nga yndyrnat. Asnjë demografi nuk i ka shpëtuar fillimit të krizës që lidhet me fitimin e peshës.
    Shumë shpesh thuhet se njerëzit janë të shëndoshë sepse pijnë shumë pije të sheqerosura, konsumojnë shumë patate të skuqura, pijnë shumë birrë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm. E gjithë kjo është e vërtetë. Por nuk është gjithçka.
   Shumë njerëz mbipeshë, në të vërtetë, janë pak të shqetësuar. Pyesni një njeri obez  sesi ka mundur që të arrijë në peshën prej 120 kg. Do të çuditeni sesa prej tyre do të ju përgjigjen: “konsumoj shumë pije me sheqer, ha shumë ëmbëlsira dhe jam gjithë ditën përpara TV. Pjesa më e madhe do të thonë diçka si: “Nuk arrij t’a kuptoj. Eci shumë, kam reduktuar konsumimin e yndyrnave dhe ha shumë drithëra të shëndetshme. Dhe përsëri vazhdoj dhe fitoj peshë.”
Si kemi arritur deri në këtë pikë
Trendi kombëtar për të reduktuar konsumimin e yndyrnave dhe të kolesterolit dhe për të rritur kaloritë e karbohidrateve ka krijuar një situatë të veçantë, në të cilën produktet e krijuara nga gruri nuk kanë rritur vetëm prezencën e tyre në dietë: ato kanë dominuar në dietat e tyre. Për pjesën më të madhe, çdo vakt përmban ushqime që janë të përbëra nga mielli i grurit. Mund të jetë ushqimi kryesor, mund të jetë ushqimi shoqërues, mund të jetë ëmbëlsira.
    Gruri është kthyer në ikonën kombëtare të shëndetit: “Konsumoni drithëra më të shëndetshme,” – thuhet vazhdimisht  ndërkohë që industria e tregut ka krijuar të gjitha produktet që kanë përmbajtje gruri.
   E vërteta e hidhur e produktit të grurit në dietat paralele ka rritur diametrin tonë. “Këshillohuni për të ndërprerë konsumimin e yndyrnave dhe të kolesterolit dhe zëvendësojini kaloritë me drithërat e plota “ – ky është mesazhi që u shpërnda në mënyrë të rrufeshme në vitin 1985, vit ky që përkon me rritjen e mbipeshës në rang botëror.
    Nga të gjitha drithërat në dietën e njeriut, pse duhet të konsumoni vetëm grurin? Sepse gruri, është burimi dominues  i proteinës gluteinike në dietën e njeriut. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk konsumojnë burime të tjera të glutenit,; konsumimi i grurit në lidhje me drithërat e tjera që përmbajnë gluten është shumë herë më i madh. Gruri ka edhe atribues të tjerë që drithërat e tjerë nuk i kanë, që e bën veçanërisht shkatërrues për shëndetin tonë.
Fillimisht do të përqëndrohem tek gruri pasi, në pjesën më të madhe të dietave ekspozimi i glutenit mund të përdoret me ekspozimin e grurit. Për këtë arsye, unë shpesh përdor grurin për të  gjitha drithërat që përmbajnë gluten.
Të ushqyerit optimal
Pjesa më e madhe e atyre që kanë  lindur në periudhën e diktaturës konsumonin një mëngjes të bollshëm : bukë 2-3 feta me një copë djathë, domate apo kastravec, dreka një gjellë shtëpie dhe luks do tëishte po te kishte sallatë apo frut, dhe darka bukë me sheqer  apo ndonjë pjatë majë më majë me makarona. Por dhet të kini parasysh që në atë peridhë skamja dhe varfëria ishte shumë e madhe. Njerëzit punonin me turne dhe 8 orë por përveç kësaj ishin të detyruar të vraponin të çonin fëmijët në shkolla e çerdhe, nuk kishin luksin e përdorimit të telefonit apo ashensorëve, kishin pak rroba dhe ato duhej t’i lanin, thanin e t’i hekurosnin për të nesermen. Aksionet, zboret, aktivitete fizike ishin kudo të pranishme. Pas viteve 90 të gjithë u ekspozuan përpara një bumi  ushqimesh plot ngjyra e forma tërheqëse për syrin, dhe padashur  gjithçka filloi të ndryshonte në pamjen e tyre të jashtme. Komoditetet që u krijuan ishin  të mëdha po kështu dhe ngarkesa e trupit me ushqime të industrializuara, të proçesuara apo të trajtuara kimikisht me shtesa mjaft të dëmshme për shëndetin.
Mjaft njerëz me të drejtë të shqetësuar nga format e ekzagjeruara në mënyrë të rrufeshme vendosën t’i ktheheshin ecjeve pafund, dietave të balancuara që nuk përfshinin shumë mish dhe yndyrna, shmangnin ushqimet e gatshme dhe konsumonin shumë drithëra integrale të shëndetshme.
 Çfarë po ndodhte me këta njerëz?
    Duke konsumuar cornflakes, petulla, bukë në mëngjes atyre i duhej të luftonin  shumë ore me gjumin dhe letargjinë dhe e kundërta ndodhte kur konsumoheshin  3 vezë omletë.
Ky është edhe momenti i fillimit  të  të  menuarit që shaku jo vetëm i mbipeshë pa arësye, por edhe i problemeve shëndetësore mund të jetë konsumimi i grurit.
Çfarë më ka mësuar eksperienca
Një fakt interesant: buka integrale  ka një indeks glicemik 72 dhe  e rrit sheqerin në gjak aq sa ose më shumë se një lugë sheqer kuzhine, ose sukroza ka një indeks glicemik 59. Glukoza e rrit sheqerin në gjak në 100. Raporti në të cilën një ushqim i veçantë rrit sheqerin në gjak është relative me glukozën që përcakton indeksin glicemik të atij ushqimi).  Diabetikët për diabetin u duhet të reduktojnë sheqerin në gjak në mënyrë më efektive, dhe për këtë dhe në rastin e mbipeshës  mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe më e thjeshtë do të ishte eleminimi i ushqimeve që shkaktonte rritjen më të shpejtë të sheqerit në gjak: në fjalë të tjera jo sheqerit, por grurit. Në këtë mënyrë duhet të zëvendësoni ushqimet me përmbajtje gruri me ushqime të tjera të shëndetshme dhe me një indeks glicemik më të ulët.
   Me shmangien e glutenit nga dieta juaj pas disa javësh  sheqeri në gjak (glukoza) do të ulet. Kjo është e vërtetë: diabeti në shumë raste mund të kurohet – jo vetëm të menaxhohet – nëpërmjet eleminimit të karbohidrateve, kryesisht të grurit, nga dieta. Pjesa më e madhe e pacientëve të mi gjithashtu kanë humbur dhjetë, pesëmbëdhjetë ose njëzetë kile. Simptomat e refluksit acid zhduken dhe problemet e diarresë dhe të sindromës së irritimit të zorrëve zhduken. Ju do të keni më shumë energji, më shumë përqëndrim dhe do të  flini më mirë. Dhimbjet e  artritit rheumatoid përmirësohen ose zhduken, simptomat e astmës përmirësohen.
   Më të dobët. Më energji. Mendime më të qarta. Shëndet zorrësh më të mirë, nyjesh dhe mushkërish. Sigurisht, këto rezultate janë më të arsyeshme për të harruar grurin. 
Category:
error: Nuk lejohet kopjimi!