Dieta?! Jo vetem

dieta jo vetem
dieta 2dieta jo vetem16797159_1509277672463045_7027731616887726488_o

Dieta?! Jo vetem

1'500 L

PARATHËNIE
 
Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si : biokimisë, farmakologjisë, fiziologjisë,etj.,duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtëpërdrejte me qënien tonë siç është shkenca e ushqyerjes.
Mjaft sëmundje të shekullit lidhen drejtëpërdrejtë me këtë shkencë  siç është : mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje kanceresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve..
Për një mirëqenie të oganizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur  dhe plot vitalitet si dhe pë të pasur një formë të shkëlqyer trupore.
Shkenca moderne e të ushqyerit  na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër proçese të ndryshme të tretjes në trup, kur kombinohet drejtë sjell mjaft benefite. Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje.

Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje.
Para 200 viteve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” pasi teknologjitë moderne të përpunimit të ushqimeve as që mendoheshin se do të ekzistonin ndonjëherë. 
“Ushqimi natyral” nënkupton ushqim i cili i ka të ruajtura të gjithë përbërësit e tij natyral deri ne momentin final të konsumimit. Molla është “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollët e freskëta në shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë,  pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk ka absolutisht asnjë lloj lidhje me ushqimin natyral.

Kokërrzat e grurit janë  ushqim natyral. Po kështu dhe  mielli nga kokërrzat e pastra që përmban krunde është ushqim natyral. Mielli të cilit i janë mënjanuar krundet e pastaj është zbardhur për t’u fituar mielli i bardhë nuk është “ushqim natyral”.
Bile edhe disa prodhime që shiten si “ushqim i shëndoshë”, bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimit pjesërisht të përpunuar.Me rëndësi është me ngrënë ushqimin tërësisht “natyral” sepse kjo është ushqyese dhe përmban çdo gjë që nevojitet për t’u zhvilluar si qenie njerëzore.
Sa më shumë që ia ndërrojmë formën natyrale më pak do të kemi dobi prej tyre. 
“Ushqimi natyral përmban të gjitha vitaminat që janë dhe që do të zbulohen.”
Ky fakt i qartë bën që e vetmja mënyrë që mund të garantojmë se do t’i marrim të gjithë përbërësit ushqimor nga ushqimi është që t’i marrim nga “ushqimi natyral”. Nuk ka kuptim të konsumojmë ushqimin e dobësuar dhe pastaj të shpenzojmë të holla dhe kohë në blerjen e vitaminave dhe vijuar programe të ndryshme shëndetësore. Në realitet, ushqimi i përpunuar ka aftësi të “thithë” përbërësit ushqyes nga sistemi. Tqë gjithë eksperimentet laboratorike kanë treguar që ushqimi i përpunuar nuk ka mjaft vitamina, enzima, bile edhe fibra që do të ndihmonin në proçesin e tretjes.

Prodhuesit pohojnë që prodhimet e tyre përmbajnë nivel të lartë ushqyes, por këtë mund ta vërtetojnë vetëm në bazë të shtimit të vitaminave sintetike dhe mineraleve nga të cilat organizmi i njeriut nuk ka asnjë lloj  dobie prej tyre. Elementet që përfshijnë mineralet organike kur i marrim në trup asimilohen lehtë.  Pjesët përbërëse të mineraleve joorganike mbahen së bashku me lidhje aq të forta saqë organizmi nuk mund t’i copëtojë lehtë në pjesë përbërëse, dhe rrallë prej tyre kemi dobi nga konsumimi i tyre.
Zbulimi i vitaminave solli një risi në parandalimin e mjaft sëmundjeve si raktizmi, skorbuti,etj. Mungesa e jodit shoqërohej me një prapambetje mendore. Rritja e konsumit të yndyrnave dhe karbohidrateve të proçsuara sjell obezitet dhe mbipeshë dhe një sërë sëmundjesh të tjera, mbuiushqyerja dëmton shëndetin ngadalë  duke shfaqur më vonë sëmundje si sëmundjet kardiake,diabeti,kancere atj.
Mosushqyerja  ka problematika të tjera si rritje të pamjaftueshme fizike, verbim,anoreksi nervore,bulimi, depresion. Prodhimet e papjekura dhe të importuara, që shpesh gjenden nëpër dyqane kanë mangësira të natriumit natyral dhe se përbërja kimike e thekrës p.sh. nxeh gjakun dhe që për këtë është i përshtatshëm të konsumohet gjatë muajve të dimrit, por që nuk preferohet gjatë periudhës së verës si ushqim i rregullt nëse bëhet fjalë për ftohjen.

Edhe pse zakoni dhe modeli i ushqyerjes ndryshon nga një person tek tjetri  dhe dieta mund të përzgjidhet nga një larmishmëri produktesh , sejcili nga ne ka nevojë për të njëjtët nutrientë dhe pak a shumë për të njëjtat procione ushqimesh.
Një dietë e mirëekuilibruar është ajo dietë që përmban të gjithë nutrientët e domosdoshëm, si dhe na siguron energjinë e duhur në përputhje me nevojat individuale të sejcilit prej nesh.
Nëse do të dimë të ushqehemi do të kemi një trup të shëndetshëm në forma perfekte. Ky libër na ndihmon të bëjmë një korelacion mes artit të ushyerjes dhe proçseve fiziologjike që ndodhin në organizmin tonë.
Category:
error: Nuk lejohet kopjimi!