DIETA E INTOLERANCES USHQIMORE

DIETA E INTOLERANCES USHQIMORE

 

Cikli 1: 21 ditë

  • Hiqni dorë nga ushqimet kryesore me IU të lartë
  • Furnizojeni sistemin tuaj me ushqime dhe suplemente shëruese

Cikli 2: 28 ditë

  • Çdo javë për 4 javë, testoni një ushqim potencial me IU të lartë: gluten, sojë, vezë ose bulmet. Në bazë të përgjigjeve, përcaktoni se cili ushqim do të qëndrojë dhe se cili nuk do të konsumohet më.

Cikli 3: Gjatë gjithë jetës

  • Ushtrohuni: bëni rutinë ushtrimet më të përshtatshme
  • Shmangni misrin, kikirikët, sheqernat dhe sheqernat artificial në 95 % të kohës
  • Risfidoni ushqimet potenciale me IU të lartë që ju zbuluat në ciklin e dytë, pas 3/ 6 muajve, për të parë nëse tani mund t’i toleroni
  • Çdo 12 muaj, përsërisni programin

SI FUNKSIONON DIETA E INTOLERANCËS

Dieta e intolerancës është një plan 3-ciklor. Në ciklin e parë, heq dorë nga të gjitha ushqimet me IU të lartë. Në ciklin e dytë,  ju risfidoni çdo javë sistemin tuaj me një nga ushqimet më reaktivë me IU të lartë: sojë, bulmet, vezë ose gluten. Ju mund të jeni në gjëndje për të toleruar disa ose të gjitha këto në momentin që trupi juaj ka patur mundësinë për t’u shëruar, ose ju mund t’i lini së konsumuari, të paktën për tani. Më në fund, për ciklin e tretë, ju do t’i keni këto benefite gjatë gjithë jetës. Mbajtja dhe humbja e peshës kërkon strategji të ndryshme, dhe unë do të ju shpjegoj sesi të mbani një dietë të shëndetshme, ndërkohë që jeni të inkorporuar edhe në një rutinë ushtrimesh dhe zakone jetese që janë efektive pothuajse për një sukses afatgjatë.  Ju do të mësoni sesi të kontrolloni periodikisht trupin tuaj për intolerancën ushqimore dhe pse është e rëndësishme për shëndetin tuaj që të eleminoni një herë në vit  ushqimet me IU të lartë.

Ky është një reaksion natyral. Mos u shqetësoni, është më e thjesht sesa duket. Gjithashtu, mund të jeni në vështirësi për pak ditë, dhe do ta humbisni urinë plotësisht në 3 ditë. Dhe do të ndiheni mrekullisht mirë nëse trupi juaj mësohet të shpëtojë nga ushqimet që ju kanë shëndoshur, lodhur dhe plakur para kohe. Është më e lehtë për të qëndruar të motivuar nëse e kupton se ku je duke shkuar.

CIKLI 1: ELEMINIMI

Lajmi i mirë për ciklin e parë është që mund të humbisni peshë shumë shpejt.  Kjo nuk është një gjë e parëndësishme. Sipas një studimi të fundit njerëzit që humbin peshë shpejt kanë 5 herë më shumë mundësi që ta mbajnë atë për 18 muaj, në krahasim me njerëzit që humbin peshë më ngadalë.

Një nga arsyet pse duhet të hiqni dorë nga  ushqimet me IU të lartë është sepse që të humbisni peshë shpejt, dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është të heqësh nga sistemi juaj çdo gjë që potencialisht shkakton inflamacion dhe ngatërrohet me sheqerin tuaj në gjak. Ju duhet të hiqni dorë plotësisht nga këto ushqime për 3 javë, për të shpëtuar nga komplekset immune dhe antitrupat IgG përreth. Kur hiqni dorë nga ushqimet, ju i jepni mundësi trupit që të shërohet nga komplekset immune që janë duke shkaktuar simptoma të parehatshme siç janë dhimbjet e nyjeve, dhimbje koke, fryrje, gazra, lodhje dhe bllokim truri.

