Thin Spiration -efektet shqetësuese të rrjeteve sociale në crregullimet e së ngrënit

Thin Spiration -efektet shqetësuese të rrjeteve sociale në crregullimet e së ngrënit


Rrjetet sociale si Pininterest, Tumblr, Instagram dhe Youtube shpesh bëhen “mikëpritës” të përmbajtjeve të ndryshme që promovojnë çrregullime të së ngrënit. Të njohura si “thinspo”, “pro-ana” dhe “pro-mia” kërkimet tregojnë që këto terma ndikojnë në imazhin e trupit në ditët e sotme dhe sugjerojnë zhvillimin e një crregullimi të së ngrënit. Një studim i 2016-tës i “John Hopkins Bloomberg School of Public Health” zbuloi se kur një term i një çrregullimi i para-të ngrënit si “pro-anoreksi” dhe “ e hollë dhe mbështetje” u kërkuan, 83% e motorrit të kërkimit ishin website që mbeshtesnin sjelljen e crregullimeve ushqimore nëpërmjet imazheve dhe tekstit. Sepse ky studim u krye në 2016, na bën të mendojmë që kohët e fundit ky crregullim është rritur ndjeshëm pasi dhe media sociale vazhdon të “ pushtojë” në rritjen e funksionalitetit për mbeshtetjes së komunikimit dhe shperndarjes së informacionit.

 

Karakteristikat kyçe të medias sociale e bëjnë një vend ideal për të promovuar mentalitetin e crregullimeve të pro-ngrënies, duke përfshirë:

1.Rritja e ekspozimit ndaj informacionit lidhur me dieten dhe humbjes së peshës. Mentaliteti i dietës eshtë bërë normativ në kulturën tonë, pasi njerezit vrapojnë drejt mediave sociale për të publikuar dietën e tyre, strategjitë e humbjes së peshës dhe rezultatet. Cdokush mund të postojë në media sociale, duke dhene ideologji të pashëndetshme si lëvizja e crregullimeve të se ngrënit. Për shembull “thigh gap” ( një hapesirë ndërmjet hijeve të siperme kur qëndroni me këmbë së bashku ) dhe “ ura e bikinit” ( Kur kockat e sipërme krijojnë një hapësirë ndërmjet stomakut dhe fundit të bikinit) jamë dy ideale të pashëndetshme të trupit që janë mjaft të njohura dhe diskutohen gjerësisht në mediat sociale.

 

2.Një mesatare për krahasimin social. Letërsia na tregon që krahasimi social ndikon në deficite të vetëbesimit. Media sociale- si në emër dhe funksionalitetit-eshtë mesatarja ideale për krahasimin social me shumë individë që përdorin këto platforma për të shpërndarë informacion për dietat e pashendetshme dhe idealet e trupit.
Në realitet, kjo përmbajtje rezulton në ndjenja inferioriteti, inadekuancë dhe pakënaqësi me trupin në femra normale që e ndjejnë urgjente marrjen e masave për kufizim, të vjella ose të ushtrohen më shumë sec duhet për të arritur dobësim dhe duke hedhur pas të gjithë imazhin negativ për trupin ose një crregullim ushqimor.


3.Paradoksi i medias sociale. Media sociale synon të promovojë komunikimin me të tjerët por shume janë në rrezik për të vuajtur ose vuajnë crregullime ushqimore, suporton izolimin dhe një tërheqje nga lidhjet që krijohen me njerëzit në botën e vërtetë. Crregullimet ushqimore janë sëmundje vetmie dhe izolimi. Për ata që po vuajnë nga vështirësitë interpersonale dhe probleme rreth vetëbesimit, duke kaluar shumë kohë online ne rrjetet e tyre sociale, është një mënyrë e pasivitetit dhe minimizimi i komunikimit direkt me njerëzit. Media sociale mund të jape një ndjenjë mbizotëruese dhe lidhjeje rreth një teme që duket e sigurtë, edhe nëse nuk është e shendetshme.

