Ja 10 femrat shqiptare simbol I jetës aktive dhe politike – Gazeta Telegraf Mars 2015

Ja 10 femrat shqiptare simbol I jetës aktive dhe politike – Gazeta Telegraf Mars 2015

Gazeta “Telegraf”, anketë për figurën e femrës shqiptare
Data 8 mars, kaloi. Nuk u promovua si festë e pjesës femërore të shoqërisë shqiptare, por u trajtua si një datë e zakonshme kalendarike, që fatkeqësisht u përcoll rëndomë edhe si një ditë “”ushqimi” nëpër restorante. Institucionet publike, në 8 Marsin e këtij viti, nuk promovuan figura të femrave shqiptare, të cilat meritojnë vëmendje e vlerësim, për kontributet dhe personalitetin e tyre në fushat ku ato angazhohen. Përkundrazi, politika, shteti, shoqëria edhe në ditën që duhet të respektonin e vlerësonin femrat shqiptare, vazhdonin luftën e lojërat politike. Për femrat shqiptare, ishte një 8 Mars i grave, pa vlerësimin gratë. Por, atë që nuk e bënë institucionet, vendosi ta bëjë gazeta “Telegraf”, duke organizuar anketën “Ja 10 femrat simbol, të 8 Marsit 2015””
MONIKA KRYEMADHI – politikane, deputete e LSI:
Një prej figurave të politikës aktive shqiptare, që me profilin e saj ka përfaqësuar e përfaqëson denjësisht femrën shqiptare, pjesë të shoqërisë demokratike, duke manifestuar vizionin, energjinë, këmbënguljen dhe vullnetin për të dhënë kontribute si deputete e politikane. Mbetet ndër femrat politikane më aktive dhe me personalitet ndikues në jetën publike shqiptare, me njohje e vlerësim edhe në politikën ndërkombëtare, duke dhënë provat e një femre politikane që di të bëjë politikë, duke respektuar praktikisht qetësinë dhe harmonitetin brenda politikës, në raport me kolegët politikanë dhe me komunitetin që ka përfaqësuar e përfaqëson si deputete.
ERISA ZYKA – gazetare në Bruksel
Gazetare me përvojë, atashuar si e tillë në Bruksel për aftësinë e saj si gazetare terreni e institucionesh. Një raportuese korrekte dhe e shpejtë, cilësore dhe paraqitëse realiste e zhvillimeve nga Burkseli, në qëndrimet e BE ndaj Shqipërisë. Njihet si gazetare, që nuk bënë kompromis me padrejtësitë, por vetëm me të vërtetën. Ka kualitet profesional të lartë. Ka një aktivitet të hershëm në gazetari, gjë që i ka krijuar mundësinë të jetë tepër praktike dhe komunikuese. Prej shumë vitesh përfaqëson dhe jep modelin e gazetares shqiptare të standardi europian, duke u bërë pjesë raportuese e gazetarisë cilësore. Përherë ka respektuar etikën gazetareske dhe profesionalizmin.
MESILA DODA – politikane, deputete e PD
Modeli i femrës politikane, që nuk bën kompromis me padrejtësinë, ka manifestuar përherë papajtueshmëri të qartë e strikte me politikën destruktive, dhunuese, shpërfillëse e mosmirënjohëse ndaj kontributit të femrës si faktor dhe lider e jetës dhe drejtimit të politikës, duke kërkuar jo mëshirë, por të drejtën për barazi gjinore në politikë. Eshtë nismëtare e krijimit të lobit të grave në parlament, për të krijuar hapësira reale e të plota për përfaqësimin e grave në politikë, Duke mos toleruar asnjë tendencë që kërkon kufizimin e të drejtës së grave në përfaqësimin e grave sipas meritave e jo sipas skemave të krerëve të partive. Eshtë deputetja më aktive në parlament e në media, që së fundi po kërkon reforma parlamentare, transparencë politike, pastrim të politikës nga krimi. Njihet për frymën e bashkëpunimit me kolegët.
ANILA KALLESHI – biznesmene
Ka krijuar profilin e plotë, të një femre që di të ketë sukses në biznesin e saj të veçantë. Përherë është në kërkim të gjetjeve të reja, që jo vetëm fuqizojnë e i japin larmi biznesit të saj në fushën e të paraqitjes të estetikës së trupit ‘fine’, por edhe që shërbimi i saj të jetë sa më i avancuar e cilësor për klientët që e preferojnë dhe e frekuentojnë. Është një konsulente e aftë në media dhe menaxhere e zonja në fushën e estetikës trupore, me pikësynimin për të propaganduar atë që bënë dhe atë që shërben për njerëzit që kërkojnë këtë lloj shërbimet e biznesit të saj. Vlerësohet si femër me kulturë, me etikë, me perspektivën për të qenë pse jo, edhe një lider e ardhshme në jetën publike.
DALLANDYSHE BICI – drejtore e INUK
Drejtuesja më potenciale e qeverisjes ‘Rilindja’, që ka dhënë prova se ka guximin të kryej detyrën e ngarkuar e të besuar edhe kur kjo detyrë, ka lidhje me interesa të fuqishme individësh e grupesh shoqërore. Kjo është drejtorja Inspektoriatit Ndërtimor të Shqipërisë, që po drejton aksionin e madh të shkatërrimit të objekteve që e kanë kthyer territorin e Shqipërisë në katrahurë, ku nuk ka asnjë shenjë sistemi minimal respektimi të ligjit e zhvillimit urbanistik Nuk bën kompromis me detyrën, deri sot nuk ka një rast të vetëm, që prej punës së saj të jenë krijuar privilegje e konfliktualitete e terrene abuzimi, përkundrazi, drejtimi i saj dhe orientimi i aksionit të dhënies fund të paligjshmërisë dhe informailitetit e primitivizmit urban, po jep provat e korrektesës së saj në krye të kësaj detyre delikate e të super ngarkuar me problematik sociale.
BRUNA MERSINI – mjeke, Drejtore e Spitalit Rajonal-Vlorë
Në Vlorë e njohin si ferma, që di të bëhet pjesë e ekuilibruar dhe etike e politikës lokale e qendrore, duke respektuar kondicionet që kërkon angazhimi në politikë e në jetën publike. Tashmë është drejtore e Spitalit Rajonal në Vlorë. Në krye të këtij spitali, po manifeston përkushtimin e një amvise të kujdesshme e të një drejtueseje model, që ka si synim konsolidimin e punëve në këtë sektor jetik, që ka lidhje me shëndetin e komunitetit. Në shoqërinë politike të PS në Tiranë, njihet dhe vlerësohet si femër që i bën nder strukturës lokale e qendrore të forcës politike ku bënë pjesë. Mbetet figurë që meriton respekt, të cilin e ka fituar me qëndrimin dhe punën e saj.
ZAMIRA ÇAVO – politologe
Një nga fermat intelektuale që nuk iu zbeh në asnjë momente profili i nivelit të lartë si profesioniste dhe si politologe. Pa diktate, pa servilosje, përherë ka arritur të vendos veten në vendin që i takon, për shkak të aftësive e meritave të saj, në raport me shoqërinë. Ka një titull ‘doktore’, që e ka fituar me punë, duke dhënë përvojën e plotë të një femre, që di të punojë e të integrohet natyrshëm e potencialisht. Nuk e ka ekspozuar veten asnjëherë si superiore përballë të tjerëve, përkundrazi ka treguar barazi me të gjithë ata që ka punuar e bashkëpunuar. Është femra, që me seriozitetin dhe përkushtimin e saj, i bën nder çdo grupimi shoqëror e politikë.
ENI VASILI – gazetare, moderatore në ‘TV NEWS-24’
Gazetare e moderatore në ‘TV NEWS-24’. Me një përvojë në fushën e medias së shkruar e asaj vizive. E pajisur me intuitën për të eksploruar, vlerësuar, analizuar e moderuar çdo zhvillim, çdo lajm, çdo fakt, çdo figurë politike e sociale. Ka krijuar profilin e saj, me një emision debat që ngre probleme, që jep informacion, që jep alternativa zhvillimi. Eni Vasili, bënë pjesë ndër ato gazetare e moderatore, që janë tregues i modernitetit dhe kualitetit të gazetareve femra.

