Kripa Epsom dhe përfitimet shëndetsore të përdorimit të saj

Kripa Epsom dhe përfitimet shëndetsore të përdorimit të saj

Kripa Epsom

Atletët e përdorin zakonisht për lëndimet e muskujve ndërkohë që kopshtarët e hedhin në bimë për të shpejtuar rritjen e tyre.
Kripa Epsom ka një histori të gjatë për përdorimet e shumta dhe benefitet që ka në shëndet, produkte bukurie, produkte për pastrimin e shtëpisë dhe ato të kopshtarisë. Fillimisht u përgatit nga uji mineral ndërsa sot merret kryesisht nga operacionet që kryhen në miniera.


Kripa Epsom është një kurë pastruese natyrale dhe anti-inflamatore që mund të përdoret për të trajtuar dhimbjet e muskujve apo lëndimet e tyre, lëkurën e thatë madje dhe të luftojë shumë probleme të brendshme shëndetësore. Thjesht shtoni kripë Epsom në vaskë ndërkohë që bëni një dush detox ose një përzierje për këmbët për të krijuar një eksperiencë terapeutike njësoj si të ishit në spa. Emri i kripës Epsom vjen nga një burime kripe i gjendur në Epsom, në Surrey, Angli, ku u distilua përbërja për herë të parë nga uji. Eshtë e ndryshme nga kripërat tradicionale pasi është në fakt një përbërje e magnezit dhe sulfatit. Formula kimike e sulfatit të magnezit është MgSO4, e cila tregon që kripa Epsom mund të thyhet në magnez, sulfur dhe oksigjen. Kripa Epsom është e përbërë nga kristale të vogla, me ngjyrë dhe ngjan me kripën e tavolinës-megjithatë kripa e tavolinës është komplet ndryshe nga kripa Epsom meqenëse konsiston në klorur natriumi.

7 benefitet e kripës Epsom

-Rrit nivelet e magnezit
Nivelet duhura të magnezit janë absolutisht çelësi për një shëndet të mirë, por gjithashtu është mjaft e zakonshme të keni mungesë magnezi. E njohur si hipomagnesemia, nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktohen nga alkooli, diarrea e rëndë, kequshqyerja dhe nivele të larta të kalciumit. Thjesht duke zhytur këmbët tuaja ose të gjithë trupin në një banjë që përmban kripë Epsom, nivelet e brendshme të magnezit mund të rriten në mënyrë natyrale, pa qenë e nevojshme për të marrë suplemente magnezi. Magnezi rregullon rreth 300 enzima në trup dhe luan një rol të rëndësishëm në organizmin e funksioneve të trupit, duke përfshirë kontrollin e muskujve, prodhimin e energjisë, impulset elektrike, dhe eliminimi i toksinave të dëmshme. Mungesa e magnezit kontribuon në rriskun e lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, goditjet, artriti, osteoporoza, sindroma e lodhjes kronike, çrregullimet tretëse si dhe sëmundjet mendore. Duke rritur nivelet e magnezit nëpërmjet përdorimit të kripës Epsom, ju mund të shmangni dhe të përmirësoni gjendje të ndryshme shëndetësore.

2. Redukton Stresin
Të gjithë e keni dëgjuar rekomandimin që jepet shpesh për një dush të ngrohtë pas një dite të lodhshme-pasi është një mënyrë vërtet e mirë për të hequr qafe stresin. Nëse doni të keni benefite nga kjo metodë, futuni në vaskë dhe në të shtoni 1-2 kupa kripë Epsom. Jo vetëm që magnezi i gjendur në kripën Epsom do të ndihmojë në relaksimin e muskujve, por gjithashtu dhe në relaksimin e mendjes. Sipas një studimi kërkimor të kryer nga Universiteti i “North Carolina”, mungesa e magnezit rrit nivelin e reagimeve stresuese. Studimet e metejshme kanë zbuluar që magnezi ka një efekt të thellë në stres-dhe kripërat me magnez si kripa Epsom mund të reduktojë stresin dhe të përmirësojë çrregullimet neuropsikiatrike. Magnezi është esencial në prodhimin e energjisë në qeliza, kështu që duke rritur nivelet e magnezit, ju mund të ndiheni plot gjallëri.

3. Eliminon toksinat
Sulfati në kripën Epsom ndihmon trupin të eliminojë toksinat dhe të sigurojë një detox ndaj metaleve të rënda nëpërmjet qelizave të trupit, duke ulur akumulimin e brendshëm të substancave të dëmshme. Lëkura e njeriut është një membranë poroze, duke shtuar minerale si magnezi dhe sulfati në dushin tuaj, duke ndezuar një proçes të quajtur osmoza e kundërt. Për një banjë detox, shtoni të paktën dy kupa Epsom te uji dhe zhytuni për të paktën 40 minuta. 20 minutat e para do t’i japë trupit tuaj kohë për të hequr qafe toksinat nga sistemi juaj ndërkohë që 20 minutat e tjera do t’i lejojnë të absorbojë mineralet në ujë dhe t’ju japë juve një ndjesi rigjallëruese. Sigurohuni të konsumoni ujë përpara, gjatë dhe pas banjës për të mbrojtur veten tuaj nga dehidratimi dhe rritja e detoksifikimit.

