Pse ushqyerja e shëndetshme ka rëndësi në shtatëzani?

Pse ushqyerja e shëndetshme ka rëndësi në shtatëzani?

Ka një lidhje komplekse ndërmjet statusit nutricional të një nene dhe bebes së saj të porsalindur, shëndeti dhe mirëqenia e asaj fëmije e shoqëron përgjatë gjithë jetës. Provat sugjerojnë që rrënjët e shumë sëmundjeve gjatë rritjes vijnë si pasojë e furnizimit me lëndë ushqyese në dy vitet e para të jetës. Të gjithë ata që kanë kontakt me një femër gjatë shtatzanisë duhet të jenë të aftë të ofrojnë këshilla të qarta, praktike, dhe të bazuara në studime, se si një diete për to duhet të jetë. Mbështetja e femrave për të marrë seriozisht zgjedhjet e tyre ushqimore, që të shpenzojnë paratë e tyre si duhet në ushqim dhe të mësojnë aftësi të reja në përgatitjen e ushqimeve duhet të jetë primare për to. Statusi nutricional për një femër përgjatë shtatzanisë së saj do të ndikojë në shëndetin dhe mirëqënien e të porsalindurit të saj, qoftë afatgjatë, qoftë afatshkurtër. Këshillat e vazhdueshme në shtatzani kanë si qëllim që të sigurojnë më të mirën për nënën dhe të porsalindurin, dhe kjo përfshin lindjen e një fëmije me peshë normale. Dieta e varfër në shtatzani lidhet me një sërë efektesh anësore gjatë shtatzanisë, bazuar në shumë studime, dhe shumë prej tyre kanë dalë në përfundimin që dietat e tyre kanë mungesë të lëndëve ushqyese esenciale. Përpos mitit të famshëm që bebeja merr lëndët ushqyese që ka nevojë nga nëna, në fakt as nëna as bebeja nuk marrin asgjë nëse zgjedhjet ushqimore nuk përmbajnë lëndë ushqyese.

-1000 ditët e para
1000 ditët e para- bëhet fjalë për 9 muajt e shtatzanisë dhe dy vitet e para të jetës së bebes-shihen si një dritare mundësish për të marrë ushyerjen e duhur që cdo individ ka nevojë. Ushqyerja e femrave dhe fëmijëve në shtetet e zhvilluara është e rëndësishme pasi në këtë periudhë të jetës ata japin një kontribut të vlefshëm në të ardhmen e shëndetit të fëmijës së tyre. Koncepti i 1000 ditëve- së bashku me informacionin e qartë  për ushqyerjen gjatë kësaj periudhe- është i nevojshëm për mbështetjen në shumë familje. Të flisni me femra apo me partnerët e tyre për ushqyerjen gjatë shtatzanisë dhe të motivoni ata për të ndryshuar sjelljen e tyre, mund të jetë dicka vërtet e dobishme. Mund të ketë një sërë mënyrash për të folur për zgjedhjet ushqimore në shtatzani dhe një sërë pyetjesh që mund të ngrihen lidhur me këtë problem. Fatmirësisht ju mund të gjeni përgjigje të shumë pyetjeve në këtë artikull. Me shumë gjasa do të ndesheni me shumë femra që nuk ndjekin një dietë që është në përputhje me rekomandimet e duhura. Shumë prej tyre zgjedhin ushqime të shpejta, me yndyrë të lartë, me shumë kripë dhe më shumë sheqer, si dhe mund të kenë aftësi minimale gatimi. Eshtë e rëndësishme të jemi të ndjeshëm ndaj këtyre faktorëve dhe të mbështesim cdo individ. Shumë femra mund të jenë të afta të bëjnë ndryshime të vogla në dietën e tyre dhe ju duhet patjetër një mbështetje për ndryshime pozitive.

Nuk është kurrë vonë të ndryshoni zakonet ushqimore dhe një shëndet i mirë është dhurata më e mirë që mund t’i jepni fëmijës suaj. Eshtë e rëndësishme që nëna të ushqehet si duhet, në mënyrë që të transmetojë lëndët ushqyese te bebeja e saj. Të ushqeni me gji beben për 6 muajt e parë të jetës është gjëja më e rëndësishme që një nënë mund të bëjë për të mbrojtur shëndetin e bebes dhe vetë shëndetin e saj. Dhe nëna që ushqejnë me gji e përshkruajnë këtë si një ndjesi fuqizuese. Mosha nuk është një barriere dhe nënat e reja mund të ushqejnë me gji ashtu si të gjithë nënat e tjera. Thjesht sepse nuk vëreni ndonjë problem nutricional, nuk do të thotë që nuk gjendet aty. Për fëmijët nën moshën 2 vjec, të keni një dietë të varfër me lëndë ushqyese dobëson sistemin imunitar të fëmijës dhe e bën atë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të zakonshme si infeksionet e kraharorit ose diarrea, dhe mund të parandalojë që fëmija të jetë i fortë fizikisht dhe mendërisht. Bebet që kequshqehen sepse nëna nuk po ha mjaftueshëm gjatë shtatzanisë me shumë gjasa përballen me probleme kronike afatgjatë dhe kanë një rrezikshmëri më të lartë vdekjeje. Kjo ndodh në shumë vende të botës. Të hani së bashku si familje është një aspekt shumë i rëndësishëm, sepse fëmijët në këtë mënyrë inkurajohen të hanë më mirë dhe gjithashtu kanë një shembull më të mirë për ndjekur. Të shpenzoni më shumë para në ushqyerjen e duhur është më e rëndësishme sesa të shpenzoni në rroba të shtrenjta dhe lodra për beben. Nëse nënat mendojnë që të kenë dhe shumë fëmijë të tjerë, ushqyerja e duhur është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni.

error: Nuk lejohet kopjimi!