Testimonials

Renata CaciAktore
E vërtetë që kam humbur në peshë në mënyrë të dukshme, pasi kam qenë 83 kg dhe tani falë Anila Kalleshit dhe trajtimeve që kam bërë pranë qendrës Anila Kalleshi’s Center peshoj  51 kg. Ndihem e lumtur, me shume fat dhe i jam shumë mirënjohëse Anilës që më dhuroi një transformim rrënjësor në mënyrë shumë të shëndetshme. Anila më ktheu besimin që me pak              vullnet çdokush mund të transformohet në një “Miss” të vërtetë. Përkujdesja                  e Anilës, trajtimet e mrekullueshme si dhe rregjimi ushqimor i mirëbalancuar me 5        vakte    por të kontrolluara nga Anila ishin çelësi i humbjes të 32 kilogramëve që kisha në një kohë rekord. Faleminderit që ekziston ANILA!
Blerina MatrakuKengetare
Faleminderit per suportin artistik…per energjine pozitive… per keshillat dietike… per buzeqeshjet pafund… per ndihmen e pakursyer per te krijuar linjat e humbura… Me ke bere te ndihem princeshe ne skene… Te jam shume mirenjohese… dhe mezi po pres qe te vij e te mbaroj projektet e lena pergjysem… tek te cilat eshte kenaqesi te jeshe ne titrat kryesorë… Te perqafoj nga larg… dhe universi gjithe kete energji pozitive ta shperblefte…
Valbona MemaKëngëtare
Klaudia Hila foli shumë mirë, po mua -thotë Valbona Mema për Anilën më duhet të bèj libër.Unë kam qenë një kliente që kam patur shumë vullnet  kjo dhe vërtet falë Nilës. Ne kemi qenë në turn të parë në ora 7:00-11:00 çdo ditë. Ishim një grup shumë i mirë madje kam qëlluar dhe me Zonjushën Adrola Dushi që trajtohej po tek Anila,madje më çudiste sepse ishte shumë e dobët por kur fola me Anilën mora vesh që bënte trajtime anticelulit dhe tonifikimi. Unë ndihem femër shumë e lumtur kur bëj atë lloj trajtimi , lodhem por kam një kënaqësi mbrapa që nuk di ç;të të them.Unë kam ardhur në peshën që kam patur pas lindjes të parë. Fjala më e mirë që mund të them shko te Nila e dobësohu
Romina ShkreliPjesëmarrëse në Big Brother
Kam rene 10 kilograme, ndersa ne perimeter 14 cm ne teresi dhe kjo vetem per 15 dite. Por nuk behet fjale per ndonje nga ato dietat e tmerrshme, ndryshe nuk do te ishte e mundur te humbje kaq shume kile per kaq pa kohe. Anila Kalleshi perfundimisht ben mrekullira! Nuk kisha patur ndonjehere besim tek aparatuarat dhe tek super reklamat qe u beheshin produkteve te dobesimit, por pasi pashe nje rezultat te mahnitshem tek shoqja ime e ngushte mendova ta provoja dhe une qendren e dobesimit. Jam shume e kenaqur. Sigurisht sekreti eshte qe duhet te besh dhe vrap dhe te mbash nje regjim ushqimor te shendetshem, ku te perfshihen frutat, perimet dhe uje pa fund.
Maria Këngëtare Operistike
Kur kam takuar për herë të parë Anilën, isha e dëshpëruar dhe më dukej e pamundur për të arritur peshën që doja. Anila me një siguri për t’u admiruar më tha se nëse kisha vullnet dhe bëja çdo gjë sipas asaj që do të më kërkohej, rezultati do të arrihej. Ditët kalonin dhe ndryshimet ishin çdo ditë e më të dukshme. Do t’ia këshilloja çdokujt sepse nuk ka mundësi të mos ngeleni të kënaqur. Faleminderit Anila për mundësinë që më jep për t’u ndjerë mire!
Linda HalimiKëngëtare
Linda Halimi: I kam provuar të gjitha: dietat, sportin, palestrën. Fatkeqësisht nuk kam patur rezultat. Edhe kur shkoja në palester nuk dobësohesha, por dhjami më kthehej në muskul.Pastaj rastesisa në internet me qendrën AnilaKalleshi Center që ofronte nje menyre te shpejte dobesimi. Kam arritur rezultate fantastike. Kam arritur te dobesohesha deri ne 1.5 kg ne çdo seance. Ne total kam humbur 37 kg. Nuk i fitova me kilogramet e humbur. Anilës i detyrohem dhe jetën. I gjithë transformimi që kam është falë Zonjës Kalleshi..
Megi ZonjaKëngëtare- Juriste
Tek Anila Kalleshi Center kam gjetur rikthimin në forma perfekte. Jam shumë e lumtur nga transformimi dhe mirënjohëse pafund e Anilës. Kam humbur shumë kilogram. Faleminderit që ekziston!
Gledis Bozo
Falë trajtimeve që kam bërë pranë qendrës të Anila Kalleshit në 30 seanca të plota dobësimi arrita të humbisja 20 kg. Ndryshimi ishte mjaft i dukshëm. Këshillat e Anilës mbi rregjimin ushqimor që duhej të mbaja, iu referova me përpikmëri dhe arrita që t’u rikthehesha formave te duhura trupore brenda një kohe relativisht thkurtër. I jam mirënjohëse pafund Anilës.
Silva GunbardhiKëngëtare
Pas shtatëzanisë që pata mora shumë kilogram dhe menjëhere i telefonova Anilës dhe i kërkova që të filloja seancat e plota të dobësimit. Më priti me shumë dashamirësi dhe falë këmbëngulhes të të dyja palëve arrita që të kem një rezultat të mrekullueshëm brenda një kohe shumë të shkurtër. Anila ishte shpëtimi im. Ajo bëri të me rikthehesha shpresa për t’iu rikthyer formave trupore që kisha para shtatëzanisë në mënyrë shumë të shëndetshme. I jam mirënjohëse pafund ANILES.
RomaldaKanada
I telefonova Anilës nga Kanadaja ku unë jetoj, për të zgjidhur problemin që kisha mbipeshën. Isha e pashpresë dhe shumë mosbesuese. Mbipesha ime më kishte bërë të rrezikoja studimet, pasi dega që kisha përzgjedhur kërkonte një peshë normale. Pas telefonatë vendosa të transferohesha për disa kohë në një ambient me qera në Tiranë dhe të filloja trajtimet. Fillimi ishte i vështirë për mua, pasi nuk e mendoja kurrë që do të arrija kë te rezutat mahnitës. Kam humbur plot 51 kg falë Anilës dhe punës të saj të mrekullueshme. Anila ishte padyshim shpëtimi im.I jam pafundësisht mirënjohëse.
Egra IbrahimiInxhiniere -25 kg
Falë Anilës kam arritur nje transformim rrënjësor të trupit tim. Kam humbur plot 25 kg. Të adhuroj dhe të dua pafund Anila per punen e mrekullueshme dhe plot profesionalizem, per humbjen e peshes ne menyre te shendetshme qe na ofron. Faleminderit!
AnaLaborante Dentare -36 kg
Kam humbur 36 kg në një mënyrë të shpejtë dhe mjaft të shëndetshme nga trajtimet që kam bërë tek Anila Kalleshi Center. Fotot e tregojnë më së miri këtë transformim fantastik. Trajtimet së bashku me rregjimin ushqimore me 5 vakte dhe totalisht të balancuar më rikthyen  trupin që ëndërroja
error: Nuk lejohet kopjimi!