Fara e zezë dhe vlerat e saj ushqyese

Fara e zezë dhe vlerat e saj ushqyese

Përveç përdorimit që gjen në guzhinë Fara e zezë (Nigella Sativa) ka vlera të padiskutueshme edhe në shendetin tonë.

Ajo është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Si fillim përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38%, 35%, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se 1% substanca të ndryshme.

Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen.

Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.

Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës.

Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

error: Nuk lejohet kopjimi!