Vdekja e 25 vjeçares australiane nga konsumimi i tepert i proteinave

Vdekja e 25 vjeçares australiane nga konsumimi i tepert i proteinave

 

 

Dieta me “protein shakes”dhe me shtesa ushqimore kontribuan ne vdekjen e nenes dhe bodybuilderes australiane 25 vjeçare Meegan Hefford.

Familja e shkaterruar nga ngjarja e modeles australiane te fitnesit kane paralajmeruar per rreziqet e shtesave proteinike pasi ishte pikërisht marrja e tyre që  kontribuoi ne humbjen e jetës se saj.

 

Meegan Hefford, nje 25 vjecare dhe nene e dy femijeve, u gjet pa ndjenja ne apartamentin e saj dhe u shpall e vdekur pas disa ditesh.

 

Zonja Hefford, e cila ka garuar si bodybuilder qe nga 2014, ishte ne nje diete me pije proteinike dhe ushqime te pasuruara me proteina duke perfshire edhe mishin dhe te bardhen  e vezes.

 

Ishte duke u pergatitur per nje gare tjeter te bodybuildereve mirepo nena e saj, Michelle White, tha se zonja Hefford ishte duke marre “jashtezakonisht shume proteina”.
Pas vdekjes se saj, u zbulua se Hefford kishe nje çrregullim te rralle gjenetik qe beri qe trupi i saj mos t`i pranonte proteinat siç duhet.

 

Familja e saj fajesojne shtesat proteinike per vdekjes e vajzes.Crregullimi i ciklit te urese ndikon ne 1 ne 8000 njerez dhe ka shkaktuar krijimin e amoniakut ne gjakun e Hefford dhe akumulimin e lengut ne tru.

 

“Nuk kishte asnje menyre per ta kuptuar qe e kishte pasi ata nuk e testojne ate,” ka thene zonja White.25 vjecarja ishte ankuar se po ndihej e pergjumur disa jave para vdekjes se saj.

 

Zonja White nuk e kishte kuptuar se vajza e saj po merrte shtesa proteinike deri pas vdekjes se vajzes, kur ajo gjeti ne shporte mbeturinash planin e dietes.Tani ajo po paralajmeron shtesat proteinike qe te kene me shume rregull.

 

The Australian Medical Association ka thene se keto shtesa nuk jane te nevojshme dhe se ato nuk ka ndonje perfitim shendetesor te rendesishem , mirepo per shumicen nuk jane as te rrezikshme. Mjeket thone se nje diete e balancuar eshte e gjitha qe ju duhet.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!