Lidhja që ekziston ndërmjet antibiotikëve dhe obezitetit në fëmijëri

Lidhja që ekziston ndërmjet antibiotikëve dhe obezitetit në fëmijëri

Të gjithë e dimë që ndonjëherë antibiotikët mund të jenë një e keqe e nevojshme. Ka prova që ata mund të alternojnë tretjen, humorin, sistemin imunitar dhe shumë më tepër. Por shpesh nuk kemi zgjidhje tjetër. Disa infeksione bakteriale ndonjëherë kërkojnë trajtim me antibiotikë, të cilët mund të sjellin pasoja negative në shëndetin tonë.

 

 

Një nga mënyrat më direkte se si antibiotikët ndikojnë në trupin tuaj është duke ndryshuar balancën e mikro-organizmave në zorrën tuaj. Kjo është një nga mekanizmat se pse gjendje si SIBO apo Candida shfaqen. Në momentin që zhduket balanca e shëndetshme, mikrobet e kanë rrugën e lirë. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që një balancë jo e rregullt në mikrobiotën e zorrëve është e lidhur me obezitetin në fëmijëri. Por nëse rritja e obezitetit nuk lidhet vetëm me jetën sedentare, por gjithashtu dhe me rritjen e përdorimit të antibiotikëve? Nëse njerëzit do të dinin më shumë për efektet negative, do ta mendonin dy herë përpara se t’i kërkonin doktorit antibiotikë.

 

-Antibiotikët dhe obeziti në fëmijëri

Një analizë e vitit 2017 tregoi që një fëmijë mesatar në botë merr 3 rradhë antibiotikësh përpara se të arrijnë dy vjeç. Në momentin që arrijnë 10 vjeç, numri shkon në 10. Por shumë prej këtyre antibiotikëve janë të panevojshëm. Përgjatë viteve, nuk i është kushtuar shumë vëmendje sesi këto mund të ndikojnë në shëndetin në mënyrë afatgjatë.

Janë disa studime, që përfshijnë mijëra njerëz, tregojnë një lidhje të fortë ndërmjet antibiotikëve dhe obezitetit në fëmijëri. Kjo është veçanërisht e vërtetë për antibiotikët që jepen në 6 muajt përpara lindjes. Gjithashtu ka mjaft prova që tregojnë që individët mbipeshë kanë mikro-organizma të ndryshme në zorrët e tyre.

Ju mund të mendoni se kjo shkaktohet nga dieta e tyre, dhe një pjesë mund të jetë e vërtetë. Por kjo balancë jo-e rregullt në zorrë është një nga shkaqet që çon në obezitet. Studimet në kafshë e kanë treguar këtë.

Kur merrni mikrobet e zorrëve nga një kafshë obeze dhe e transportoni në një kafshë të dobët, kjo kafshë e dobët do të fillojë të shtojë në peshë.

Cfarë do të thotë kjo?

Nëse filloni në këtë mënyrë, me shumë gjasa do të fitoni peshë në fëmijëri. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në faza të hershme të jetës mund të alternojë metabolizmin tuaj dhe mund t’ju bëjë më të prirur të prekeni nga obeziteti. Prsh ata njerëz që duken sikur shtojnë peshë edhe po të shohin një çokollatë?

Eshtë e lehtë të fajësoni dietën e tyre, stilin e jetesës apo regjimin e ushtrimeve, por kjo mund të mos jetë shkaku. Një nga shkaqet mund të jenë mos-balanca e duhur në zorrë.

-Cfarë dëmesh të tjera mund të sjellin antibiotikët?

Shpeshherë ne nuk mund të jetojmë dot pa antibiotikët. Por kjo sdo të thotë se ata nuk kanë efekte anësore negative.

Keni përjetuar ndonjëherë diarre gjatë përdorimit të tyre? Quhet diarre që lidhet me përdorimin e antibiotikëve, dhe është shenja me e qartë që dicka po ndodh në sistemin tretës. Antibiotikët mund të trajtojnë në mënyrë efektive infeksionet bakteriale, por gjithashtu ata ndikojnë dhe në bakteriet e mira. Bakteriet probiotike në fakt janë vitale për shëndetin tuaj. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin tuaj imunitar, duke nxjerrë lëndët ushqyese nga ushqimi, duke mbajtur ph-ashin e rregullt në zorrë dhe shumë të tjera. Disa lidhje ndërmjet bakterieve në zorrë dhe shëndetit janë me të vërtetë surprizuese. Ka prova që mikroorganizmat në zorrën tuaj, lidhen direkt me humorin. Por në vitet në vazhdim do të marrim një rezultat më konkret.

-Merrni probiotikë dhe shmangni antibiotikët sa të keni mundësi

Antibiotikët përdoren gjerësisht. Në fakt, 30% e recetave me antibiotikë janë të panevojshme sipas CDC-së. Antibiotikët përshkruhen rregullisht, për gjendje të caktuara prsh të ftohurën, bronkitin dhe disa infeksione të sinusit apo të veshit. Herës tjetër që kërkoni antibiotikë nga doktori juaj, merrni në konsideratë që kjo mund të mos ndihmojë gjendjen tuaj, por në fakt të dëmtojë shëndetin tuaj në mënyrë afatgjatë. Ndërkohë që përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka pasoja serioze. Duhet të mundoheni të shmangni antibiotikët sa më shumë të jetë e mundur, dhe të prezantoni probiotikët në dietën tuaj. Kjo nuk do të thotë që vetëm të blini suplemente, por edhe të konsumoni ushqime që mund t’i keni në shtëpi. Shembuj të mirë janë kefiri, kosi dhe shumë të tjera.

Probiotikët mund të përmirësojnë tretjen dhe shëndetin në përgjithësi. Por një aspekt tjetër i probiotikëve është që mund të rikuperojnë balancë në zorrë dhe të rrisin sistemin imunitar. Ideja është mjaft e thjeshtë. Në vend se të shkatërroni kolonitë e bakterieve në zorrë, ju duhet të mundoheni t’i zvëndësoni bakteriet e mira. Të merrni probiotikë jo vetëm që përmirëson tretjen dhe rrit imunitetin, por gjithashtu redukton nevojën që të merrni probiotikë në të ardhmen. Kjo ëshë arsyeja pse të merrni probiotikë dhe suplemente të tyre janë një pikë themelore në plan dietik të candidas. Probiotikët kanë potencialin për të menaxhuar peshën tuaj. Përdorimi i probiotikëve me një dietë të shëndetshme, sjell rikthimin e metabolizimit në nivele të qëndrueshme dhe normale.

error: Nuk lejohet kopjimi!