Vakti i mëngjesit dhe rëndësia e konsumimit të tij per ata qe merren me aktivitet fizik

Vakti i mëngjesit dhe rëndësia e konsumimit të tij per ata qe merren me aktivitet fizik

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Sindroma metabolike është një nga çrregullimet e shpeshta të metabolizmit që karakterizohet me së paku dy nga këto komponentë: rritjen e masës trupore, shtresezimin e madh të yndyrës në zonen abdominale ose ndryshe ne zonen e barkut, nivele të larta të lipideve (yndyrave) në gjak, rritje të shtypjes së gjakut dhe rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Pas gjumit te nates, mëngjesi është mjeti i përsosur për të filluar metabolizmin dhe sigurimin e energjisë për vijueshmerine e dites. Duke qene vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithe ditën si dhe te gjitha sfidat që na presin. Duke konsumuar mengjesin trupi yne eshte furnizuar me energji. Organizmi yne vazhdon te konsumoje energji edhe ne gjume. Pas 8-10 oresh pa ushqim, ka nevoje te hidratohet, te fuqizohet dhe te marre dozen e duhur te glukozes. Dita eshte e gjate dhe duhet te jete produktive. Ngrenia e mengjesit permireson perqendrimin. Kur hani mengjes permiresoni nivelin e perqendrimit, kapacitetin e memories dhe gjithashtu rezistencen ne aktivitete fizike.
Shkencëtarët suedezë kanë analizuar ndikimin e ushqimit të mëngjesit në gjendjen shëndetësore në vitet në vijim. Ata i kanë analizuar shprehitë ushqyese të nxënësve të shkollave fillore dhe i kanë analizuar për 27 vite. Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrësit në studim, të cilët nuk e kanë ngrënë mëngjesin me rregull, kanë qenë për 68 për qind më të rrezikuar që në të ardhmen ta zhvillojnë sindromën metabolike (në krahasim me ata, të cilët e kanë konsumuar mëngjesin çdo ditë). Rritja e indit yndyror në zonen abdominale dhe rritja e nivelit të sheqerit në gjak, janë paraqitur shumë më shpesh te pjesemarresit që e kanë anashkaluar vaktin e mëngjesit.
Mengjesi ndihmon te shperndaje sa me mire energjine per te gjithe pjesen tjeter te dites. Nese nuk konsumoni mengjesin, ju do te ndieni te nevojshme te konsumoni porcione te tjera gjate dites, ose do te perqendroheni tek dreka. Nje konfirmim indirekt vjen nga statistikat ne pune dhe ne shkolle: jane me te shpeshte ne oret e paradites kur glukoza peson ulje. Kush konsumon rregullisht mengjesin eshte me pak i prekshem nga obeziteti dhe nga rreziqe te tjera. Kush eshte ne diete kerkon te pakesoje raportin energjitik duhet te kontrolloje ndjenjen e urise. Qumeshti ose kosi eshte i rendesishem ne raportin me kalciumin, i domosdoshem per kockat, mbi te gjitha gjate zhvillimit trupor. Konsumi i mengjesit gjithashtu eleminon kalorite e teperta, por kjo varet nga mosha, seksi, metabolizmi, aktivitetet e ndryshme gjate dites.
Një mëngjes i shëndetshëm duhet te jete i pasur me karbohidrate të cilat nxisin trurin dhe e ushqejnë atë duke rritur përqendrimin. Për këtë arsye, perdorni ne rregjimin tuaj ushqimor drithëra që permbajnë karbohidrate komplekse dhe qe i ofrojne trupit fibra të mjaftueshme. Po keshtu vitaminat jane nje tjeter kategori shume e rendesishme. Kombinimi i vitaminave me disa proteina me vlera te larta ushqyese do tju japë energji të mjaftueshme për një fillim cilësor te dites. Proteinat janë strukturat themelore të ndërtimit të materies se indeve në trup. Pa proteinat kemi nje sistem nervor keqfunskionues, nuk ka imunitet te larte, keshtu qe nuk ka jetë dhe nder te tjera proteinat sigurojne një ndjenjë të ngopjes, kështu që nuk do te na duhet te mbështetemi në karbohidrate te keqija (çokollata,embelsira,buke,pica). Proteinat e hirres se djathit , nje lloj proteine qe vjen gjate procesit te fermentimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathit) janë burimi më i pasur i BCAA që janë te shume te domosdoshme per metabolizmin e muskujve, dhe janë kritike gjate kohes se stervitjes, por edhe në periudhën e rimekembjes se muskujve. Hirra përmban leucine, aminoacide dhe glutamine, të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin dhe muskujt dhe rritjen e tyre. Burim i mirë i proteinash eshte dhe gjalpi kikirikut.Vezët jane nje ushqim klasik me vlera të jashtëzakonshme biologjike dhe ushqyese. Vlera e mesatare energjitike është rreth 145 kcal per 100 gr dhe permbajne 6 gram proteina/ kokerr.
Po keshtu acidet yndyrore omega 3 janë acide yndyrore esenciale të pangopura shume te rendesishme per t-u marre nga nje vakt mengjesi dhe qe gjenden në ushqime të tilla si peshk, fara liri, fasule, arra ose peshk ton. Sasia ditore 1,6 gram në ditë (EPA dhe DHA) për burrat dhe 1,1 gram në ditë (EPA dhe DHA) për gratë është cilesuar si konsumi minimal ditor qe duhet te marre cdo person.

Futni frutat ne menune e mengjesit. Nje ushqim i mire parashikon te pakten 2-3 fruta ne dite. Eshte mire qe te filloni qe ne mengjes pasi per shume persona eshte veshtire te hane fruta gjate dites. Nje muesli me fruta thata,kos, dhe copa frutash eshte zgjedhja ideale.Nuk ju keshillojme te pini nje lenge frutash pasi te jep ndjenjen sikur ske ngrene asgje.

error: Nuk lejohet kopjimi!