Përmbledhje e vitit 2017

Përmbledhje e vitit 2017

Gëzuar festat nga Anila Kalleshi’s Center dhe ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association .

Viti 2017 ka qenë një vit mjaft pozitiv. intensiv tē pasur me evente dhe iniciativa mjaft tē rëndësishme për karrierën time profesionale .

▶️ Një sërë projektesh mbi kequshqyerjen në disa nga shkollat e njohura në kryeqytet si: Edith Durham, Asim Vokshi, Gustav Mayer, Turgut Ozal, Ylber, Shkolla e Kuqe, Universiteti Europian i Tiranës, etj.

➡️ Gjatë këtij viti kam qenë e ftuar në 136 emisione televizive dhe 34 emisione radiofonike.

➡️ 113 artikuj në revista e gazeta dhe 136 artikuj në portale të ndryshme.

➡️ Pjesêmarrje në Konferenca e Kongrese:
– 13- 14 Prill 2017 referuese ne Kongresin e 3-te grave shtatëzena me temë “Dieta në shtatëzani.
– 27-29 korrik 2017 International Conference of Dietics and Nutrition në Romë, Itali.
– 13th International Congress on Advances in Natural Medicines, Nutraceuticals & Neurocognition në Romë, Itali
– 18-20 shtator 2017 në Zyrih në Zvicër Kongresi i 16-të botëror “Nutrition and food chemistry”
– 30 shtator 2012 në Universitetin Aldo Moro në Bari Departamenti Nazionale Scienze dello Stile di Vita ka marre pjesë në kursin “Conosci i tuoi geni e cambia il tuo destino”.

➡️Gjatë 2017 kam qenë pjesë e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:
-3-4 Korrik 2017 në Lucern të Zvicrës nderohem me Çmimin Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “Name of Science” si dietologia më e mirë në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë.
-14 Shtator 2017 Diplomatic Mission of Peaces and Prosperity më çertifikon si nje Misionare te Paqes.
-6 Tetor 2017 në Hotelin Carlton në Cannes të Francës nderohem me Çmimin Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “The International Award ‘Rose of Paracelcus”në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë.
-6 Tetor 2017 në Hotelin Carlton Kanë të Francës në European Awards Night nderohet me Çmimin më të lartë Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “The Socrates Award”
–14 Nëntor 2017 në Dubai nderohet me çmimin “Triumf”  BIZZ AMEA 2017 në Burj Al Arab Hotel nga Konfederata Botërore e Biznesit.
-12 Dhjetor 2017 Albanian Exellence nê mbrëmjen Gala të zhvilluar në Hotel Sheraton “50 x 50  Simboli i një brezi “ nderohet me trofenë Albanian Exellence 2017.
-23 Dhjetor 2017 Live Style Albania e nderoi me trofenë Awards Business Trend 2017 në Tiranë.

-Anëtare jurie e çmimeve ndërkombëtare Steeve Awards me qendër në New York në vitin 2017.

➡️Doli në shtyp libri “Jeto shëndetshëm” dhe “ Dieta e shtatëzanisë”. Jam në proçesin final të përfundimit të dy librave të mi më të rinj : libri me 2 autorë bashkëpunim me Proff. Dott Luigi Maselli- “Stili i jetesës dhe ushqyerja korrekte” si dhe “Receta të shëndetshme me smoothie”

➡️Ambasadore e Nutribullet

➡️ Nê 23 tetor në Tiranë sē bashku me Italian Lifestyle Medicine Association ILMA u themelua ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association ku u zgjodha Presidente. Themelimi I saj u pasqyrua në kohë reale në Kongresin Botēror të Lifestyle Medicine i mbajtur po atë ditë nga American College of Lifestyle Medicine.

➡️ Një punē shumë e mirë është bërë me faqen time në Facebook Anila Kalleshi Official ku faqja ka arritur njē numër shumë të mirë ndjekësish prej 337000 ndjekësish të deklaruar dhe po kaq ndjekës që e ndjekin vazhdimisht me rigorozitet faqen time, por akoma nuk kanë vendosur t’i japin like të deklaruar.

Faleminderit miqtë e mi që më keni qëndruar shumë pranë.
Faleminderit bashkëpunëtorët e mi!
Falenderim special të gjitha mediave pêr mbështetjen.
Faleminderit Italian Lifestyles Medicine Association ILMA dhe në veçanti Proff Dott Luigi Maselli, Dott Christina Bartelli, Dott Angelo Chiarelli.
Falenderim pafund Stafit të Anila Kalleshi’s Center. Jeni rë mrekullueshme !
Faleminderit stafit të ALMA Albanian Lifestyle Medicine Association.
Faleminderit klienteve te Anila Kalleshi’s Center që arritet te realizonit qëllimet e juaja në humbjen e peshês duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mija.
Faleminderit për cdo koment, pëlqim dhe fjalët e mrekullueshme që mê keni dhënë gjatê gjithë këtij viti.
Faleminderit familjes time të mrekullueshme – bashkëshortit tim që ka qenë gjithmonë përkrahes i iniciativave tê mija.
Faleminderit Frankli – djalit tim i cili më ka suportuar për mungesen e prezencës time afêr.
Faleminderit prinderit e mi të mrekullueshem.
Faleminderit tē gjitheve!

Ju uroj nga zemra të gjithëve që 2018 -ta të jetē një vit sa më i mbarë i mbushur me gjëra të mrekullueshme, sa mē larg njerëzve negativë e qëllime dashakeqëse,. Le të rrethohemi me pozitivitet e vlera.

Gëzuar Krishtëlindjet e Vitin e Ri 2018!
– Anila –

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!