Eventualisht, antitrupat IgG do të fillojnë të zhduken. Nëse hani gjatë kësaj kohe sikur edhe një kafshatë të vogël ushqimi me IU të lartë, ju do të shkaktoni çlirimin e këtyre antitrupave IgG dhe të krijoni më shumë komplekse imune.

Mendojeni veten sikur jeni të ulur në një karrige mbi 4 gozhda. Natyrisht ju nuk mund të qëndroni mbi gozhda, ose nëse do të qëndroni natyrisht që do të keni shumë dhimbje. Nëse ti vendos të heqësh 3 gozhda por lë vetëm një gozhdë nga pas dhe vendos të qëndrosh ulur përsëri mbi karrige, edhe pse ëhtë vetë një gozhdë tashmë, ti përsëri do të ndjesh dhimbje. E njëjta gjë ndodh edhe me intolerancën ushqimore dhe inflamacionin. Edhe një kafshim ushqimi me IU të lartë mban të vazhdueshëm ciklin e inflamacionit. Me heqjen e ushqimeve me IU të lartë, ju mësoni se cilat ushqime duhen shtuar në dietën tuaj dhe mënyrat më të mira për ti ngrënë ato, për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të sheqernave në gjak dhe për të përmirësuar tretjen. Proteinat e pastra dhe të varfëra janë mirë për ju dhe mund të zbusin urinë dhe të ngrënën. Po kështu edhe  mollët dhe manaferrat janë të shëndetshme. Stimulojeni veten që të konsumoni sa më shumë perime me gjethe jeshile, të shoqëruara me zarzavate të shëndetshme siç janë lakërishtet si : brokoli dhe lulelakra.

Por çdokush që vendos të ndjekë këtë regjim ushqimor, duhet të ketë paraysh që të jetë i përgjegjshëm për sasinë që konsumon si dhe se kur e konsumon këtë sasi. Shpesh here ndodh që shumë ushqim i shëndetshëm, nuk është i shëndetshëm. E rëndësishme është që ju duhet të mësoni sesi të hani sasitë e duhura në kohën e duhur, në mënyrë që trupi juaj të shërohet dhe të humbasi shpejt yndyrnat. Kurt ë filloni këtë regjim ushqimor që pas 3 ditëve, ju nuk do të ndiheni të uritur.

CIKLI 2: RIKTHIMI

Natyrisht që një dietë apo regjim ushqimor nuk funksionon për të gjithë, pasi ne të gjithë jemi të ndryshëm. Na ngelet që së bashku të zbulojmë se cilat ushqime me IU të lartë shkaktojnë problem në organizëm. Fillimisht le të testojmë në mënyrë të sigurtë katër nga ushqimet me IU të lartë: glutenin, sojën, bulmetin dhe vezët, për të parë nëse mund t’i riktheni përsëri në dietë.  Mbase ju për vite e vite i keni ngrënë këto produkte, mundësisht çdo ditë, pa vënë re asnjë problem. Në ciklin e pare, pra në 3 javët e para, fillimisht ulet ngarkesa juaj e IgG, ju do të ndiheni akoma edhe më keq nëse do të hani një ushqim ndaj të cilit jeni të ndjeshëm. Ju do të keni më shumë simptoma.

Në momentin që dini se cilat prej ushqimeve ju shkaktojnë reaksione, ju mund të përshtasni dietën tuaj me kiminë personale të trupit. Inkorporoni ushqimet e sakta në dietën tuaj në mënyra të shëndetshme. Duhet të jeni të bindur se është mëse e rëndësishme që të konsumoni ushqime organike; vezë të shëndetshme që merren nga pula të rritura jo në pulari, por në kushte natyrale ku ushqimi I këtyre pulave nuk kanë qenë ushqimet e modifikuara gjenetikisht, por ushqimet sa me natyrale, dhe që këto pula nuk janë rritur në sajë të hormoneve të rritjes estrogjen.

