Si te parandaloni kequshqyerjen te mosha e trete?

Si te parandaloni kequshqyerjen te mosha e trete?

Nga Prof.Dr. Anila Kalleshi -Dietologe Klinike
Jo vetem qe mosha e trete ka nevoja për ushqim me vlera ushqyese  ndryshe nga me te rinjte, por ata gjithashtu kane nevoje edhe per me shume ilace, kane rrisk me te larte per shfaqjen e semundjeve kronike-si diabeti dhe semundjet e zemres si dhe me shume gjasa jetojne vetem. Te gjitha keto ndikojne ne kequshqyerje.
Nēse dini shenjat dhe simptomat e kequshqyerjes ne moshen e trete, mund te arrini te kujdeseni me mire per te afermit tuaj.

Shkaqet e kequshqyerjes te mosha e trete:
-Mungesa e interesit per te gatuar
-Te jetuarit vetem
-Efektet anesore te mjekimeve qe ndikojne ne shije dhe oreks
-Dietat me më pak kripe  dhe yndyre
-Preferojne më shumë te pine alkool sesa te hane
-Veshtiresi per t’i gelltitur
-Probleme me pertypjen per shkak te problemeve ne mishrat e dhembeve
-Pamundesi per te blere ushqime organike
-Shume shpenzime ne ilace saqe nuk kane mundesi per te blere ushqime me vlera nutricionale
-Depresion dhe dementia

Disa hapa parandaluese:

1. Kontrolloni frigoriferin dhe mendohuni per zakonet ushqimore
2. Kini kujdes ndryshimet shendetesore dhe ndryshimet ne peshe
3. Konsumoni ushqime te pasura me 5 vitaminat kyçe si dhe ushqime të pasura me vlera ushqyese
4. Hidratohuni me rreth 9 gota uje ne dite
5. Kerkoni ndihme

5 vitaminat dhe nutrientet kryesore per moshen e trete

1.Acidi Folik 400 mcg ne dite

Ushqimet e pasura ne acid folik jane spinaqi, ashparagu etj.

2.Vitamina B12 2.4 mcg ne dite: Ushqimet e pasura ne B-12: Mishi i gjelit te detit, salmoni, mishi i pules, vezet, qumeshti.

3.Vitamina C 75-90 mg ne dite:
Ushqimet e pasura me vitamine C jane portokalli, grejpfruti, luleshtrydhet, domatet, brokoli, patatet.

4. Vitamina D 600-800 IU ne dite: Ushqimet e pasura ne vitamine D jane: salmoni i konservuar, sardelet, qumeshti i sojes, qumeshti i lopes etj.

5. Acidet esenciale yndyrore (EFA). Ushqimet e pasura ne EFA: tuna, sardelet, salmon, trofte, gaforre.

Si te qendroni te hidratuar
Hidratimi eshte nje nga arsyet kryesore se pse shume here te moshuarit perfundojne ne urgjence. Rekomandohet te pini rreth 9 gota lengje ne dite nese jeni mbi 65 vjec. Uji eshte opsioni me i mire! Eshte e rendesishme te kontrolloni sasine e sheqerit dhe te mos konsumoni alkool.
1. Supa-nje menyre e shkelqyer per te rritur lengjet dhe nutrientet
2. Kafe me qumesht
3. Çaj  bimor
4. Lengje te fresketa
5. Smoothie-s ( me shume fruta dhe perime)
6. Uje kokosi-nje menyre e mire per te marre elektrolite
7. Qumeshti

error: Nuk lejohet kopjimi!