Përdorimi i produkteve të bulmetit mbetet akoma i paqartë dhe në ditët e sotme

Përdorimi i produkteve të bulmetit mbetet akoma i paqartë dhe në ditët e sotme


Shumë njerëz besojnë që përdorimi i produkteve të bulmetit nuk është i përshtatshëm për konsumim njerëzor dhe shumë studime kanë treguar efektet anësore që sjell për shëndetin tonë. Në anën tjetër të monedhës, fermat për prodhimin e produkteve të bulmetit janë kudo, si dhe kompanitë e ndryshme të marketingut na kanë bërë të besojmë që ne nuk jetojmë dot pa produkte bulmeti. Për fat të keq, edhe nëse ata kanë të drejtë deri në një farë pike, të gjitha produktet e bulmetit që shiten në treg janë të përpunuara maksimalisht dhe të tejmbushura me kimikate dhe antibiotikë të rrezikshëm.

Një problem tjetër, disa burime thonë që ne humbim enzimat e nevojshme për të tretur produktet e bulmetit në momentin që jemi 2-3 vjeç. Djathi, kosi, kremi dhe nënprodukte të tjera të qumështit janë pak të lehta në sistemin tonë tretës, me shumë mundësi për shkak të metodave të përpunimit të këtyre nënprodukteve, por shumë njerëz e kanë të vështirë t’i përdorin si duhet këto produkte.
Të porsalindurit, fëmijët, adoleshentët, të rriturit madje dhe mosha e tretë, të gjithë e pinë qumështin pa përjashtim. Ne pimë me dyzina ose me mijëra galona qumësht në vit, si shtesë të shumë produkteve të tjera të bulmetit që konsumojmë si djathi, gjalpi dhe kosi.

A mund të ketë diçka të gabuar? Ne shohim trupa të bukur e të kuruar kudo në ekranet televizive që shpeshherë përcjellin mesazhin që qumështi “ndikon në një trup të mirë”. Shumë dietologë insistojnë që ju duhet të konsumoni qumësht përndryshe ku do të merrni kalciumin që ju nevojitet? Drekat në shkolla gjithmonë përfshijnë qumësht ose në çdo spital padyshim që në vaktet ushqimore do të gjeni qumësht. Për shumë vite me rradhë, madje dhe nutricionistët kanë theksuar që produktet e bulmetit janë një grup esencial ushqimor. Qumështi dhe të gjitha nutrientët esencialë duhet të jenë të disponueshme në të gjitha shkollat, cilado qoftë kostoja. Kohët e fundit, shumë personazhe publikë po suportojnë këtë kauzë, duke vizatuar mustaqet me qumësht. Të pini qumësht lope është mëse i pranueshëm, pjesë normale e kulturës sonë.

Mund të surprizoheni kur të mësoni që shumica e popullsisë njerëzore kudo në botë nuk e pi dhe nuk e përdor qumështin e lopës. Për më tepër, shumica e njerëzve nuk mund të pinë qumësht sepse trupat e tyre nuk mund ta tolerojnë; pasi i sëmur.

Kështu që, si mund të jemi të sigurtë që të pini qumësht është gjëja e duhur? Fillimisht, le t’i hedhim një sy literaturës shkencore të subjektit. Janë me mijëra raporte mjekësore që fokusohen te produktet e qumështit dhe bulmetit si dhe GCNM ka shpenzuar shumë muaj duke kërkuar për informacione.

Për të filluar, asnjë nga autorët nuk foli për qumështin e lopës si një ushqim të mrekullueshëm,  pa efekte anësore, as si “ushqimi perfekt” që industria synon të promovojë. Fokusi kryesor i këtyre publikimeve duket që është vetëm në kolikun e zorrëve, irritimin e zorrëve, gjakderdhja e zorrëve, anemia, reaksionet alergjike te të porsalindurit dhe fëmijët, dhe infeksione si salmonela.   Më shqetësues është rreziku për infeksione virale me virusin e leuçemisë bovine ose viruse të tjerë si dhe shqetësimi për diabetin. Ndotja e qumështit nga qelizat e bardha të qelbëzuara si dhe një sërë kimikatesh dhe pesticidesh gjithashtu u diskutua. Ndërmjet fëmijëve, problemet më të zakonshme që shfaqeshin ishin alergjitë, infeksionet kronike të veshëve, lagia e shtratit, astma, gjakderdhje e brendshme, kolik dhe diabet fëmijërie. Te të rriturit, efektet anësore mesa duket përqëndrohen rreth sëmundjeve të zemrës, artrit, alergjitë, sinozit dhe akoma më shumë serioze si leuçemia, limfoma madje dhe kancerin.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme të merrni në konsideratë dietat e paraardhësve tanë, dieta e të cilëve nuk përfshinte qumësht dhe produkte bulmeti. Ndërkohë që studioni “njeriun Paleolitik”, do të kuptoni që skeleti i tyre reflekton forcë, muskularitet (masa e pikave muskulare në kocka e tregon këtë), dhe mungesa totale e osteoporozës së avancuar. Merrni në konsideratë këtë: gjenet tona po programojnë trupat tanë  në të njëjtën mënyrë si paraardhësit tanë para 50,000-100,000 viteve më parë, por në ditët e sotshme, osteoporoza është vërtet një shqetësim serioz. Përgjigja perfekte për këtë problem, sipas opinionit të shumë ekspertëve, është të pini qumësht-dhe shumë qumësht-për të parandaluar shfaqjen e gjendjes së quajtur osteoporozë.

