Cila kuzhinë është më e shëndetshme?

Cila kuzhinë është më e shëndetshme?

Duke i kushtuar vëmendje ndikimit të dietës ushqimore të banorëve në vendet ku njerëzit jetojnë gjatë, po sjellim disa të dhëna për kuzhinat më të shëndetshme në botë.
Kuzhina greke
Dietologët amerikanë mendojnë se grekët vuajnë nga mbipesha, jo se kuzhina e tyre nuk është e shëndetshme, por nga shtrirja në masë e ushqimeve Fast-Food.
Kuzhina greke nuk përjashton mishin, por përdor në masë brumërat, bishtajat, perime të tjera dhe peshkun.
Niveli i dhjamosjes së kombit grek është 25 %.
Mosha mesatare është 80 %.
Kuzhina franceze
Është shumë e dëgjuar në botë. Ky komb nuk dallohet për mbipeshë edhe pse parapëlqen yndyrnat dhe çokollatën.
Sekreti qëndron pasi ato përdoren në porcione të vogla, në ditë të veçanta, kështu që organizmi nuk merr kalori të tepërta. Produktet me yndyrnë përdoren rrallë, me metodë pjekjeje dhe të zier me pak zjarr.
Shkalla e dhjamosjes si komb është 6.6 %.
Mosha mesatare është 81 %.
Kuzhina izraelite
Kuzhina izraelite dallohet nga përdorimi i bishtajorëve, patëllxhanëve dhe vajit të ullirit.
Përdoren shumëllojshmëri lakrash, gjithashtu perime të tjera të pasura me zink, kalcium, fosfor, acid folik.
Niveli i dhjamosjes është 24 %.
Mosha mesatare e jetës është 81 %.
 Kuzhina japoneze
Kjo kuzhinë dallohet si një ndër kuzhinat më të shëndetshme në botë. Vendin kryesor në ushqimin e saj e zënë perimet me gjethe, brokoli, kungulli, etj.
Gjithashtu ata përdorin si burim albuminash produktet e detit dhe sojën, të cilat ndikojnë në shëndoshjen e sistemit kardiovaskular.
Veç kësaj, japonezët, që në vegjëli, janë mësuar të çohen nga tavolina e ngrënies të pangopur.
Shkalla e dhjamosjes si komb është 1.5 %.
Mosha mesatare është 82 %.
Kuzhina kineze
Kuzhina, që përdorin kinezët jashtë atdheut të tyre, ka shumë ndryshim nga ajo që përdorin në vendlindje.
Bazën e dietës së tyre ushqimore e zënë perimet, frutat, bishtajoret dhe drithërat, orizi në veçanti.
Lakrën kineze, sojën, hudhrën, mund t’i gjesh kudo dhe kurdoherë.
Kinezët parapëlqejnë nga grila diçka të pjekur në moment, pasi ai produkt i ruan më mirë vitaminat dhe mikroelementet.
Niveli i dhjamosjes si komb është 1.8 %.
Mosha mesatare është 73 vjeç.
Kuzhina suedeze
Vallë, jetëgjatësia në Suedi varet nga mënyra e të ushqyerit? Midis të tjerash, këtu një rol kryesor luan edhe niveli i lartë i jetesës dhe shërbimit shëndetësor.
Në këtë vend verior ka pak fruta dhe perime. Bazën e dietës ushqimore e përbëjnë bulmetrat, buka e zezë, peshku dhe luleshtrydhet.
Kalciumi, që përmbajnë produktet e bulmetit, djeg yndyrnat, buka e zezë ka celulozë, kurse luleshtrydhet kanë antioksidues.
Përdorimi i yndyrnave nga peshku, me përmbajtje Omega 3 ndihmon zemrën, enët e saj dhe trurin.
Përdorimi i skive ndikon në uljen e mbipeshës.
Niveli i dhjamosjes si komb është 11 %.
Mosha mesatare është 81 vjeç.
Konkluzione të përgjithshme:
Sa më pak mish.
Përdorni sa më shumë perime dhe peshk.
Mos hani perime të skuqura, por përdorni të skuqura.
error: Nuk lejohet kopjimi!