Nëse nuk do të mund t’i përballoni disa nga këto ushqime pas 21 ditëve, kjo nuk do të jetë detyrimisht rasti për jetën. Le të themi që vezët ju shkaktojnë shqetësime (që zakonisht ndodh në 70 % të njerëzve). Ju do të zbuloni që në muajin e tretë apo të gjashtë një qetësim të zorrëve, ju do të jeni në rregull me ato dhe ju mund t’i kontrolloni më vonë.

A do të vazhdoni të konsumoni misër, kikirikë, sheqer ose sheqerna artificial si mbështetës kryesor të dietës tuaj? Shpresoj që jo. Këto ushqime tentojnë që të përkeqësojnë sistemin imunitar dhe potencialisht të largojnë sheqerin tuaj në gjak dhe insulinën, kështu që ju do të duhet që t’i shmangni këto produkte në të paktën 95 % të kohës.

CIKLI 3: GJATË GJITHË JETËS

Cikli i tretë është  mirëmbajtja. Në dietat për humbje peshe, i tërë fokusi është në javët e para. Ato nuk kanë ndonjë specifikë  sesi duhet ta mirëmbani peshën tuaj të re. Nëse shihni tek statistikat e dietave, kudo është nga 50 % në 95 % një normë dështimi.  Kjo ndodh sepse aktiviteti që duhet të bëni për një mirëmbajtje të suksesshme është i ndryshëm nga aktivitetet që duhet të bëni për të qënë në një humbje peshe të suksesshme

Mirëmbajtja nuk është diçka e bukur. Ajo që është e bukur është humbja e 3kg në 7 ditë. Ajo që është e bukur sidomos për ne femrat është humbja e masës trupore dhe blerja e të gjitha rrobave të reja. Por, ku trupi është pikërisht në mënyrën sesi ti do që të jetë, dhe ju sërisht duhet të punoni, kjo nuk më duket e drejtë.

Çelësi është mbajtja e gjërave në mënyrë të mrekullueshme dhe të vish me shpërblime të reja dhe nxitje për të ruajtur pamjen e re. Në ciklin e tretë, pra në ciklin e mirëbajtjes, ju do të mësoni mënyrat që do të ju ndihmojnë që të kujtoni sesa shumë e doni shëndetin tuaj të ri, elegancën e trupit.

MODERIMI DO TË JU MBAJË TË SHËNDOSHË

Unë jam e sigurt që e keni dëgjuar këtë shprehje: “Çdo gjë në moderim”. E vërteta është që moderimi me kalimin e kohës i bën njerëzit mbipeshë. I jep atyre të drejtën për të ngrënë gjëra që nuk duhet të hanë. Moderimi është armiku kryesor i marrjes së peshës. Nëse diçka nuk është e mirë për ju, ka të bëjë me diçka të vogël apo jo? Në momentin që e di që diçka nuk është e mirë për trupin tuaj, pse dëshironi ekspozimin ndaj tyre, kur shumë mirë mund ti kontrolloni? Nuk ka ndonjë nivel të sigurt të yndyrnave trans ose sheqernave artificial. Shmangini ato plotësisht, jo në mënyrë të moderuar. Moderimi ju shëndosh për shumë arsye të ndryshme:

  • Moderimi krijon një pjerrësi të rrëshqitshme. Nëse pak është në rregull, duket sikur ë edhe pak më shumë është në rregull. Gjëja tjetër që duhet të dini është që një biskotë kthehet në dy, dhe që sheqernat javor kthehen në rutinë ditore.
  • Moderimi ju përcakton urinë. Nëse nuk konsumoni patatina, atëherë nuk do të mendoni për ato. Në momentin që hani patatinat, çfarë mendoni? Të hani pak më shumë. Kjo është një nga gjërat që të ofrojnë sheqernat artificial: kur hani ëmbëlsira, ju më pas dëshironi më shumë. Ju provoni diçka të vogël dhe më pas kërkoni edhe më shumë. Do të ishte më mirë sikur të shihnim sheqernat artificial dhe të mendonim. Kjo është toksike. Kjo do të më dëmtojë mua. Ushqimet me IU të lartë do të ju dëmtojnë, veçanërisht nëse akumulohen në sistem. Ne të gjithë kemi ushqime që shkaktojnë probleme, dhe që vetëm nje copë e vogël e tyre krijon më shumë dëshirë. Nuk kërkon shumë për të krijuar fitimin e peshës.
  • Moderimi përcakton varësinë tuaj për ushqimin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ushqimet e përpunuara, të cilat zakonisht përmbajnë gluten, bulmet ose të dyja. Peptidet e glutenit dhe të produkteve të qumështit do të prekin receptorët e trurit, ato që imitojnë efektet e opiumit si heroina dhe morfina. Si rezultat, ato mund të kenë në tru një efekt droge. Djathi është i mbushur me kaseinë, një proteinë që thyhet gjatë tretjes për të prodhuar morfinë si komponentë të opiumit, të quajtur kasomorfinë. Një gotë qumësht përmban rreth gjashtë gram kaseinë, dhe qumështi i skremuar përmban më shumë, por kaseina bëhet akoma më e përqëndruar në prodhimin e djathit. Kështu që nuk është e çuditshme që të ndihemi të lidhur pas picave. Çokollatat, sheqernat dhe mishi funksionojnë në mënyra të ndryshme, por ato të gjitha lëshojnë substanca të ngjashme me drogën që joshin trurin, duke kërkuar më shumë.

Sheqeri, kripa dhe kombinimi i yndyrnave në pjesën më të madhe të ushqimeve të përpunuara, krijojnë një lidhje që e bën pothuajse të pamundur për t’i ngrënë këto ushqime në moderim.

  • Moderimi lejon kompleksin imun që të akumulojë. Pjesa më e madhe e trupit tonë merr sasi të vogla toksinash gjatë gjithë ditës çdo ditë nga ushqimet, atmosfera, smogu ose nga ajo që pimë ose thithim. Nuk ka rëndësi burimi, ajo që nuk mund të shmangim është akumulimi i toksinave në trupat tanë.

E njëjta gjë ndodh me ndjeshmërinë ushqimore. Ato prodhojnë komplekse imune, dhe disa nga këto komplekse mund të akumulohen. Nëse ha pak nga ushqimet me IU të lartë çdo ditë, jeni duke ndërtuar më shumë komplekse. Ai konsumim i “moderuar” gjatë kohës mund të krijojë reaksione kronike nga sistemi juaj gastrointestinal dhe sistemi juaj imun dhe së fundi e gjitha kjo mund të ndikojë në dietën tuaj.

  • Moderimi injoron dëmet serioze që mund të bëjnë ushqimet. Ju mund të mendoni:” oh, është vetëm 100 kalori ekstra çdo ditë. Çfarë dëmtimi mund të sjellë kjo vlerë e vogël kalorike? Duhet të dini se trupi juaj nuk është një model llogarie bankare. Trupi juaj  është një laborator kimik. Ushqimi nuk është thjesht ushqim, por një informacion.  Çfarë mesazhi është duke i dërguar trupit? Çfarë ndodh nëse shtoni 100 kalori çdo pasdite në dietën tuaj? Ju nuk jeni duke konsumuar vetëm 100 kalori. Ju jeni duke konsumuar gluten që mund të dëmtojë zorrën tuaj. Dhe jo vetem. Ju jeni duke konsumuar sheqer që është duke rritur sheqerin tuaj në gjak dhe që mban insulinën në gjakun tuaj. Kjo insulinë ekstra i tregon trupit tuaj rrugën për të formuar më shumë yndyrë. Nëse biskota përbëhej me ndonjë nga ushqimet me IU të lartë – dhe virtualisht të gjitha ushqimet e përpunuara kanë të paktën një nga këto përbërës – ju keni ushqimet me IU të lartë që ju shkaktojnë një përgjigje inflamatore, që mund të përkeqësojnë rezistencën e insulinës (duke e vështirësuar humbjen e peshës), rezistencën e leptinës (duke ju mbajtur të uritur edhe kur keni ngrënë mjaftueshëm) dhe rezistencën e kortisolit (duke ju bërë që të ndiheni më të stresuar, më të lodhur, ose të dyja bashkë). Ju nuk keni përgjigjen e duhur të insulinës ose leptinës që tju mbajnë larg nga të qënit të uritur, dhe kështu që ju kërkoni një të dytë, të tretë e të katërt.