Për fat të keq, publiku është i informuar gabim. Në fakt, Universiteti i Harvard (studimi i Nurses Health), i cili studioi 78,000 femra përgjatë një periudhe 12-vjeçare, zbuloi që femrat që merrnin më shumë kalcium nga produkte bulmeti kishin më shumë thyerje kockash sesa ato që pinin rrallë qumësht (Yaddira 2007).

Pra, sa më shumë bulmet që konsumojmë, aq më të dobëta bëhen kockat. Ka të bëjë me aciditetin dhe alkalinitetin. Kur vendosen së bashku, ato neutralizojnë. Kalciumi në qumësht është alkalin ndërkohë që proteina është acidike. Problemi është që ka më shumë aciditet në qumësht sesa alkalinë në kalcium. Kjo shkakton që trupi të kullojë më shumë kalcium nga kockat për të përballuar acidet ë po vijnë. Kështu, për fat të keq, ata që konsumojnë bulmet për të luftuar osteoporozën në fakt po e ndihmojnë atë të zhvillohet. Sigurisht që i gjithë faji nuk është i produkteve me bulmet por realisht luajnë një rol goxha të madh. Më pas një kontribues tjetër i madh janë sasia e lartë e proteinave në dietat tona.

Një studim nga “Physicians Committee for Responsible Medicine” për  të ri-shikuar literaturën ekzistuese në lidhje me efektet e produkteve të bulmetit  dhe totalit të kalciumit dietik në integritetin e kockave te fëmijët dhe të rriturit, për të mbështetur rekomandimet aktuale të niveleve të kalciumit që duhen marrë dhe sugjerime që produktet e bulmetit janë më të mira për të promovuar integritetin e kockave sesa  ushqimet që përmbajnë kalcium  ose suplemente që mbështesin sasitë e rekomanduara që duhen konsumuar, të fokusuara veçanërisht në rritjen e sasisë së qumështit ose të produkteve të tjera të bulmetit që promovojnë mineralizimit të kockave të fëmijët dhe adoleshentët. (Pediatrët Mars 2005)

Nëse mendoni se qumështi është një ushqim i pastër dhe natyral-mendojeni sërish! 50 vjet më parë, një lopë mesatare prodhonte 800 kile qumësht në vit. Në ditët e sotshme, prodhuesit më të mirë arrijnë deri në 20000 kile qumësht. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet antibiotikëve, hormoneve, planeve të forcuar ushqimore dhe teknika të specializuara.

Strategjia më e fundit te lopët përfshin hormonin e rritjes bovinë ose BGH. Ky ilaç i modifikuar gjenetikisht supozohet që stimulon prodhimin e qumështit por sipas Monsantos, prodhuesit të hormoneve, nuk ndikon te qumështi as te mishi. (Janë tre prodhues të tjerë: Upjohn, Eli Lilly, dhe American Cynamid Company). Shumë shtete europiane kanë ndaluar BGH-në për arsye sigurie, BGH depërton në qumësht e më pas qumështi pihet nga njeriu. Duhet patjetër që ne të eksperimentojmë me tretjen e një hormoni rritës? Në fakt, nuk ka studime afatagjata përsa i përket efektit të hormonit te njerëzit në momentin që pinë qumështin.

Një problem tjetër që ka lidhje është që BGH-ja shkakton rritje dramatike në mastitë (inflamacion të sisës). Kjo gjendje kërkon terapi antibiotikësh dhe mbetjet e antibiotikëve shfaqen gjithashtu te qumështi.

Mesa duket publiku ka mendime të ndryshme përsa i përket përdorimit të BGH-së dhe në një anketë, 43% e tyre mendonin se qumështi i trajtuar me hormone paraqet rrezik. Zv.presidenti për marrëdhëniet me publikun të Monsanto-s, dha një koment lidhur me këtë:
“Ne prodhojmë më shumë qumësht sesa konsumojmë. Le të mos krijojmë kosto për ruajtjen/magazinimin dhe taksa të tjera, sepse ligji kërkon që USDA-ja të blejë çdo tepricë gjalpi, djathi ose qumështi pa yndyrë për të mbështetur çmimet që janë të caktuara nga Kongresi!”

