Zgjedhja e duhur ushqimore

Zgjedhja e duhur ushqimore

 

Mënyra e të ushqyerit është thelbësore në shëndetin e individit, por siç e dimë ne jetojmë në një botë me larmishmëri shumë të madhe ushqimesh dhe për pasojë mundësia për të zgjedhur është e pafundme. Por si mund t’a bëjmë ne zgjedhjen e duhur?

Për një përgjigje më te specializuar dhe të besuar do paraqesim më poshtë intervistën e dietologes shumë të njohur dhe të sukseshme Anila Kalleshi.

 

  1. A mendoni se njerëzit e njohin mjaftueshëm funksionin e një dietologeje?

– Personalisht mendoj se njerëzit tashmë në kete periudhë njohin funksionet e një dietologeje dhe janë të mirëinformuar mbi veprimtarinë që një dietologe kryen. Një dietologe klinike duhet t’i njoh mirë patologjitë, simptomat dhe mënyrën korrekte të të ushqyerit sipas patologjive, të di mjaftë mirë që të mbulojë nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe korrekte të mbulojë defiçencat dhe sufiçencat me vitamina dhe minerale. Gjithashtu të njohë mirë strukturën fizike të trupit  duke bërë në këtë mënyrë që të funksionojë ushqyerja korrekte dhe një stil jetese i shëndetshëm në zgjidhjen e mjaft problematikave që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ushqyerjen e shëndetshme

  1. Sa persona mesatarisht në muaj kërkojnë ndihmën tuaj ?

– Në faqen time ne Facebook janë rreth 385 mijë vëtë që më ndjekin të deklaruar dhe shohin shpesh postimet në faqe dhe në Instagram janë 415 mijë persona që më ndjekin, pra është një audiencë shumë e mirë që do të thotë që gjatë një muaji herë pas here përveç pacientëve që shfaqen në ambientet e Anila Kalleshi Center janë dhe mjaft persona që më ndjekin me këshillat e mia gjithashtu më kërkojnë ndihmën e tyre në messenger lidhur më problematikat që mund t’u shfaqen atyre, dhe ndihmën se si mund t’i përmirësojmë këto problematika nëpërmjet ushqyerjes korrekte .

  1. Personat që paraqiten për këshillim në lidhje me dietat shfaqen më të shqetësuar në aspektin shëndetësor apo në paraqitjen fizike ?

-Ka nga të dyja llojet dhe ata që kanë probleme me patologji të ndryshme por gjithashtu dhe ata që kanë probleme me aspektin fizik pra  me marrjen e peshës së tëpërt pra mbipeshën dhe obezitetin apo nënpeshës – anoreksisë dhe bulimisë. Janë pothuajse njëlloj rastet për të dyja problematikat , qoftë të aspektit shëndetësor ashtu dhe të paraqitjes fizike

  1. Cila është arsyeja më madhore që keni në momentin kur merrni hapa edukimi si për       shembull promovimi që i bëni të ushqyerit të shëndetshëm ?

– Arsyeja më madhore që kam në momentin kur marr hapa edukimi si përshembull promovimi që i bëjmë ushqyerjes së shëndetshme dhe stilit të jetesës korrekt. Një stil jetese korrekt i bazuar në studime të mirëfillta shkencore ku i referohet stilit të jetesës , pra mënyrës së ushqyerjes korrekte, aktivitetit fizik si dhe menaxhimit të stresit si  dhe referimit të patologjive të ndyshme pra mjekësisë janë bazë për një stil jetese të shëndetshëm. Unë jam presidente e Albania Lifestyle Medicine Association ALMA. Lifestyle Medicine në parim është një shkencë ndërdisiplinore ndërmjet katër shkencave shumë të rëndësishme sic është ushqyerja korrekte, stili i jetesës pra aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit gjithashtu dhe mjekësisë. Të gjitha këto së bashku përbëjnë parandalimin e një sërë problematikash në organizëm dhe na ndihmojnë që të kemi një jëtë të shëndetshme dhe një jetëgjatësi më të mire cilësisht.

  1.   Cila është periudha e jetës e cila do më shumë kujdes në dietën ushqimore ?

– Nuk do të veçoja periudhat e jetës në të cilat duhet të ketë kujdes në dietat ushqimore pasi që në momentin e parë që një fëmijë hap sytë e deri në momentin e fundit të jetës së tij duhet të ketë një kujdes në mënyrën e të ushqyerit duke shmangur produktet të cilat janë të dëmshme për organizmin  dhe që rëndojnë punën e organeve tona duke shkaktuar një sërë problematikash në organizëm. Për të pasur nje jetë të shëndetshme duhet të ushqehemi shëndetshem dhe te kryejme aktivitet fizik.

  1. Për personat që kanë crregullime me ushqimin , mendoni se bashkëpunimi juaj me një   psikologe do të ishte i frytshëme dhe puna juaj do të ishte më funksionale ?

– Natyrisht një bashkëpunim i mirëfilltë nëpërmet një psikologu dhe atij i cili ka nje problem me ushqyerjen e shëndetshme pra çrregullime të ushqimit qoftë anoreksi dhe bulimi apo mbipeshë dhe obezitet patjetër puna e psikologut do të ishte diçka shumë e mirë për t’a ndërgjegjësuar pasi në fund fare një person që ka një problematikë të tillë gjënë kryesore dhe të parën ndoshta do të thoja duhet të bëjë ndërgjegjësimin për t’u njohur me pasojat e problematikës që ai ka dhe më pas nëse ai do të ndërgjegjësohej dhe të ndjekë një rregjim të kujdesshëm dhe të mirëfilltë ushqimor dhe të mirëbalancuar patjetër do ketë një zgjidhje të problemeve që ka.

