Supë krem me karrota e domate të thara

Supë krem me karrota e domate të thara

°300 g karrota ( edhe të ngrira)
°1patate mesatare
°1 qepë
°Pak gjalpë
°100ml panë e freskët
°1 e verdhë veze
°4_5 domate të thara
°Kripë e piper I zi
Kavërdisim ngadalë qepën me gjalpin, shtojmë karotën dhe pataten e qëruar e të prerë në copa të vogla. Hedhim ujë sa të mbulohen perimet, I rregullojmë me kripë e I lëmë të ziejnë e të zbuten sa duhet. Shuajmë zjarrin, zhysim përzierësin në tenxhere dhe frulojmë perimet e ziera sa të bëhen krem I trashë e I njëtrajtshëm, pastaj shtojmë panën. Së fundi, ndersa supa krem është ende e nxehtë, bashkojmë edhe te verdhën e vezës duke e përzier me forcë( do të mpikset vetëm me nxehtësinë e supës). Presim domatet e thara në katrorë të vegjël. E shërbëjmë supën _krem me karota në tasa të vegjël ose në pjata të thella dhe e plotësojmë me domatet e thara dhe pak piper të zi.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!