Sheqeri i lartë në gjak, diabeti dhe trupi juaj

Sheqeri i lartë në gjak, diabeti dhe trupi juaj

 

Si ndikon sheqeri në gjak në trupin tuaj

Kur keni diabet, niveli i sheqerit në gjak mund të jetë e lartë. Gjatë kësaj kohe, kjo mund të dëmtojë trupin tuaj dhe të cojë në shumë probleme të tjera. Sa sheqer në gjak është shumë? Edhe pse glukoza e lartë është e keqe për ju? Ja si ndikojnë këto nivele në shëndetin tuaj.

Cilat janë nivelet normale të sheqerit në gjak?

Ato janë më pak se 100 mg/ dl pasi nuk keni ngrënë për 8 orë. Dhe janë më pak se 140 mg/dl 2 orë pasi keni ngrënë. Përgjatë ditës, nivelet kanë si tendencë të jenë më të ulëta para vakteve. Për shumë njerëz me diabet, nivelet e sheqerit në gjak para vakteve duhet të jenë diku te 70-80 mg/dl. Për disa njerëz 60 është normale, për të tjerë 90. Cfarë është niveli ulët i sheqerit? Në fakt varion. Glukoza e shumë njerëzve nuk bie ndonjëherë poshtë 60. Kur ju mbani dietë ose nuk hani për një kohë të gjatë, mëlcia i mban nivelet tuaja normale duke kthyer yndyrën dhe muskujt në sheqer. Nivelet e disa njerëzve mund të bien diku më poshtë.

Diagnoza

Doktorët i përdorin këto teste për të parë nëse keni diabet:

-Testi i glukozës (Fasting plasma)

 -Doktori teston nivelet e sheqerit në gjak pasi nuk keni ngrënë për 8 orë dhe është me i lartë se 126 mg/dl.

-Testi oral i tolerancës së glukozës

–Pasi nuk keni ngrënë për 8 orë, ju mund të pini një pije speciale me sheqer. Dy orë më vonë niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se 200.

-Kontroll i rastësishëm

Doktori teston sheqerin në gjak dhe është më i lartë se 200, plus urinoni më shumë, gjithmonë të etur dhe keni fituar apo humbur një sasi të konsiderueshme peshe. Ai më pas do të bëjë një test të nivelit të gjakut ose një test oral të tolerancës ë glukozës për të konfirmuar diagnozën. Cdo nivel sheqeri më i lartë se normalja është i pashëndetshme. Nivelet që janë më të larta se normalja, por që nuk arrijnë një pikë të caktuar, quhen pre-diabet. Sipas “American Diabetes Association”, 86 milion njerëz në U.S kanë këtë gjendje, e cila mund të cojë në diabet nëse nuk bëni ndryshimet e duhura të stilit të jetesës që doktori juaj rekomandon. Gjithashtu është e mundur që të menaxhoni pre-diabetin me ushtrime dhe dieta.

Sheqeri dhe trupi juaj

Pse niveli i lartë i sheqerit në gjak është i keq për ju? Glukoza është e mirë në momentin që është e pranishme në nivele normale. Por gjithashtu mund të sillet si helm “me veprim të ngadaltë”. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë në aftësinë e qelizave në pankreasin tuaj për të bërë insulinë. Organi mbi-kompesohet dhe nivelet e insulinës qëndrojnë të larta.

Me kalimin e kohës, pankreasi dëmtohet përkohësisht. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të cojnë në ndryshime që cojnë në forcimin e enëve të gjakut, atë që doktorët e quajnë arteriosklerozë. Pothuajse cdo pjesë e trupit mund të dëmtohet nga sheqeri i tepërt. Enët e dëmtuara të gjakut shkaktojnë probleme si:

-Sëmundja e veshkavve apo probleme me to, që kërkon dializë

-Goditje në zemër

-Infarkt

-Humbje të shikimit

-Sistem të dobët imunitar, me shumë rrezik për t’u prekur nga infeksionet

-Disfunksion erektil

-Dëmtim të nervave, të quajtur neuropati, që shkakton dhimbje në duar, këmbë etj,

-Qarkullim i dobët në duar dhe këmbë

-Shërim i dobët i plagëve dhe amputim në raste të rralla

Mbani nivelet e sheqerit në gjak në rangun normal për të shmangur shumë nga këto komplikime.

error: Nuk lejohet kopjimi!