ÇFARË MUND TË HA?

Pothuajse 90% e asaj që pjesa më e madhe e njerëzve konsumojnë, janë ushqime të përpunuara, dhe ky ushqim i përpunuar zakonisht përmban misër dhe sojë, dhe pjesa më e madhe përmbajnë gluten, vezë, bulmet, kikirikë, sheqer ose sheqerna artificial. Por për dike që është I interesuar të humbasë peshë dhe ka vendosur të ndjekë këtë regjim ushqimor lind  pyetja :“Çfarë do të ha? E vërteta është që, e ngrëna dhe planifikimi i ushqimit bëhet shumë i thjeshtë.

Në dietën e intolerances ushqimore mund të mos keni shumë zgjidhje, por ato që keni janë shumë të mira. Ju mund të hani pulën, peshkun, biftekun, mund të pini përzierje pijesh të pasura me proteina, mund të hani pataten e ëmbël, fasulet e zeza, thjerëzat, orizin kaf, mollën dhe manaferrat. Këto janë ushqimet me fibra të larta. Ju mund të hani arrat dhe farat, arrën e kokosit, avokadon, vajin e ullirit. Këto janë yndyrna të pasura. Ju mund të hani zarzavate. Pa asnjërën prej këtyre ushqimeve të përpunuara në sistemin tuaj, shija e zarzavateve dhe manaferrave fillon të shijojë.

Nuk ka nevojë që të shpenzoni shumë para për të ngrënë në këtë mënyrë. Kur ju nuk blini kuti me biskota ose ushqime të ngrira të përpunuara, ju kurseni para. Me të gjithë ushqimet e shijshme dhe të shëndetshme që do të hani ju nuk do të ndiheni të uritur. Tani duhet të bëni kujdes. Për pak javë ju do të kuptoni se çfarë është në ushqimin tuaj. Mund të shokoheni kur të zbuloni se ku fshihen soja, gluteni, bulmeti dhe vezët.  Mund të habiteni kur të kuptoni sesa ushqime janë të sheqerosura me sheqer dhe sesa me sheqerna artificial. Ju do të mendoni se si nuk dinit se çfarë po konsumonit gjatë gjithë kësaj kohe, çdo ditë, gjatë gjithë ditës?

Ky regjim ushqimor do të ju ndihmojë që të shmangni të njëjtat ushqime reaktive të larta gjatë gjithë kohës. Kështu që ju do të konsumoni proteinat tuaja dhe do të shijoni një sërë zarzavatesh. Megjithatë, shumë alternativa dhe zgjidhje mund të krijojnë probleme.

Për t’a mbajtur të thjeshtë dhe të lehtë, do të keni si udhëzim pjatën që do të jua sugjeroj në këte regjim ushqimor. Gjithmonë do të keni ushqime të pastra, proteina të varfra, siç është peshku dhe pula organike. Do të hani ushqime të pasura me fibra. Do të hani ushqime të shëndetshme për të reduktuar inflamacionin. Do të konsumoni një sasi të madhe zarzavatesh.

Në momentin që do të përshtateni me këtë model, do të jetë më e lehtë që të qëndroni në atë plan. Në vënd të planit të ushqimit, që mund të ju tregojë saktësisht se çfarë mund të hani çdo ditë, ju do të gjeni udhëzimin e fundit të ushqimeve të përshtatshme për ju , që të mësoni sesi ti vendosni së bashku dhe në kombinime të shëndetshme, proteinat, karbohidratet e pasura me fibra dhe zarzavatet. Aty do të gjeni një listë ushqimesh të shëndetshme që do të ju tregojë sesi të zgjidhni sasitë e duhura nga çdo listë .

Në momentin që mësoni sesi të zgjidhni ushqimet, ju do të mësoni se të ngrënit sipas këtij regjimi ushqimor  është aq e thjeshtë sa edhe mënyra që po konsumoni tani. Ndoshta më e lehtë. Dhe do të jetë më e lirë pasi nuk do të shpenzoni lekë më ushqime të përpunuara.