  1. Si veproni në rastet kur individi kërkon ndihmën tuaj por nuk është bashkëpunues mjaftueshem?
  • Në rastet kur individi kërkon ndihmën time por nuk është bashkëpunues mjaftushëm përpiqem të rigjej forcë për t’u rimarrë për t’a ndërgjegjësuar personin pra bëj shpesh punën e psikologes pasi është shumë e rëndësishme, por në rastin kur ne nuk kemi një ndërgjegjësim të tille kuptohet që nuk kemi nje rezultat të kënaqshëm ashtu siç do ta prisnim.
  1. Nga 1-10 sa mendoni ju që ka rrezik shëndeti nga dietat ushqimore jo të mira?

Nga 1-10 mendoj që rreziku i shëndetit nga dietat ushqimore jo të shëndetshme mund të jetë 6-7 pasi pjesa tjetër i ngelet stilit te jetesës dhe gjeneve tona.

9.A janë të miratuara nga mjekësia dietat që ju aplikoni tek klientët tuaj?

– Padyshim dieta që aplikoj unë me klientët e mi janë dieta të cilat janë bazuar në shkollimin tim që unë kam bërë. Unë kam mbaruar në Romë dhe jam e diplomuar në Universitetin Niccolo Cusano, në Harvard Medical School, në Universitetin e Arizonëes Tucson,  kështu që jam e çertifikuar dhe e mbrojtur tërësisht në atë çfarë unë ofroj.

10.A keni patur ndonjëherë ndonjë rast ku dieta që ju keni rekomanduar të mos funksionojë ashtu siç ju e keni pritur?

– Nuk kam pasur ndonjë rast ku dieta mos të ketë funksionuar pasi nëse personi është i saktë dhe i përpiktë, nuk abuzon nuk ka absolutisht asnjë lloj arsyeje që dieta të mos i funksionojë pasi dieta është e personalizuar në baze të personit, në bazë të nevojave që personi ka, në bazë te pytesorit që ai plotëson përpara se ai të marri një dietë. Por duhet të keni parasysh që puna e një dietologut është nje maredhenie e ndërsjelltë. Nëse pacienti nuk është korrekt, patjetër që do të dështojë, por jo për fajin e dietologut.

  1. A e konsideroni si të vështirë punën tuaj, duke patur parasysh që të shkosh tek një dietologe është si tabu?
  • Puna ime nuk është vetëm një dietologeje. Ju siç e dini unë jam një person pothuajse gjatë gjithë kohës në media. Jam një person që kam një qendër mjaft të njohur me rezultate të shkëlqyera dobësimi dhe gjithashtu unë nuk mendoj se është një tabu përkrundrazi çdokush mund të ketë nevojë për një këshillim ushqimor të shëndetshëm.
  1. Cila është pyetja e parë që i bëni klientit tuaj në lidhje me dietat para se të nisni këshillim dhe punën tuaj?

Nuk është një pyetje e parë në fakt që unë i bëj klientëve në momentin që klientët vijnë për të marr një këshillim por një pyetësor i tërë ku bazohet në të gjitha problematikat duke filluar që tek matjet e para, ku bëhet analiza trupore dhe shikohen të gjithë përbërësit trupor të personit, defiçencat apo sufiçencat me vitamina e minerale , probleme, analiza të ndryshme që mund të ketë bërë personi gjithashtu i referohem aktivitetit fizik që bën, predispozitës gjenetike të personit pra është një pyetësor i tërë i preferencave ushqimore i cili plotësohet përpara se dikush te marr një dietë të mirëfilltë për t’u bazuar dhe më pas për të ndërtuar dieten në bazë të nevojave që personi mund të ketë.

 

13.Nëse në zyrën tuaj do të shfaqej një klient që mund t’u kërkonte ndihmë për dietat ushqimore, por në të njëjtën kohë mund të kishte çrregullime të tjera mendore si për shembull depresion apo çrregullim obsesiv kompulsiv si do reagonit ju?

 

  • Nëse në zyrën time do të shfaqej një person i cili do të kërkonte ndihmë për dietat ushqimore por në të njëjtën kohë do të kishte çrregullime të tjera mendore si depresioni apo çrregullimi obsesiv kompulsiv, fillimisht do përpiqesha t’a qetësoja ndoshta për atë moment dhe do t’i rekomandoja ndoshta një zgjidhje tek personi i duhur dhe të përshtatshëm që mund të ishte psikologu.
  1. Cila është këshilla që do të theksonit më shumë në lidhje me dietat ushqimore?

– Këshilla që do të theksoja më shumë në dietat ushqimore do të ishte një dietë e mirëbalancuar e cila do të kishte të gjithë parametrat e shëndetshëm pra një dietë e mirëekuilibruar e cila do te mbështetej kryesisht në marrjen makronutrientëve dhe mikronutrientëve pa përjashtuar asnjë lloj kategorie nuk preferoj që të jetë një dietë pa karbohidrate apo të bazohet vetëm në proteina jam kundër këtyre dietave, preferoj një dietë e cila është e mirëbalancuar dhe merr te gjithë përbërësit kryesor që i nevojiten organizmit.

 

Intervistoi : Jonida Murataj

error: Nuk lejohet kopjimi!