4.Anonimiteti-Ata që synojne shumë, perfeksionistet, njerezit që mundohen t’i kënaqin të gjithë mund të vuajnë nga këto semundje komplekse dhe mundohen t’i fshehin pakënaqësitë që kanë me trupin e tyre dhe sjelljet qe vijnë si pasoje e crregullimeve ushqimore. Mediat sociale ju lejojnë një komunikim nderkohë që mund të mbani një identitet anonim nëpërmjet përdorimit të pseudonimeve. Në këtë mënyrë, media sociale është tërheqëse sepse lejon njërëzit të diskutojnë crregullimet e tyre ushqimore dhe në të njëjtën kohë mbeten sekret.


Ndërkohë që aspekte të caktuara të medias sociale mund të kontribuojnë në zhvillimin e një crregullimi ushqimor, por mund të jete dhe një mjet i fuqishëm për te suportuar rikuperimin kur përdoret me përgjegjshmëri. Media sociale suporton komunikimin me të tjerët. Për njerëzit që kanë veshtirësi në aftesitë interpersonale, mund të jetë një fillim i mirë për gjenerimin e lidhjeve dhe komunikimin.
Në përpjekje për të rritur përdorimin me përgjegjshmëri të mediave sociale, në individët e prekur nga crregullimet ushqimor, merrni në konsideratë ndjekjen e praktikave të mëposhtme:

  • 1.Shmangni përmbajtjen e çrregullimeve ushqimore, në cfarëdolloj faze rikuperimi të jeni. Përpos përpjekjeve të vazhdueshme nga site të ndryshme të mediave sociale për të eliminuar “dobesim-frymezimin”, gjithmonë do të ketë një permbajtje të pashendetshme dhe opinione të ndryshme. Thjesht shmangni këtë permbajtje pasi përballja me mentalitetin e çrregullimeve ushqimore rikthen pakënaqësitë në lidhje me trupin dhe sfidon rikuperimin.

2.Kërkoni që komunitetet, burimet, familjarë e shokë t’ ju ndihmojnë të kuptoni këto sëmundje komplekse dhe të fitoni suport në faza të ngjashme për rikuperim.Rrefime personale të rikuperimit janë vecanërisht të zakonshme dhe të fuqishme ne median sociale.

3.Merrni parasysh të ndani historinë tuaj.Shkrimi, së bashku me forma të tjera të kreativitetit, mund të jete ndihmë e madhe për ata që po vuajnë nga crregullime të se ngrënit. Përkushtohuni për të ndarë historinë tuaj në komunitete që janë të fokusuara në rikuperim, në mënyra që janë mëse të rehatshme për ju. Filloni një blog që të jetë inspirues për të gjithë, ose ndani përditësime lidhur me progresin e rikuperimit tuaj.

4.Limitoni kohën tuaj në median sociale. Disa studime kanë treguar që përsa kohë rritet përdorimi i medias sociale, po aq rritet dhe pakënaqësia e trupit. Ndërkohë që media sociale mund të sigurojë një komunitet mbështetës, te ri-stabilizoni lidhjet me njerëzit në botën reale me miqtë e kolegët apo familjarë, është mjaft e rëndësishme në udhëtimin e rikuperimit.


5.Jepini report përmbajtjeve të tilla. Eshtë e rendësishme që administratorët e mediave sociale të marrin “feedback” për përmbajtje të tilla lidhur me përmbajtjen e çrregullimeve ushqimore dhe impaktit që ka në të tjerët. Ndërsa përpjekjet e mëparshme për të hequr apo limituar aksesin në përmbajtje të tilla që ndikojnë negativisht në shëndet kanë qenë pothuajse të papërfillshme, zërat e unifikuar bëjnë thirrje që të ndërmerren masa për mbrojtjen e përdoruesve.

error: Nuk lejohet kopjimi!