Të njihni simptomat e gripit

Të njihni simptomat e gripit

Simptomat më të zakonshme të gripit si temperatura, dhimbjet e trupit dhe lodhja mund të ju çojnë që të qëndroni në shtrat derisa simptomat të largohen. Simptomat e gripit shfaqen 1- 4 ditë pas infeksionit. Ato shpesh shfaqen papritur dhe mund të jenë tejet të rënda. Fatmirësisht, simptomat në përgjithësi largohen brenda 1-2 javësh.

 

Në disa individë, sidomos në ato me rrezik të lartë, gripi mund të cojnë në komplikacione tepër serioze. Pneumonia mund të jetë vdekjeprurëse në individët me rrezik të lartë ose nëse lihet pa trajtuar.
Simptomat më të zakonshme të gripit janë:
-temperatura mbi 38˚C
-ethe
-lodhje
-dhimbje muskujsh dhe trupi
-humbje oreksi
-dhimbje koke
-kollë të thatë
-hundë të bllokuara

Ndërkohë që pjesa më dërrmuese e simptomave largohen pas 1 ose 2 javësh, kolla e thatë dhe lodhja e përgjithshme mund të zgjasë disa javë më shumë. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë marrje mendsh, tështima dhe probleme me frymëmarrjen. Përzierjet dhe të vjellat nuk janë simptoma të zakonshme te të rriturit, por ndonjëherë ndodhin te fëmijët.
Simptomat emergjente të gripit
Individët me rrezik të lartë që mund të kenë komplikacione të gripit përfshijnë ato:
– nën 5 vjeç
– që janë shtatzënë
– 65 vjeç ose më shumë
Njerëzit që kanë sistem imunitar të dobët për shkak të gjendjes shëndetësore ose për shkak të përdorimit të mjekimeve të ndryshme janë gjithashtu në rrezik. Njerëzit që janë në rrezik të lartë duhet të kontaktojnë doktorin nëse kanë simptoma të gripit. Kjo është vecanërisht e vërtetë nëse keni gjendje shëndetësore kronike si diabeti ose COPD.

 


Të rritur të tjerë mund të përjetojnë:
-probleme me frymëmarrjen
-lëkurë të skuqur
-ngjirje të fytit
-temperaturë e lartë
-lodhje ekstreme
Simptoma më të rënda:
Duhet të kontaktoni me doktorin menjëherë nëse simptomat e gripit:
-përkeqësohen
-zgjasin më shumë se dy javë
-ju shkaktojnë shqetësime
-sjellin dhimbje veshi ose temperaturë mbi 39˚C
Kurt ë rriturit duhet të kërkojnë kujdes emergjent:
Sipas “Disease Control and Prevention (CDC), të rriturit duhet të kërkojnë trajtim emergjent mjekësor nëse ata përjetojnë ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
-vështirësi në frymëmarrje
-dhimbje kraharori ose barku
-marrje mendsh , e papritur ose e rënduar
-gjendje të fikëti
-konfuzion
-të vjella, të rënda ose të vazhdueshme
-simptoma që zhduken ose më pas rishfaqen me një kollë ose temperaturë të përkeqësuar

 

Kur të kërkoni kujdes emergjent për të porsalindurit dhe fëmijët
Sipas CDC, ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse fëmija apo i porsalinduri juaj ka ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
-frymëmarrje të parregullt, si vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje e shpejtë
-mospirja e një sasie adekuate të lëngjeve
-vështirësi në zgjim
-përkeqësimi i të qarave kur merrni fëmijën
-nuk loton kur qan
-simptoma të gripit që zhduken por rishfaqen me një temperaturë apo kollë të përkeqësuar
-temperaturë me pucrra
-humbje oreksi

 


Pneumonia është një komplikacion i zakonshëm i gripit. Kjo është vecanërisht e vërtetë për grupe me rrezik të lartë duke përfshirë njerëzit mbi 65 vjec, fëmijë të vegjël dhe njerëz që kanë sistemi të dobët imunitar. Ju duhet të shkoni menjëherë në urgjencë nëse keni simptoma të pneumonisë duke përfshirë:
-një kollë të rëndë me sasi të mëdha gëlbazash
-vështirësi në frymëmarrje
-temperaturë të lartë (mbi 39˚C) që vazhdon, dhe vecanërisht shoqërohet me ethe ose djersitje
-dhimbje akute kraharori
-ethe të rënda ose djersitje
Pneumonia e patrajtuar con në komplikime serioze madje dhe vdekje. Kjo është vecanërisht e vërtetë te të rriturit, duhanpirësit dhe njerëzit me sistem imunitar të përkeqësuar. Pneumonia është e rrezikshme vecanërisht për njerëzit me gjendje kronike të zemrës apo mushkërive.