ERMIRA BABAMUSTA- biznesmene
Ka kryer studimet universitare dhe dy grada master në shkenca politike dhe administrim publik. Është femra shqiptare, që në vitin 2007, kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIK, për metodat diplomatike të përdorura gjatë bisedimeve të zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës. Është femra që ka punuar aktivisht, për zgjedhjet presidenciale të Obamës (2008), në Senatin dhe Kongresin Amerikan, si dhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York. Është shqiptarja, që mban lidhje aktive me Shqipërinë, nëpërmjet kontributit të saj si lobuese për çështjen shqiptare. Këtë mision ajo po e kryen me sukses e përkushtim, duke u bërë pjesë në qarqet politike e shtetërore të SHBA edhe me propagandimin në media, të arritjeve të Shqipërisë, sidomos për çwshtjen e Kosovës, me librin “Kosova: Dilema e Ballkanit. Diplomaci Shumëpalëshe

DËSHIRA SUBASHI – juriste, ish-kryetare e KQZ:
Profili i femrës së kompletuar si njeri dhe si intelektuale. Një juriste e aftë, kontribuese në hartimin e bazës së legjislacionit shqiptar. Modeli i femrës që ka ditur të veçojë profesionin nga politika, duke respektuar të drejtën për tu përfaqësuar pa cënuar personalitetin e vetes dhe të femrës së pjesë e shoqërisë, punës, familjes e politikës. Ka ushtruar me dinjitet dhe pavarësi të plotë detyrën e lartë të kryetares së KQZ, në momente të vështira për sigurinë e zgjedhjeve të lira. Nuk ka guxuar askush, as më ekstremistët kundërshtarë politikë të saj, të përflasin këtë personalitet publik. Tashmë, gjendet e shpërfillur nga politika dhe institucionet, pa asnjë angazhim publik e politik, të cilës i bëri nderin duke i instaluar modelin e dinjitetit të një drejtueseje të pa kompromentuar…

error: Nuk lejohet kopjimi!