MBAJTJA E NJË DITARI USHQIMOR

Në mënyrë që të përcaktoni saktësisht problemet e juaja, fillimisht do të ju këshilloja që të mbani një ditar ushqimor kur do të filloni të ndiqni ciklin 1 dhe 2: një raport se çfarë konsumoni dhe sesi ndiheni çdo ditë. Pasi të keni mbaruar ciklin e dytë këshilla ime do të ishte mos të fiksoheshit më pas këtij ditari. Të jeni të sigurtë që ditari është një pjesë shumë esenciale e suksesit tuaj.

Përse duhet të mbani një ditar ushqimor? Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet:

  • Ju mund të identifikoni se çfarë e shkakton problemin. Nëpërmjet këtij libri, ju do të arrini të mësoni çdo vënd në të cilin fshihen ushqimet me IU të lartë, por mund të ketë ndonjë moment ku diçka mund t’ju kalojë, madje as që nuk e dini që e keni konsumuar. Dhe mund të ndodhë që në fundin e javës së 2 ose gjatë javës 3, ju do të ndiheni përsëri të dobët. Nervozizmi do të ju pushtojë dhe do t’i bëni pyetje vetes: çfarë dreqin po ndodh në organizmin tim që unë ndihem përsëri kështu? Për diçka duhet të jeni i sigurtë: intoleranca ushqimore është e rrezikshme: mund t’i duhet disa ditë për t’u shfaqur. Nëse keni shënuar çdo kafshatë në ditarin tuaj, atëherë do të keni më shumë mundësi për t’a zbuluar – dhe do të keni mësuar diçka shumë të rëndësishme rreth ushqimeve që shkaktojnë probleme në organizëm.
  • Gabimet mund ta përmirësoni. Kjo është edhe arsyeja që përse duhet të shkruani çdo gjë. Në ditar nuk duhen shkruar vetëm ditët e mira. Jo. Në këtë ditar ushqimor ju duhet t’i shënoni të gjitha.
  • Mund ta harroni shumë lehtë sesa progres keni bërë. Përcaktoni simptomat dhe më pas të kthehuni mbrapa e i thoni vetes, “uauuu”. Përndryshe, do të kalojnë 3 javë e do të thoni “nuk po ndihesha kaq keq”. Nëse do të rilexoni ditarin tuaj dhe të mbani mënd çdo gjë – dhimbjet e kokës, ndryshimin e humorit, aknet dhe lodhjen – ju do të kuptoni se normaliteti juaj i vjetër dhe normaliteti i ri janë shumë larg. Kjo ju motivon për të humbur pjesën tjetër të peshës, nëse akoma nuk keni arritur idealen, dhe ju mban të inspiruar për të realizuar planin e mirëmbajtjes, në mënyrë që ky normalitet i shkëlqyeshëm të qëndrojë në të njëjtën mënyrë.

Ka mjaft zbulime të cilat kanë treguar më së miri që mbajtja e një ditari ushqimor është shumë i rëndësishëm. Sa më gjatë ta mbani ditarin ushqimor, aq më shumë peshë do të humbisni. Ata që mbajnë ditar ditor ushqimor humbasin dy herë më shumë peshë sesa ato që nuk e mbajnë. Duket sikur akti i thjeshtë i të shkruarit se çfarë kemi ngrënë, inkurajon njerëzit për të ngrënë më pak kalori.

 

INSPIROHUNI

Sejcili nga ne ka nevojë vetëm për pak motivim. Gjithmonë rreth nesh do të ketë njerëz dyshues që do të përpiqen me të gjitha format që të na demoralizojnë. Ata që na rrethojnë çdo ditë janë shpeshherë ata që na japin “këshilla” se pesha është e pashmangshme, që metabolizimi jonë me kalimin e viteve ngadalësohet, dhe se është krejtësisht e pamundur ta mendoni  se do ju bëjnë xhinset e shkollës së mesme.

