JU JENI UNIK !!!

JU JENI UNIK !!!

Nuk ka asnjë trup të njëjtë si ju. Ekzistojnë disa principe që aplikohen tek të gjithë ne, si anëtarë të rracës njerëzore, përshembull, ne të gjithë kemi nevojë për vitamina; por sasia që ne duhet të konsumojmë varet nga njëri individ tek tjetri. Ajo varet nga dinamika e evolimit që ne kemi trashëguar nga prindërit tanë, bashkë me gjenetikën e trashëguar, fortësinë dhe dobësinë, dhe ndërthurja e gjenetikës me mjedisin ku ne jetojmë, nga zhvillimi fetal e deri në fëmijërinë e hershme. Ndërthurja komplekse e këtyre faktorëve siguron që çdo individ ka lindur në mënyrë biokimike unik, gjithashtu qartësisht i ngjashëm me individualitetet e tjerë.

Ky princip, që quhet individualitet biokimik, dhe është propozuar për herë të parë nga Dr. Roger Williams në 1956. Dr. Williams ka zbuluar gjithashtu edhe vitaminën B5 (acid pantotenik) dhe ka ndihmuar në izolimin e acidit folik. Ai ishte një ndër paraardhësit e të ushqyerit optimal. Ai tregoi sesi në secilin prej nesh organet tona kishin përmasa dhe forma të ndryshme, dhe sesi ne kemi forma të ndryshme enzimash dhe nevoja të ndryshme për proteina, vitamina dhe minerale. Një ndryshim dhjetëfish në kërkesat për vitamina nga njëri person tek tjetri nuk është edhe aq e pazakontë. Një krahasim i niveleve të vitaminave A në gjak qëndroi jashtëzakonishtI qëndrueshëm, gjithashtu nivelet nga njëri individ tek tjetri ndryshuan shumë. Kjo sugjeron një normë të madhe nevoje për Vitaminë A – një fakt i injoruar nga rekomandimet ditore të sotme (RDA).

Disa prej nesh kanë probleme tretjeje të proteinave ose yndyrnave ose kanë më shumë nevojë për vitamina të veçanta, sesa dieta e tyre aktuale mundet që të ju ofrojë. Mungesa e vitaminave shkakton pellagra, simptomat e të cilave përfshijnë sëmundjen mendore, ndonjëherë e shoqëruar nga problemet e tretjes dhe të lëkurës. Për pjesën më të madhe të njerëzve, një sasi e vogël prej 10mg e Vitaminës B3 (niacin) do të parandalojë pellagrën. Kjo është sasia që mund të gjeni tek orizi ose tek kikirikët. Një studim zbuloi se shumë njerëz të diagnostikuar me skizofreni bëheshin dhe ishin më mirë kur ju jepej për të konsumuar 1000mg ose më shumë në ditë. Këto njerëz kishin nevojë për qindra më shumë sesa mesatarja në mënyrë që të ishin të shëndetshëm.

Ajo çka ndodh gjatë shtatzënisë dhe gjatë fëmijërisë ka një efekt të madh në shëndetin e mëvonshëm. Në fakt, rreziku i sëmundjes kardiovaskulare rritet për ato të cilët në lindje pesha është e ulët, sipas një studimi i cili duke analizuar nivelin e kasmiumit, zinkut në inde, ai mund të parashikonte saktësisht peshën e lindjes dhe rrethanat e fëmijës së sapo lindur. Kjo nënkupton që nëse nëna ishte e ekspozuar ndaj tymrave, ose ndaj tymit të cigares që përmban kadmium, ose që kishte mungesë zinku, ajo do të linte gjurmët e saja.

Shkeputur nga ” Jeto shendetshem” Anila Kalleshi MSC

error: Nuk lejohet kopjimi!