Kombinimet perfekte të erëzave

Kombinimet perfekte të erëzave

 

Nëse jeni admirues të aromave intensive dhe ekzotike atëherë e dini shumë mirë se çfarë magjie mund të bëjnë erëzat ne kuzhinë,duke u dhënë një shije të ndryshme, origjinale dhe etnike pjatave tuaja.

Erëzat janë një mundësi shumë e lehtë për të zgjedhur,kur doni që një pjatë shumë e thjeshtë të duket më shumë se e thjeshtë,kjo pa harxhuar një fortunë. Mjafton të bëni disa si këto  kombinime erëzash në shtëpi dhe do t’ja dilni!!

1) GARAM MASALA

Një kombinim i erëzave  tradicionale indiane dhe pakistaneze . Eksiztojnë disa variante por ky është një prej tyre:

▪ 2 lugë me fara kumina
▪ 2 lugë me koliander
▪ 2 lugë me fara kardamom
▪ 2 lugë piper të zi
▪ 1 lugë me karafil pluhur ose të thatë
▪ Gjysëm luge kanellë pluhur
▪ 1 lugë e vogël me arrëmyshk
▪ 1 lugë e vogël me kurkuma pluhur

PËRGATITJA:

Erëzat piqen pak fare bashkë,më pas bëhen të gjitha pluhur  ndoshta duke përdorur një mulli kafeje përshembull. Përzierja mbahet në një kavanoz dhe ruhet në një vend të thatë jo më shumë se 3 muaj.

2) MIKS PËR ROSTO

Ky është një kombinim erëzash dhe aromatizuesish frymëzuar nga nënat tona për përgatitjen e mishit:

▪ 3 lugë rozmarinë
▪ 1 lugë kripë
▪ 1 lugë e vogël piper
▪ Gjysëm spec i kuq
▪ 2 lugë borzilok
▪ 2 copa hudhër të grirë
▪ 1 lugë e vogël rigon
▪ 3 gjethe dafine të tharë

PËRGATITJA:

I pjekim të gjitha bashkë dhe ne fund i bëjmë pluhur. Përzierja mund të përdoret në moment ose të ruhet për disa javë në kavanoz.

3) 5 ERËZAT KINEZE

Recetë antike kineze për  t’i dhënë pjatave tuaja një frymë orientale.

▪ 2 lugë glikanxo
▪ 2 lugë fara finoku
▪ 2 lugë kanellë
▪ 2 lugë karafil pluhur
▪ 2 lugë piper të zi

PËRGATITJA:

Përzieni erëzat duke përdorur një mikser dhe i ruani në  një kavanoz për 3 muaj.

4) MASALA (KERRI)

Masala është një miksim i erëzave indiane i njohur edhe si kerri.

▪ 8 lugë kumina
▪ 7 lugë koriandër
▪ 2 lugë xhenxhefil
▪ 4 lugë kurkuma
▪ Gjysëm luge piper
▪ Gjysëm luge arrëmyshk
▪ Gjysëm luge karafil pluhur

PËRGATITJA:

Grini përbërësit së bashku ose nëse keni durim bëjeni sipas mënyrës tradicionale duke i shtypur. Dhe konservojeni në një vend të thatë për 3 muaj.

5) ERËZA PROVENCIALE

Ky është një kombinim i erëzave aromatike me origjinë franceze:

▪ Trumzë
▪ Rozmarinë
▪ Livando
▪ Borzilok
▪ Rigon
▪ Mente
▪ Dafinë

PËRGATITJA:

I pastrojmë duke i larë mirë,i vendosim në një rrobë të thatë në errësirë. Pas disa javësh i presim dhe i përziejmë së bashku.

6) CAJUN

Është  një miksim shumë i fortë erëzash. E përshtatshme për t’i dhënë shije gatimeve të mishit.

▪ 4 lugë kripë
▪ 2 lugë piper Cayenne
▪ 2 lugë paprika të ëmbël
▪ 1 lugë qepë e grirë
▪ 2 lugë piper të zi
▪ 2 lugë piper të bardhë
▪ 1 lugë hudhër e grirë
▪ 1 lugë e vogël rigon pluhur
▪ 1 lugë e vogël trumzë pluhur
▪ 1 lugë e vogël senape pluhur
▪ 1 lugë e vogël karafil pluhur
▪ 1 lugë xhenxhefil

PËRGATITJA:

Ingredientët piqen pak minuta bashkë dhe përzihen mirë. Ruhen në një kavanoz për 2-3 muaj.

7) “JAMAICAN JERK”

Është një salcë pikante me origjinë xhamajkane:

▪ 2 lugë të vogëla me trumzë pluhur
▪ 1 lugë me majdanoz
▪ 1 lugë e vogël me kanellë
▪ 1 lugë me piper të zi
▪ Gjysëm spec i kuq
▪ 1 lugë paprika
▪ 1 lugë kumina pluhur
▪ 2 lugë kripë
▪ 1 lugë e vogël me arrëmyshk
▪ 2 lugë të vogëla me sheqer ngjyrë kafe
▪ 3 thelpinj hudhra
▪ 1 qepë e grirë

PËRGATITJA:

Frulojini përbërësit bashkë sa të përfitoni një masë të ngjashme me salcën dhe vendoseni në frigorifer për rreth 3-4 orë dhe më pas është gati për ta përdorur.

error: Nuk lejohet kopjimi!