Patatja dhe vlera te saj ushqyese

Patatja dhe vlera te saj ushqyese

PATATJA

Patatja, e cilësuar edhe si “mbretëresha” e bimëve barishtore është një aleate e fuqishme për shëndetin tonë. Përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën.

https://youtu.be/M8JoPYkL1C0

Përfitimet

Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit. Fetat e patateve janë të shkëlqyera edhe në rast të djegieve të vogla, ndërsa mielli i patates mund të jetë i vlefshëm për të hidratuar lëkurat e thata. Ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë. Patatet të japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

1. Tretja. Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe lehtësojnë tretjen. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

2. Kujdesi i lëkurës. Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë të vlefshme për lëkurën.

3. Reumatizma. Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm.

4. Ftohja. Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin te zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë.

5. Truri. Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës të kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore, siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart.

6. Sëmundjet e zemrës. Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur karotenoid (lutein, zeaxanthin etj.), të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme.

7. Gurët në veshka. Patatja është shumë e pasur me magnez, i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

8. Diarreja. Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta.

9. Antitumoral. Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët, ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve.

Vlerat ushqyese të patateve për 100 gr:

⁃ 100 g patate përmbajnë 85 kcal / 354 kj

⁃ Ujë 78,50 g

⁃ Karbohidrate 17,90 g

⁃ Proteinë 2,1 g

⁃ Yndyrë 1 g

⁃ Kolesterol 0 g

⁃ Fibra 1,6 g

⁃ Potasium 570 mg

⁃ Hekur 0,6 mg

⁃ Kalcium 10 mg

⁃ Fosfor 54 mg

⁃ Magnez 28 mg

⁃ Zink 1,24 mg

⁃ Bakër 0,19 mg

⁃ Vitaminë B1 0,1 mg

⁃ Vitaminë B2 0,04 mg

⁃ Vitaminë B3 2,5 mg

⁃ Vitaminë A 3 µg

⁃ Vitaminë C 15 mg

Kujdes!

Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solaninë dhe arsenik, të cilët në mbidozë mund të jenë fatale. Pjesa jeshile në lëkurën e patates është klorofil dhe tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates, solanina, është koncentruar në mënyrë të dëmshme

LËNGU I PATATES

Përfitimet Shëndetsore të Lëngut të patates së pagatuar mund t’ju ndihmojë me probleme të ndryshme shëndetësore të tilla si diabeti, hipertensioni dhe madje mund të ulin rrezikun e shumimit të qelizave kancerogjene.

Përfitimet Shëndetësore të lëngut të patates:

1. Parandalimi i shumimit të qelizave kancerogiene. Megjithatë nuk është provuar shkencërisht, po bëhen jo pak hulumtumi laboratorike për të vërtetuar nëse lëngu i patates ndihmon në luftimin e kancerit të zorrës së trashë duke penguar qelizat e kancerit që të dëmtojnë qelizat e tjera të shëndetshme.

2. Shëndeti i Zemrës. Lëngu i patates parandalon bllokimin e arterieve dhe vjen me jo pak përfitime shëndetësore për zemrën. Gjithashtu, konsumi i një filxhani me lëng patateje mund të ndihmojë për lehtësimin e urthit.

3. Përmirëson funksionet e aparatit tretës. Lëngu i patateve favorizon shumëzimin e baktereve të dobishme për traktin e

tretjes.

Pini së paku 1 gotë me lëng të freskët të patates çdo ditë.

error: Nuk lejohet kopjimi!