Këshilla ime personale është të mos i dëgjoni ato. Sigurisht, nëse gjatësia juaj trupore është 1.60cm dhe keni shumë më shumë peshë, sigurisht që ju kurrë nuk duhet të pretendoni se do të ndodhë ndonjë magji e do të ju bëjë të konkuroni për mis duke ju shndërruar në nje femër 1.75 cm dhe me forma që mund t’i krahasojmë me Naomi Campwell. Kjo nuk është reale. Por duke ndjekur me përpikmëri disa rregulla bazë ju mund të bëheni më mirë se çkeni qënë gjatë gjithë jetës tuaj në çdo pikë të jetës tuaj. Vlen për t’u theksuar se kjo vlen vetëm nëse merrni vendimin dhe fokusoheni tek ajo që duhet të bëni për të arritur atje.

Kështu që le të inspirohemi. Le të vendosim disa qëllime që mund të ju motivojnë. Ju keni nevojë për qëllime për të lëvizur dhe të bëni atë që keni nevojë të bëni. Duhet të ndërtoni një çështje për arsyen se përse duhet ta bëni këtë. Cilat janë gjërat që doni që të keni. Doni të keni pasdite një energji më të madhe? Doni të vishni rroba banjoje në plazh dhe të mos ndiheni keq. Doni të shkoni në ritakimin e shkollës së mesme e të ndiheni si një adoleshente e bukur? Doni të bëni sport me fëmijët tuaj? Unë me Franklin- tim bir, kemi krijuar një minipalestër në shtëpinë tonë dhe bëjmë së bashku palestër. Është kjo diçka që edhe ti e do për fëmijët e tu? A doni që të vishni çdo gjë në dollapin tuaj, të mos lodheni, të mos përjetoni dhimbje koke, të mos sëmureni kurrë dhe të keni energji?

Çfarë qëllimesh ja vlejnë për ju për të vazhduar këtë regjim ushqimor?

Le të ju paraqesim një  listë.

Më shumë energji?

Ndal dhimbjes së kokës?

A do të thotë që të ndaloni së qënit sëmurë dhe të ndaloni së paturi dhimbje kyçesh?

A nënkupton kjo që të humbisni faktin e të qënit të lodhur?

Duhet të zbuloni se çfarë ju motivon më shumë. Disa njerëz motivohen nga kënaqësitë. Pjesa më e madhe e njerëzve motivohen duke shmangur dhimbjen. Mund të jetë dhimbja e të dëmtuarit gjatë gjithë kohës, duke mos pasur mundësi për të menduar lirshëm, të qënit të lodhur ose të pamundur për të bërë gjërat që doni, sepse ushqimi është duke krijuar inflamacionin.

A i keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes se si do të dukeshit nëse do të ishit në peshën tuaj ideale?  Sot ekzistojnë programe pafund photoshop-i  ku ju mund të fotografoni veten tuaj dhe ta bëni më të dobët për të parë veten sesi do të dukeshit më të dobët, ose gjeni një foto të një trupi që me të vërtetë pëlqeni dhe që mendoni se ky mund të ishte trupi juaj ideal. Provoni të krijoni nje foto montazh ku hiqet koka e personit me trup shumë të bukur dhe sipër të vendosësh kokën tënde. Bëj disa kopje të kësaj fotoje dhe vendosini ato në vënde ku keni nevojë për pak motivim dhe mbështetje. Nëse e shihni sesi do të dukeni në peshën tuaj ideale, atëherë do të filloni të jetoni si një njeri i shëndetshëm. Shiheni këtë pamje si sistemin tuaj mbrojtës, të kujtesës dhe mbështetjes.

Në fakt kur merr vendime të tilla për të humbur peshë, nuk është e lehtë. Mjaft njerëz janë shumë të pavullnetshëm dhe heqin dorë që në tentativat e para. Kështu që, kur ndiheni sikur keni nevojë për motivim dhe inspirim, mbani mend këto qëllimet  kryesore:

  • pse jeni duke e bërë këtë?
  • ju keni ëndrrat e juaja e mos u ndieni i turpëruar?
error: Nuk lejohet kopjimi!