SI TË PASTRONI QEPËT, PA JU DJEGUR SYTË

SI TË PASTRONI QEPËT, PA JU DJEGUR SYTË

 

Përse lotojmë kur pastrojmë qepët?

Sapo fillojmë të pastrojmë qepën e pare,fillojnë sytë te lotojnë. Arsyeja që kjo ndodh është sepse gjatë zhvillimit të tyre qepët absorbojnë squfurin. Gjatë prerjes së tyre në feta ato lëshojnë një substancë kimike dhe gazra të cilat irritojnë sytë. Lotët janë vetëm një formë mbrojtjeje ,reagim nga trupi ynë para një substance të huaj. Por në kontakt me lotët,çlirimi gazit çon në formimin e acidit sulfurik dhe kështu sytë tanë do të lotojnë akoma edhe më shumë.

1) Mos harroni ta mbani qepën sa më larg futyres tuaj dhe mos fshini sytë ose t’i prekni ata,pasi keni prekur qepën.

2) Nuk duhet filluar prerja e qepës pa e pastruar atë në fillim. Ne i heqim majën ose pjesën e poshtme me thikë në mënyrë që ta pastrojmë më lehtë,por në këtë mënyrë ne lejojmë qe substancat e bezdisshme  të dalin më shpejt. Provoni ta pastroni qepën vetëm duke përdorur duart, pa përdorur thikën dhe pa ushtruar shumë presion tek qepa.

3) Pasi të keni mbaruar me pastrimin e qepës, pjesët qe hoqëm i hedhim ne plehra. Kështu eliminojmë pjesën që na bezdis gjatë punës.

4)Shpëlajeni qepën me ujë të ftohtë. Ndajeni atë në gjysëm,shpëlajeni gjysmën e parë dhe priteni përsëri në mënyrë që uji të depërtoj brenda qepës.

5) Copëtoni  gjysmën e qepës dhe shpëlajeni përsëri nëse është e nevojshme. Hidheni qepën e copëtuar në një tenxhere ose tigan dhe mbulojeni me një kapak.

6)  Veproni po njësoj edhe me gjysmën e dytë  të qepës. Shpëlajeni me ujë te ftohtë. Hidheni në një tenxhere ose tigan. Sytë mund të jenë vetëm pak të ndjeshëm por nuk do të lotojnë këtë herë.

7) Gjatë përgatitjes së qepës përdorni një kapak dhe evitoni të afroni fytyrën afër tenxheres ose tiganit ku ndodhet qepa ,për të shmangur  lotët.

TRUKET E GJYSHES !

1) Vendosni një qiri afër vendit ku do të pastroni qepën dhe kjo do t’ju ndihmoj që flaka të tërheq gazrat dhe substancat e qepës ndaj jush në mënyrë që sytë të mbrohen.

2) Nëse jeni me nxitim ose nëse keni shumë qepë për të përgatitur,mund të shplani thikën me ujë të  ftohtë në vend të qepës. Përsëriteni këtë disa herë sapo të vini re se sytë tuaj po fillojnë të bëhen të ndjeshëm.

3) Pastroni pjesën lartë dhe poshtë të qepës direkt në lavaman para se të filloni ta prisni në copëza të vogëla
Mund ta pastroni dhe aty në lavaman me ujin e ftohtë.

error: Nuk lejohet kopjimi!