 

Një sëmundje e njohur si “gripi i stomakut” ëshhtë në fakt një formë e gastoenteritit (GE). GE është një irritim i vijës së stomakut. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga një sërë patogjenësh, duke përfshirë viruset, bakteriet dhe parazitet. Simptoma të zakonshme përfshijnë temperaturën e butë, përzierjet dhe diarretë. Virusi influenza zakonisht nuk shkakton përzierje apo diarre, por vetëm në disa raste të vecanta te fëmijët e vegjël. Eshtë e rëndësishme të dalloni simptomat e gripit të rregullt dhe gripit të stomakut që të merrni trajtimin e duhur. Fëmijët janë më të rrezikuar kur bëhet fjalë në lënien e patrajtuar të GE-së. Këto komplikime mund të përfshijnë dehidratim dhe ndonjëherë vdekje.
Trajtimi i gripit
Ndryshe nga infeksionet bakteriale, virusi i influenzës trajtohet më së miri me pushimin në shtrat. Shumë njerëz ndihen më mirë pas 24 orësh. Lëngjet që ndihmojnë në trajtimin e gripit janë:
-uji
-caji herbal
-supërat
-lëngjet natyrale të frutave
Në disa raste doktori juaj mund t’ju përshkruajë trajtime anti-virale si Tamiflu. Mjekimet anti-virale nuk e eliminojnë gripin në tërësi, por mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e tij. Mjekimet gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve si pneumonia. Mjekimet për gripin ofrohen vetëm për individë që mund të jenë në rrezik për komplikacione të mëtejshme. Këto mjekime mund të kenë efekte anësore si përzierjet, delir dhe kriza. Gjithashtu pyesin doktorin për të marrë mjekime për lehtësimin e dhimbjeve si ibuprofen (Advil) dhe acetaminophen (Tylenol).

 

Parandalimi i gripit
Mënyra më e mirë për të shmangur simptomat e gripit është të parandaloni përhapjen e virusit fillimisht. Cdokush nga 6 muaj e lart duhet të vaksinohet për gripin. Këto janë të rekomandueshme dhe për femrat shtatzënë. Vaksinat e gripit mund të reduktojë rrezikun për t’u prekur nga gripi.
Gjithashtu mund të ndaloni përhapjen apo marrjen e gripit duke:
-duke shmangur kontaktin me ato që janë të sëmurë
-duke qëndruar larg turmave sidomos gjatë sezonit të gripit
-duke larë duart rregullisht
-duke shmangur prekjen e fytyrës apo gojës, ose të hani ushqime pa larë duart
Duhen rreth 2 javë që simptomat e gripit të largohen plotësisht, megjithatë zakonisht simptomat e gripit fillojnë e largohen pas 24 orësh. Flisni me doktorin nëse simptomat e gripit zgjasin më shumë se dy javë, ose zhduken e më pas rishfaqen më keq se më parë.

Parandalimi më i mirë është higjiena e përsosur: bëjeni praktikë të shpeshtë larjen e duarve, jo vetëm para vakteve të ngrënies.

Si më poshtë do të gjeni këshillat kryesore për parandalimin e gripit:

1. Shmangni kontaktin e afërt me njerëz që janë të sëmurë. Dhe kur të jeni ju sëmurë, ruani distancën nga të tjerët për t’i mbrojtur nga virusi.

2. Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi dhe jo në punë apo në shkollë kur të jeni sëmurë. Kështu ju do të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së gripit tek të tjerët.

3. Kollituni apo teshtini me një shami përpara, më pas hidheni atë. Mbani darën përpara kur kolliteni apo teshtini, nëse nuk keni një shami. Pastaj lani duart dhe bëni të njëjtën gjë sa herë teshtini apo kolliteni.

4. Lani duart. Larja e shpeshtë e duarve do t’ju ndihmojë te mbroheni nga mikrobet. Kur ta keni të mundur, lajini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë fërkojini fort të dyja dhe gjithë sipërfaqen e tyre. Lajini për 15-20 sekonda. Veprimi i sapunit i kombinuar me fërkimin e fortë ndihmon në largimin e baktereve.

5. Kur e keni të pamundur sapunin dhe ujin e ngrohtë, përdorni letra të lagura me bazë alkooli ose xhel të sanitarizuar për duart. Nëse përdorni xhel, fërkojeni atë në duart tuaja, derisa ato të jenë të thata. Xheli nuk ka nevojë për ujë. Alkooli në xhel i vret viruset që shkaktojnë gripin dhe rrufën.

6. Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës. Viruset shpesh shpërndahen kur një person prek diçka që është e infektuar dhe pastaj prek sytë, hundën apo gojën.

Mjekimi në shtëpi dhe parandalimi

Shumë trajtime jo mjekësore për të ftohtin, rrufën, gripin apo simptoma të tjera alergjike janë të sigurta dhe të
efektshme. Ja disa që duhet të provoni:

– Mbani regjim shtrati. Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.

– Pini më shumë ujë. Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.

– Lajini shpesh duart. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.

– Kompresa të ftohta. Ndihmon të pakësojë ethet ose t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

– Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë. Zbut fytin e acaruar. Është një trajtim natyral, që nuk kush¬ton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.

– Ilaçe për fytin. Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.

–  Lagështi në ajër. Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata. Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.

Kolla, një kurë e mirë me çaj mëllage

Çaji i mëllagës ndihmon në qetësimin e saj dhe në rast se kolla është e shoqëruar me gëlbazë lehtëson nxjerrjen e saj. Çaji mund të pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer.

Rezultate shumë të mira lëngu i mëllagës ka dhënë gjatë përdorimit në formë gargare kundër acarimeve të fytit, në raste skuqjesh apo dhembje të tyre.

Këshillë:

Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij. Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton.

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!