Dushi duhet bërë në mbrëmje!

Dushi duhet bërë në mbrëmje!

 

 Nëse bëni dush në mëngjes, duhet ta ndryshoni këtë zakon, pasi dermatologët kanë kryer kërkime ku rezulton se duhet të laheni në mbrëmje.

Larja e trupit dhe fytyra në mbrëmje është e rëndësishme sepse produktet që përdorni do të përthithen më mirë dhe do të kenë më shumë kohë të veprojnë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, “vajrat, kremrat dhe solucionet veprojnë më mirë kur bllokojnë menjëherë lagështinë ekzistuese në lëkurën tuaj. Për ta zënë këtë lagështirë është shumë të nevojshme, të aplikoni një hidratant brenda pak minutash pasi keni larë fytyrën tuaj”.
Pas një dushi në mbrëmje, lëkura juaj ka më shumë shans për të thithur kremin hidratant gjatë gjumit sesa gjatë ditës kur ju mund të djersini apo ta fshini duke prekur lëkurën.
Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit gjithashtu kanë treguar se dushi gjatë natës mund t’ju ndihmojë me problemet me gjumin. Një dush i nxehtë para gjumit është aq relaksues, por sigurohuni që të laheni 90 minuta para se të flini, pasi trupi fillon të ftohet gradualisht kur përgatitet për të rënë në gjumë.
Kjo për arsyen e thjeshtë: temperatura të jenë në sinkron me ritmin e qarkullimit të gjakut sipas Dr Janet K. Kennedy, një psikolog klinik dhe ekspert i gjumit. Ndonëse kjo mbetet në dorën tuaj mendojini këto përfitime para se ta lini dushin e mbrëmjes për mëngjesin e së nesërmes!

error: Nuk lejohet kopjimi!