4. Lehtëson kapsllëkun
Kripa Epsom është një laksativ i aprovuar nga FDA dhe zakonisht përdoret për të lehtësuar kapsllëkun. Kur merret, kripa Epsom sillet si një laksativ duke rritur ujin në zorrë dhe duke pastruar mbetjet e zorrës së trashë. Një përmbledhje e studimeve të publikuara në “Therapeutic Advances in Gastroenterology” tregon që kripa Epsom “ka efekt potencial laksativ në vitro nëpërmjet clirimit të hormoneve të tretjes dhe neurotransmetuesve”. Përdorimi i brendshëm i kripës Epsom sjell lehtësim të përkohshëm nga kapsllëku, por si cdo laksativ nuk është një zgjidhje afatgjatë apo zvëndësues i një diete të shëndetshme plot me fibra. Nëse patjetër ju duhet një zgjidhje laksative, duhet të shmangni laksativët e ashpër që tregtohen, pasi janë zakonisht të mbushura me ngjyrues artificiale dhe kimikate. Sigurohuni të pini shumë lëngje ndërkohë që konsumoni kripë Epsom për të parandaluar dehidratimin.

5. Redukton dhimbjen dhe inflamacionin
Një banjë e ngrohtë që përmban kripë Epsom njihet për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit në origjinën e shumë sëmundjeve, duke e bërë një trajtim natyral për astmën bronkiale, lëndimin e muskujve dhe dhimbjet e kokës (duke përfshirë dhe migrnën). Kripa Epsom mund të ndihmojë gjithashtu për të shëruar plagët dhe të reduktojë ënjtjen apo shenjat e ndryshme.

6. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak
Nivelet e shëndetshme të magnezit janë të lidhura me reduktimin e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Kripa Epsom është një burim i shkëlqyer i mangezit. Të dyja si magnezi dhe sulfati ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë së trupit për të prodhuar dhe për të përdorur insulinën. Marrja rregullisht e kripës Epsom, mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak, të ulë rrezikun e diabetit dhe të përmirësojë nivelet e energjisë. Studimet vazhdojnë të tregojnë që një marrje e shëndetshme e magnezit është e lidhur me një rrezik më të ulët për zhvillimin e tipit 2 të diabetit si te meshkujt dhe te femrat, duke provuar që kripa Epsom shërben si trajtim natyral për diabetin.

7. U jep volum flokëve
Të shtoni kripën Epsom në produktet e flokëve mund të ndihmojë në uljen e sasisë së tepërt të vajit. Një mënyrë e thjeshtë për të krijuar shampon tuaj voluminoze në shtëpi është të përzieni sasi të barabarta të kripës Epsom dhe një shampoje prsh: dy lugë gjelle shampoo plus dy lugë gjelle kripë Epsom. Pasi të lani flokët si zakonisht, aplikoni shampon voluminoze në flokë, nga skalpi deri në fund. Lëreni 10-20 minuta para se ta lani. Ky është një trajtim javor i mrekullueshëm për flokët.

Efektet e mundshme anësore të përdorimit të kripës Epsom

Kurrë mos përdorni një dozë më të lartë të kripës Epsom se sa ajo që gjendet në përshkrimin e medikamentit ose të asaj që doktori ju ka rekomanduar. Sulfati i magnezit që merret në mënyrë orale e bën më të vështirë për trupin tuaj të absorbojë medikamentet e tjera që ju merrni nëpërmjet gojës, sidomos antibiotikët. Shmangni marrjen e mjekimeve tëë tjera brenda dy orësh para ose pasi keni marrë sulfatin e magnezit si laksativ. Nëse keni gjakderdhje rektale ose nëse nuk keni lëvizje të zorrrëve pasi keni përdorur sulfatin e magnezit si laksativ, ndaloni marrjen e mjekimit dhë lajmëroni doktorin. Këto mund të jenë shenja të një gjendjeje serioze. Magnezi në çdo formë, duke përfshirë dhe kripën Epsom, duhet të përdoret me kujdes në pacientët me dëmtim të veshkave, pasi proçesohet nga veshkat dhe mund të arrijë të shkaktojë nivele toksike lehtësisht në ato pacientë. Sulfati i magnezit përdoret zakonisht për të trajtuar eklampsinë ose pre-eklampsinë në femrat shtatzënë, por femrat shtatzënë duhet të konsultohen me doktorin përpara se ta përdorin kripën Epsom. Efektet anësore të zakonshme të marrjes së tepërt të kripës Epsom përfshinin shqetësime të buta gastrointestinale duke përfshirë gjithashtu të përziera, dhimbje në bark ose diarre. Efekte anësore serioze të mbi-dozës së sulfatit të magnezit përfshijnë: reaksione alergjike (puçrra, urtikarie, të kruara, shqetësime në frymëmarrje, ngushtim në kraharor, ose ënjtje në gojë, fytyrë, buzë apo gjuhë), marrje mendsh, të fikët, rrahje të parregullta zemre, paralizë muskujsh ose dobësim muskujsh, ose djersitje. Ju duhet të flisni me doktorin tuaj menjëherë nëse përjetoni këto simptoma pasi keni përdorur kripën Epsom. Efektet serioze të kripës Epsom janë të rralla kur përdoret doza e rekomanduar. Duhet të konsultoheni me doktorin përpara se të filloni përdorimin e kripës Epsom.

error: Nuk lejohet kopjimi!