Një problem tjetër që rredh nga ky ligj, është dyfish ose trefish zhytje. Disa nga agri-bizneset më të mëdha në Amerikë zhysin trefish xhepat e taksapaguesve në një ritëm prej qindra miliona dollarëve në vit. Këta biznese përdorin ujë të subvencionuar për të rritur misër të subvenciounuar, të cilët e përdorin si ushqim për të prodhuar qumësht dhe djathë të subvencionuar. (Ëalker 2005)

Të gjithë gjitarët që ushqejnë me gji  sekretojnë toksina npërmjet qumështit të tyre, duke përfshirë antibiotikë, pesticide, kimikatë dhe hormone. Gjithashtu, i gjithë qumështi i lopës përmban gjak! Inspektorët kërkojnë vetëm që gjithçka të jetë në limitet e duhura.  Ju mund të shokoheni kur të mësoni se USDA-ja lejon qumështin që të përmbajë nga një deri në një milion e gjysëm qeliza të bardha të gjakut për mililitër. Nëse nuk jeni i njohur me terminologjinë, qelizat e bardha te gjakut i referohen “qelbit”, kur ato gjenden në një vend ku nuk duhet të jenë.

Po vrisni mendjen pse FDA-ja nuk po bën asgjë që t’ju mbrojë? “The United States General Açounting Office” (GAO) na thotë që FDA-ja dhe shtetet individuale thjesht nuk po munden dot të mbrojnë publikun nga mbetjet e ilaçeve te qumështi. Autoritetet testojnë vetëm për 4 nga 82 ilaçet te lopët.

Jerone Kozak, President dhe CEO i “National Producers Federation” (Shkurt 2004), deklaron: “Akoma mendoj që qumështi është produkti më i sigurt që kemi.” Ndërkohë, plani i marketingut 165.7 milionë $ të një industrie që vlen 27 bilionë $ (që fillimisht ka targetuar fëmijë të moshës 6-12 vjeç dhe nënat e tyre, me pak fjalë “guida nga fëmijët në shkollë e deri në konsumatorë të përhershëm të produkteve të bulmetit”) shpreson të qartësojë këto keqkuptime, të pushojë kritikat dhe të largojë njëherë e përgjithmonë këtë mankth nutricional.

Megjithatë, studimet e fundit nga e gjithë bota tregojnë që problemi i mbetjeve të ilaçeve te qumështi akoma ekzistojnë. Më poshtë do të gjeni një shembull. Një studim u krye për të vlerësuar jetëgjatësinë e mbetjeve antibiotike te qumështi i papërpunuar i tregut gjatë vitit 2006. Mostra të qumështit u mblodhën rastësisht nga “Hyderabad City”, Latifabad dhe Qasimabad.  Testet imazherike mikrobiale si dhe metodat e kromatografisë së performancës së lartë likuide u përdorën për të detektuar, identifikuar dhe për të përcaktuar sasinë e këtyre mbetjeve te qumështi.

Një total prej 137 mostrave të qumështit u analizuan. Ndërmjet këtyre 63.50% ishin negative dhe 36.50% ishin pozitive për mbetje antibiotikësh. (Pakistan Journal of Nutrition 2008)

*Fakte interesante: Në vend të proteinës, më e rëndësishme për atletët është t’i kushtojnë rëndësi karbohidrateve dhe lëngjeve në dietë.

Shumë njerëz shqetësohen për mungesën e kalciumit nqs nuk do të konsumonin qumësht në dietat e tyre. Eliminimi i produkteve të bulmetit nuk çon në mungesë kalciumi. Fillimisht, përpunimi i qumështit dhe produkteve të bulmetit, ul drastikisht përmbajtjen e kalciumit. Por edhe nëse ky nuk do të ishte rasti konkret, kalciumi në qumështin e lopës është më i trashë sesa në qumështin e njeriut, pasi lidhet me kaseinën (një proteinë qumështi), e cila e parandalon të qënit e absorbueshme nga njerëzit. Duke ngrënë shumë perime jeshile me gjethe, sojë, arra të papërpunuara dhe fruta, mund të siguroni të gjithë kalciumin që ju duhet. Farat e susamit përmbajnë më shumë kalcium se çdo ushqim në tokë.

Arsyeja e vetme që mund të konsumoni produkte bulmeti, sidomos qumështi, është për çështje shijesh-vetëm nëse nuk shqetësoheni nga rreziqet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë. Por njerëzit që vuajnë nga sëmundje serioze si alergjitë, astma, si dhe ata që kanë vështirësi për humbje peshe ose që dyshojnë për alergji ndaj produkteve të bulmetit, duhet të eliminojnë plotësisht produktet e bulmetit nga dieta e tyre.

error: Nuk lejohet kopjimi!