Hipotiroidizmi dhe dieta

Hipotiroidizmi dhe dieta

Shumë ushqime të shëndetshme si soja, perimet jeshile, peshku mund të kenë efekte të pafavorshme në trajtimin e hipotiroidizmit. Soja është e pasur në estrogjen dhe ky hormon bllokon prodhimin e hormoneve tiroidale. Yndyrnat e poli-të pangopura si vajërat vegjetalë, farat, arrat, peshku, perimet jeshile etj kanë një efekt të padëshirueshëm kur vjen puna në trajtimin e hipotiroidizmit.

-Terapia e frutave
Frutat duhet të jenë baza e dietës suaj pasi rregullojnë funksionin e gjëndrës së tiroides. Shumë fruta janë të pasura në kalium, që është tepër e rëndësishme në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kaliumi redukton nevojën për prodhimin e insulinës, që ndihmon në mbajtjen e niveleve të glukozës në gjak në mënyrë të qëndrueshme. Kjo automatikisht redukton prodhimin e hormoneve stresuese. Megjithëse ka disa fruta që duhet të shmangen, si avokadot që janë të mbushura me yndyrna të pangopura.

-Marrja e kripës
Megjithëse kripa ka një reputacion të keq, është shumë e rëndësishme kur vjen puna te trajtimi i hipotiroidizmit. Kripa e tavolinës është esenciale për funksionimin e duhur të trupit-për shembull për kontrollin optimal të presionit të gjakut. Niveli i ulët i kripës në trup mund të ngadalësojë metabolizmin dhe të rrisë nivelin e hormoneve të stresit. Dhë në fund, për shkak të nivelit të lartë të hormoneve të stresit, funksioni i tiroides ngadalësohet akoma dhe më shumë.

-Shmangni ushqimet e përpunuara/procesuara
Të gjitha ushqimet e rekomanduara për trajtimin e hipotiroidizmit, përjashtojnë ushqimet e përpunuara/procesuara. Ushqimet industriale përmbajnë shtues të ndryshëm, si dhe materiale që janë krijuar gjatë procesit të përpunimit, i cili ndikon në nivelin e glukozës në gjak. Më pas ndërpret prodhimin e insulinës dhe rezultati është një nivel më i ulët i sheqerit në gjak. Së fundmi, kjo do të shkaktojë nivelin e hormoneve të stresit të ngrihet, në përpjekje për të rikthyer nivelet e glukozës në normalizim.

-Perimet e gatuara dhe hipotiroidizmi
Kur vjen puna te perimet, gatimi dhe metodat e përgatitjes janë shumë të rëndësishme në trajtimin e hipotiroidizmit. Megjithëse është e vërtetë që perimet e pagatuara përmbajnë më shumë nutrientë, kjo nuk është ajo cka ju konsumoni, por cfarë trupi juaj ka për të tretur. Fibrat e patretshme nga perimet e gjalla/të pagatuara mund të shërbejnë si ushqim për bakteret e dëmshme në sistemin tretës, e cila sjell ndikim negativ në funksionin e tiroides.

-Konsumimi i ujit
Shumë njerëz besojnë që duhet të pinë 8 gota ujë në ditë, madje dhe më shumë. Megjithatë është e njohur që hipotiroidizmi shkakton mbajtje/ruajtje të lëngjeve në inde. Të pini sasi të mëdha uji, kur trupi juaj po lufton ujin e tepërt? Kjo nuk ka kuptim në fakt. Të konsumoni sasi të mëdha uji shkakton ulje të niveleve të kripës, që ndikon në mënyrë të pafavorshme në funksionimin e gjëndrës tiroidale. Nevojat optimale për ujë varen nga shumë faktorë, por etja është gjithmonë indikatori më i mirë.

error: Nuk lejohet kopjimi!