Spageti integrale me perime

Spageti integrale me perime

·350g spageti integrale
·4 thelpinj hudhër
·Spec djegës
·1spec i verdhë
·1 patëllxhan I vogël
·1kungull I vogël
·1 lugë kaperi
·250g domate qershiza
·1 tufë borzilok
·Vaj ulliri
· Kripë

Kavërdisim në një tigan me shumë vaj thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës, shtojmë perimet e prera në kuba të vegjël( me prajashtim të domatës) dhe I perziejmë me kujdes të gjitha.

Vazhdojmë kavërdisjen e perimeve me zjarr të fortë, me qëllim që të mos squllen pa masë e të mos behën të lëngshme si supë e trashë me perime.

Hedhim kaper  dhe i kripim perimet sa duhet; mbas disa minutash shtojmë domatet qershiza të prera përgjysmë. Ziejmë spagetin, I kullojmë dhe I bashkojmë me perimet e përgatitura.

Sipas nevojës shtojmë pak vaj dhe ujë nga zierja e atyre që gatesa të mos dale shume e thatë. Përfundojmë duke I hedhur sa më shume borzilok të prerë hollë.

Ju bëtë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!