Dafina – gjethja me vlera të jashtëzakonshme

Dafina – gjethja me vlera të jashtëzakonshme

Gjethet e dafinës përmbajnë një serë mineralesh dhe proteinash, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë. Kjo erëz është përdorur edhe nga grekët dhe romakët e lashtë, të cilët besonin se ajo përfaqësonte dituri, paqe dhe mbrojtje.

Ndikon pozitivisht ne rastet e:

-Dobësise dhe energjise te ulët,
-Depresionit,
-Nervit shiatik,
– Infeksioneve të lëkurës,
-Dhimbjeve muskulare,
-Fryrjeve abdominale,
– Kontraktimeve të muskujve dhe nervave.
-Cisteve,
-Spazmave,
-Simptomave premenstruale,
-Dhimbjes se kokes dhe migrenës,
-Artritit,

Vuani nga semundjet e zemres apo ankthit?

Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni.


Çaji i dafinave:

4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle
1 litër ujë
Mjaltë
Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.

– Keni probleme me tretjen?

Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë.

– Problemet me kollën dhe frymëmarrjen

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

– Jeni diabetik apo keni kolesterol te larte?

Gjethet e dafines ulin nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit dhe trigliceridet. Për të përfituar rezultatet maksimale, gjethet duhen shkërmoqur, pluhuri i tyre të përfshihet në ushqim dhe të konsumohet për 30 ditë. Konsumimi i dafinës pluhur do të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rregullojë funksionet e zemrës. Antioksidantët tek gjethja e dafinës e ndihmojnë trupin të përpunojë insulinën në mënyrë më efikase. Kjo veti e bën dafinën një zgjedhje të mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata, organizmi i të cilëve ka rezistencë të lartë ndaj insulinës.

– Dhimbje nyjesh, migrenë apo dhimbje veshi?

Përbërësit:
30 gram gjethe dafine
250 ml vaj ulliri

Përgatitja:
Copëtoni gjethet e dafinës dhe hidhni mbi to vajin e ullirit. Tranferojeni përzierjen në një shishe qelqi. Mbylleni fort dhe lëreni të qëndrojë në një vend të errët për 14 ditë. Shkundeni shishen me vaj herë pas here gjatë kësaj kohe. Më pas kullojeni dhe hidheni atë në një shishe të pastër. Mbajeni vajin e dafinës në një vend të ftohtë.Fërkojini me të nyjet në rast se ndjeni dhimbje. Nëse vuani nga migrena aplikoni pak vaj në ballë dhe masazhojeni lehtësisht për disa minuta, derisa dhimbja të marrë fund. Në rast se keni akne apo pika të zeza, aplikoni pak vaj në fytyrë dhe mbajeni për disa minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të pastër.

– Nese keni infeksion apo gure ne veshka Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë formimin e gurëve.

Vuani Nga osteoporoza?

– – Zieni 10 gr gjethe dafine në 500 ml ujë, në zjarr të ulët. Fikni zjarrin dhe derdhini në një termus. Pijeni çajin e gjetheve të dafinës në gllënjka të vogla, për 12 orët e ardhshme (një dozë 25 ml çdo orë). KUJDES! Mos e pini të gjithë sasinë në të njëjtën kohë, sepse mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, ndaj rekomandohet të pihet nga pak. Përsëriteni trajtimin 3 ditë me radhë.Gjatë 3 ditëve ne vazhdim merrni vetëm lëngje të shtrydhur (2-3 L në ditë) dhe asgjë tjetër. Në rast të osteoporozës së rëndë, përsëriteni procedurën pas një jave. Kjo kure mund të përsëritet vetëm pas 1 viti!

error: Nuk lejohet kopjimi!