SI TË HUMBIM PESHË DUKE KONSUMUAR USHQIMET E LUMTURISË?!

SI TË HUMBIM PESHË DUKE KONSUMUAR USHQIMET E LUMTURISË?!

 

Të gjithë duam të  ndryshojmë dicka drastike në mënyrën e të ngrënit,të ndjekim një jetesë të shëndetshme dhe të qëndrojmë me një dietë të larmishme për një kohë të gjatë. Por duket sikur jo të gjitha regjimet e njohura janë të përshtatshme pasi janë shumë drastike,restriktive dhe të pakëndshme.

Por çfarë lidhje ka ky hormon me mundimin për t’u dobësuar?!

 

Nëse ndjen kënaqësi me faktin e të ndjekurit një regjim ,jeni më të lumtur

Dopamina është një neurotransmetues,një substancë e prodhuar nga qelizat e sistemit nervor që rregullon ndjenjat pozitive emocionale dhe njihet si “hormon i kënaqësisë”.

Mangësitë e dopaminës çojnë në përkeqësim të gjendjes shpirtërore me simptoma të lodhjes,apatisë dhe kërkimit të ushqimit si ngushëllim. Ideja që qëndron tek dieta e dopaminës nuk është e gabuar . Shumica e njerzëve nuk e kan të lehtë të ndjekin një regjim për të hequr kilet e padëshiruara kjo për shkak të ndjenjave të trishtimit,ankthit dhe nervozizmit të krijuar nga uria .

USHQIMET QË TË NDIHMOJNË TË NDJEHESH MIRË

Kjo listë për fat të mirë është ushqyese dhe varion duke filluar nga produktet e qumështit ( djath,qumesht,kos dhe krem) tek vezët; nga peshqit e yndyrshëm si salmoni,sardelet ( të pasura me omega 3 dhe burime të mira të vitaminës D) tek frutat e detit.

Pa harruar mishin i cili nuk duhet të mungojë  me kusht që të vijë nga kafshët që janë rritur në hapësirë në ajër të pastër. Në dietën e lumturisë ka dhe vend për frutat sezonale:mollë,manaferra , rrush i zi që përmbajnë anti oksidantë të cilët ndihmojnë trurin  në neutralizimin e humbjes së dopaminës.

Frutat e thata si ( bajame,lajthi,arra ,etj) ndihmojnë mbajtjen e mirë të neuroneve . Dhe perimet dhe ushqimet pikante. Recetat që përdorin specin djegës nuk rritin nivelin e dopaminës por nxisin lirimin  e endorfinave në tru .

MBAJTJA NËN KONTROLL E KARBOHIDRATEVE

Dorëheqja nga alkoli  që është shumë kalorik dhe i rrezikshem për shëndetin dhe mbajtja nën kontroll e karbohidrateve që në konsumim të shumtë favorizon lirimin e insulinës që transformon sheqerin e pranishëm në gjak në yndyrë ,janë thelbësore për t’u dobësuar.

Dieta është hipoproteike :pa pasta, oriz dhe drithra. Ushqimet që përmbajnë tirozinë dhe fenilalaninë janë mishi,peshku dhe djathi.

Sheqernat janë të ndaluara për efektin e tyre negativ në humor: sapo i konsumojmë ndjehemi shumë euforikë por më vonë ndjehemi të lodhur dhe nervozë më pas sheqeri na pengon dëshirën për t’u dobësuar.

MOS VEPRONI ASNJËHERË SIPAS DËSHIRËS!!

Nëse doni që të humbisni më shumë se 10 kg është mirë që ti besosh një specialisti ose të paktën të kërkoni mendimin e mjekut tuaj bazë të familjes. Para se të filloni të ndiqni cfaredolloj regjimi eshtë mirë të siguroheni nëse jeni mirë me shëndet,kontrolloni sheqerin në gjak,kolesterolin,mëlçinë dhe veshkat .

Tejkalimi me ushqimet proteinike shkakton një prodhim të lartë të toksinave që të jenë të eleminuara, e detyrojnë trupin të kryej një punë super. Përqëndrohuni në ushqimet me stimulimin e prodhimit të dopaminës por duke i shoqëruar me fruta të thata,fara ose perime.

Fibrat gjithashtu duhet të kemi në sasi të shumtë pasi ato ngadalësojnë absorbimin e sheqernave , yndyrnave dhe triptofanit që favorizon sekretimet e serotoninës ,hormoni ynë i MIRËQËNIES!!

error: Nuk lejohet kopjimi!